• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 1 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Popullsia e Shqipërisë vazhdon tkurrjen dhe plakjen, mosha mesatare shkon 45 vjeç

Editor Nga Editor
2 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Një ekonomi në udhëkryq
Share on FacebookShare on WhatsApp

Popullsia e Shqipërisë vijon të ndjekë një trend të pandalshëm tkurrjeje, e ndikuar si nga rënia e numrit të lindjeve, ashtu edhe nga emigracioni. Gjatë vitit 2025, migracioni neto rezultoi negativ me rreth 28.5 mijë persona, pasi numri i atyre që u larguan nga vendi tejkaloi ndjeshëm numrin e të kthyerve.

Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 janar 2026 popullsia e Shqipërisë arriti në 2.335.930 banorë, duke shënuar një rënie prej 1,16% krahasuar me 1 janarin 2025.

Kjo rënie është rezultat i dy faktorëve kryesorë demografikë. Nga njëra anë, shtesa natyrore e popullsisë mbeti pozitive, me 1.147 lindje më shumë se vdekje gjatë vitit 2025. Nga ana tjetër, migracioni neto vazhdoi të ishte negativ, me 28.531 persona më shumë që u larguan sesa u kthyen në vend.

Raporti gjinor në lindje mbeti pothuajse i pandryshuar krahasuar me vitin paraardhës, me 107,9 djem të lindur për çdo 100 vajza.

Përllogaritjet e popullsisë tregojnë se vetëm qarku i Tiranës regjistroi rritje të numrit të banorëve gjatë vitit 2025, me 0,7% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, tkurrja më e madhe e popullsisë u regjistrua në qarqet e Kukës (-2,59%) dhe Shkodër (-2,56%).

Qarqet me peshën më të madhe në popullsinë totale të vendit mbeten Tiranë, Fier, Elbasan dhe Durrës. Në fillim të vitit 2026, Tirana përfaqësonte rreth 32,8% të popullsisë së vendit, duke ruajtur pozicionin si qarku më i populluar. Pas saj renditen Fieri me 9,7%, Elbasani me 9,5% dhe Durrësi me 9,4% të popullsisë kombëtare.

Të dhënat e INSTAT nxjerrin në pah edhe vazhdimin e procesit të plakjes së popullsisë. Mosha mediane, e cila e ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, arriti në 45 vjeç në fillim të vitit 2026, nga 44,3 vjeç një vit më parë, duke iu afruar gjithnjë e më shumë mesatares së vendeve europiane. /skyweb.al

Etiketat: popullsia
Artikulli para

Braho: SPAK nuk e lufton i vetëm krimin dhe korrupsionin, duam bashkëpunim me policinë

Artikulli pas

“Travelpack”: Shqipëria, në listën e destinacioneve më të nxehta

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pas shkarkimit të Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Alban Dokushin
Aktualitet

Pas shkarkimit të Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Alban Dokushin

1 Shtator, 2026
EMRAT/ Kush do të zëvendësojë Ilir Prodën? Del lista e kandidatëve
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka kundërshton emërimin në Berat: Nuk shkoj!

1 Shtator, 2026
Pse po thyhen gjithnjë e më shpesh tavanet panoramikë?
Aktualitet

Pse po thyhen gjithnjë e më shpesh tavanet panoramikë?

1 Shtator, 2026
“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë
Ekonomi

“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë

1 Shtator, 2026
Devijohet për tre ditë kalimi në Autostradën Tiranë-Durrës, si do të bëhet lëvizja
Aktualitet

Devijohet për tre ditë kalimi në Autostradën Tiranë-Durrës, si do të bëhet lëvizja

31 Gusht, 2026
E shkarkoi Veliaj, Anuela Ristani largohet nga Bashkia e Tiranës: Çfare po luhet në prapaskenë?
Aktualitet

E shkarkoi Veliaj, Anuela Ristani largohet nga Bashkia e Tiranës: Çfare po luhet në prapaskenë?

31 Gusht, 2026
Artikulli pas
“Travelpack”: Shqipëria, në listën e destinacioneve më të nxehta

“Travelpack”: Shqipëria, në listën e destinacioneve më të nxehta

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Prokuroria fle mbi dosjet me mbetjet toksike të Kurum
Aktualitet

Prokuroria fle mbi dosjet me mbetjet toksike të Kurum

Nga SkyWeb
25 Qershor, 2025
0

Mëngjesin e 28 tetorit 2024, anija “Molivia” me flamur turk uli spirancën në radën e jashtme të portit të Durrësit,...

Lexo të plotë
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

THIRRJA/ Mbani 100 euro për person, ushqime dhe ilaçe në shtëpi!

31 Dhjetor, 2025
Fundi i epokës digjitale në shkolla? Suedia rikthehet te librat

Fundi i epokës digjitale në shkolla? Suedia rikthehet te librat

16 Prill, 2026
Dy avionë rrezikojnë përplasjen në 11 000 metra lartësi, si u shmang TRAGJEDIA

Dy avionë rrezikojnë përplasjen në 11 000 metra lartësi, si u shmang TRAGJEDIA

15 Korrik, 2025
Dështon mega operacioni ndaj Call Center-ave: Policët e korruptuar zabotojnë prokurorinë, bosët “çajnë ferrën” si përherë

Dështon mega operacioni ndaj Call Center-ave: Policët e korruptuar zabotojnë prokurorinë, bosët “çajnë ferrën” si përherë

13 Prill, 2026

Të Fundit

”Metro”: Harrojini Dolomitet sepse në Shqipëri gjeni arratisjen malore më të rrallë të Evropës

”Metro”: Harrojini Dolomitet sepse në Shqipëri gjeni arratisjen malore më të rrallë të Evropës

1 Shtator, 2026
Pas shkarkimit të Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Alban Dokushin

Pas shkarkimit të Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Alban Dokushin

1 Shtator, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

“Lonely Planet Italia”: Zgjidhni Shqipërinë në vjeshtë, koha ideale për ta vizituar!

1 Shtator, 2026
A duhen pirë shishet e ujit që lihen në makinë?

A duhen pirë shishet e ujit që lihen në makinë?

1 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr