• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 14 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

REKORD/ Mbi 6 700 fluturime në Prill, a e dini se TIA përpunon çdo ditë pasagjerë sa popullsia totale e Kukësit?

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Maj, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar muajin më të ngarkuar në historinë e tij, duke kaluar për herë të parë shifrën e 1.1 milion pasagjerëve brenda një muaji.

Sipas të dhënave të publikuara nga TIA, gjatë prillit 2026 kanë udhëtuar përmes aeroportit 1,133,634 pasagjerë, një rritje prej 25.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky rezultat e bën prillin e këtij viti muajin më të ngarkuar të regjistruar ndonjëherë nga aeroporti.

Kjo është nje4 shifër e jashtëzakonshme pasi përllogaritet që TIA të përpunojë gjatë 24 orëve mesatarisht 36 000 pasagjerë, një numër i ngjashëm me popullsinë e një qyteti mesatar në vend si Kukësi apo Laçi.

Rritja e trafikut është reflektuar edhe në numrin e lëvizjeve ajrore. Gjatë muajit prill u regjistruan 6,724 ulje dhe ngritje avionësh, ose 24.1% më shumë se në prill të vitit 2025.

Aktualisht Aeroporti i Tiranës lidh Shqipërinë me 87 destinacione në 28 shtete të ndryshme, përmes 23 kompanive ajrore. Sipas statistikave të aeroportit, Milano, Londra, Roma, Brukseli dhe Bolonja mbeten destinacionet më të kërkuara nga pasagjerët.

Prilli shënoi gjithashtu disa zhvillime të rëndësishme për rrjetin e fluturimeve. Gjatë këtij muaji, Ryanair hapi zyrtarisht bazën e saj në Tiranë me katër avionë të vendosur në aeroport, duke rritur më tej kapacitetet dhe numrin e linjave direkte.

Një tjetër zhvillim ishte nisja e bashkëpunimit me kompaninë finlandeze Finnair, e cila iu bashkua operatorëve që fluturojnë drejt dhe nga Tirana. Me hyrjen e saj në treg, Helsinki u shtua në hartën e destinacioneve direkte të aeroportit.

Rritja nuk kufizohet vetëm te muaji prill. Sipas të dhënave të aeroportit, gjatë katër muajve të parë të vitit 2026 janë shërbyer rreth 3.3 milionë pasagjerë, ose 10.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shifrat konfirmojnë vijimin e ritmeve të larta të rritjes së trafikut ajror në Shqipëri, ndërsa Aeroporti i Tiranës po konsolidon pozicionin e tij si një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon. /skyweb.al

Etiketat: prilltiatirana internationa airport
Artikulli para

Turkish Airlines hedh sytë nga avionët e SPIRIT pas falimentit të kompanisë amerikane

Artikulli pas

Shqiptarët flasin më pak në telefon, AKEP: Po konsumojnë më shumë internet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve
Aktualitet

Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve

14 Korrik, 2026
Ligji i ri, qeveria rishikon profesionet e rregulluara: Rivlerësohen kriteret dhe licencat
Ekonomi

Ligji i ri, qeveria rishikon profesionet e rregulluara: Rivlerësohen kriteret dhe licencat

14 Korrik, 2026
Emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve – Hajdarmataj: Polica e sigurimit, domosdoshmëri
Ekonomi

Emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve – Hajdarmataj: Polica e sigurimit, domosdoshmëri

14 Korrik, 2026
Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet, ISSH ka një njoftim të rendësishëm për fermerët
Ekonomi

Rritja e pagës minimale shtoi me 9.2 mld lekë të ardhurat te Sigurimet në 6 muaj

14 Korrik, 2026
Trump dhe familja e tij fituan mbi 1.4 mld USD në kripto, pastaj paratë i investuan në aksione dhe obligacione
Ekonomi

Trump dhe familja e tij fituan mbi 1.4 mld USD në kripto, pastaj paratë i investuan në aksione dhe obligacione

14 Korrik, 2026
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit
Ekonomi

Rikthehet shtrenjtimi i naftës, pse SHBA dhe Irani rinisën luftën

14 Korrik, 2026
Artikulli pas
Shqiptarët flasin më pak në telefon, AKEP: Po konsumojnë më shumë internet

Shqiptarët flasin më pak në telefon, AKEP: Po konsumojnë më shumë internet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

75 vite Forca Ajrore, Presidenti Begaj nga Kuçova: Aviacioni ushtarak hyn në një kapitull të ri modernizimi
Aktualitet

75 vite Forca Ajrore, Presidenti Begaj nga Kuçova: Aviacioni ushtarak hyn në një kapitull të ri modernizimi

Nga SkyWeb
30 Prill, 2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë këtë të enjte në ceremoninë e 75-vjetorit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar, e zhvilluar...

Lexo të plotë
Pse po flasim gjithnjë e më pak me njëri-tjetrin?

Pse po flasim gjithnjë e më pak me njëri-tjetrin?

26 Prill, 2026
Kompania sllovene tërheq nga tregu specat “made in Albania”: Sasi e lartë pesticidesh

Kompania sllovene tërheq nga tregu specat “made in Albania”: Sasi e lartë pesticidesh

5 Shtator, 2025

DRAFTI/ Shkurtohet koha e shitjes së pronave të krimit, për herë të parë edhe kriptovalutat

19 Dhjetor, 2025
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

PE miratoi raportin për Shqipërinë, Presidenti Begaj: Konfirmim i rrugës europiane të vendit tonë

5 Maj, 2026

Të Fundit

“Digjet” Italia, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45 gradë

“Digjet” Italia, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45 gradë

14 Korrik, 2026
Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

14 Korrik, 2026
Përplasje mes Ulsi Manjës deh Damian Gjiknurit për parqet eolike në Kuvend

Përplasje mes Ulsi Manjës deh Damian Gjiknurit për parqet eolike në Kuvend

14 Korrik, 2026
Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve

Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve

14 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr