• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

MIE kërkon zhbllokimin e Aeroportit të Vlorës, MABCO: Zbatoni vendimin e Gjykatës së Lartë!

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Maj, 2026
në Ekonomi, Aviacion
A A
Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqëria MABCO Constructions S.A. ka reaguar pas ultimatumit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për zgjidhjen brenda 30 ditësh të konfliktit mes ortakëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Në një deklaratë publike, kompania shprehet se është e gatshme të marrë pjesë në çdo proces dialogu, koordinimi apo ndërmjetësimi të iniciuar nga ministria, por thekson se çdo hap i mëtejshëm duhet të bazohet në vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë.

Sipas MABCO-s, ky vendim ka rrëzuar masat e sigurimit që kufizonin ushtrimin e të drejtave të saj si ortak mazhoritar në shoqërinë koncesionare “Vlora International Airport” sh.p.k.

Kompania thotë se vendimi ka rikthyer situatën juridike në përputhje me statusin ligjor dhe korporativ të palëve dhe se MABCO mbetet zotëruese e 98 për qind të kuotave të VIA-s, sipas të dhënave të regjistruara dhe të vlefshme ligjërisht.

“MABCO mirëpret çdo iniciativë institucionale që synon rikthimin e normalitetit në funksionimin e shoqërisë koncesionare dhe përfundimin sa më të shpejtë të një projekti me rëndësi strategjike për Republikën e Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Kompania shton se gjatë periudhës tetor 2025 deri në maj 2026 ka ngritur vazhdimisht shqetësime pranë institucioneve shtetërore lidhur me kufizimin e të drejtave të saj si ortak mazhoritar dhe pasojat që kjo situatë mund të sillte për ecurinë e projektit.

Sipas saj, gjatë kësaj periudhe janë depozituar dhjetëra shkresa dhe kërkesa zyrtare, me qëllim mbrojtjen e interesit të projektit dhe shmangien e vonesave të mëtejshme.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, MABCO thotë se prioriteti nuk është rikthimi në debatet e së kaluarës, por normalizimi i funksionimit të shoqërisë koncesionare dhe përshpejtimi i proceseve që lidhen me përfundimin, testimin, certifikimin dhe vënien në operim të aeroportit.

Në këtë kuadër, kompania deklaron se ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për rikthimin e normalitetit korporativ në VIA, përfshirë thirrjen e organeve vendimmarrëse të shoqërisë në përputhje me statutin dhe legjislacionin shqiptar.

Megjithatë, MABCO rendit disa kushte që, sipas saj, duhet të jenë bazë për çdo proces dialogu apo ndërmjetësimi. Këto përfshijnë respektimin e plotë të vendimit të Gjykatës së Lartë dhe të të drejtave që burojnë prej tij, garantimin e aksesit të plotë dhe të pakufizuar të përfaqësuesve, specialistëve, punonjësve dhe nënkontraktorëve të saj në projekt, si dhe mundësimin e aksesit në informacionin teknik, administrativ dhe financiar të nevojshëm për vlerësimin e gjendjes aktuale të aeroportit.

Kompania kërkon gjithashtu që proceset e mëtejshme të zhvillohen në përputhje me kontratën e koncesionit, statutin e VIA-s dhe legjislacionin shqiptar.

“MABCO mbetet e përkushtuar ndaj një qëllimi të vetëm: përfundimit me sukses të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, certifikimit të tij sipas standardeve ndërkombëtare dhe vënies në operim në interes të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i MABCO-s vjen pas shkresës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila u kërkoi palëve të nisin një proces për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me projektin e aeroportit.

Ministria ka paralajmëruar se, në rast se palët nuk arrijnë të zgjidhin konfliktin brenda 30 ditëve, shteti do të ushtrojë të gjitha të drejtat që i njeh kontrata e koncesionit dhe legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e interesit publik.

Në fund të reagimit, MABCO deklaron se rezervon të gjitha të drejtat që rrjedhin nga kontrata e koncesionit, legjislacioni shqiptar dhe instrumentet ndërkombëtare të mbrojtjes së investimeve. /skyweb.al

Artikulli para

Kompania reagon pas protestës në Zvërnec: Investim mbi 4 mld euro, do të krijojë mbi 10 mijë vende pune

Artikulli pas

Rrotat në valixhe, shpikja e thjesht që lehtësoi ndjeshëm udhëtimet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative
Ekonomi

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

13 Tetor, 2026
Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?
Ekonomi

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Ekonomi

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990
Ekonomi

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
FMN parashikon rritje ekonomike globale prej 3.1% në vitin 2026
Ekonomi

FMN parashikon rritje ekonomike globale prej 3.1% në vitin 2026

13 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rrotat në valixhe, shpikja e thjesht që lehtësoi ndjeshëm udhëtimet

Rrotat në valixhe, shpikja e thjesht që lehtësoi ndjeshëm udhëtimet

Të Përzgjedhura

SIGURIMET/ Rriten primet për frymë, kryeson Tirana me 200 euro
Ekonomi

Sigurimet mbyllin 2025 me fitim rekord, 3.54 miliardë lekë

Nga SkyWeb
25 Korrik, 2026
0

Tregu shqiptar i sigurimeve ka regjistruar në vitin 2025 rezultatin financiar më të lartë historik, me një fitim total prej...

Lexo të plotë
Rama i shpall “luftë” CASH-it, thotë se deri në 2030 s’do të ketë më pagesa në dorë

Rama i shpall “luftë” CASH-it, thotë se deri në 2030 s’do të ketë më pagesa në dorë

18 Korrik, 2025
Media italiane: Në Leskovik prodhohet vera më e mirë e Shqipërisë

Media italiane: Në Leskovik prodhohet vera më e mirë e Shqipërisë

16 Tetor, 2025
Shpresë e re për të kuruar Alzhaimerin

Shpresë e re për të kuruar Alzhaimerin

4 Janar, 2026
Kufiri te filxhani i tretë, çfarë ndodh nëse konsumoni 4 kafe në ditë

Kufiri te filxhani i tretë, çfarë ndodh nëse konsumoni 4 kafe në ditë

19 Prill, 2026

Të Fundit

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

13 Tetor, 2026
Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

13 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr