• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 5 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Salillari u shpall fitues për autostradën Milot Balldren, gati firmosja e kontratës

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Salillari u shpall fitues për autostradën Milot Balldren, gati firmosja e kontratës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot Balldren, një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko Jonian dhe një prej projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore në vend.

Vendimi i hap rrugë një projekti të shumëdiskutuar prej vitesh, i cili ka kaluar disa tentativa të mëparshme pa arritur të hyjë në fazën e zbatimit.

Salillari është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri dhe një emër i njohur në sektorin e infrastrukturës rrugore. Aktiviteti i saj përfshin ndërtimin e rrugëve, urave, tuneleve, veprave hidroteknike, aeroporteve, porteve dhe projekteve të tjera të infrastrukturës strategjike. Në vite, kompania ka marrë pjesë në realizimin e disa prej investimeve më të rëndësishme publike në vend.

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, tha në një dalje për mediat se procedura nuk ka qenë e lehtë, për shkak të historikut të mëparshëm të projektit dhe tentativave që nuk kanë rezultuar të suksesshme.

“Procedura nuk ka qenë e lehtë, sepse ka pasur tentativa të mëparshme që kanë rezultuar jo të suksesshme. Megjithatë, me përkushtim dhe profesionalizëm, ia kemi dalë që sot të shpallim një fitues, duke bërë të mundur përfundimisht ndërtimin e kësaj vepre”, u shpreh Karakaçi.

Projekti Milot Balldren ka një histori të gjatë. Një procedurë e mëparshme koncesionare, e nisur në vitin 2018, nuk arriti të finalizohej për shkak të problemeve me sigurimin e financimit. Kjo bëri që projekti të rikthehej nga e para dhe të mbetej për vite me radhë një nga veprat më të vështira për t’u çuar drejt zbatimit.

Me përfundimin e procedurës së përzgjedhjes së fituesit, projekti pritet të kalojë në fazën e nënshkrimit të kontratës dhe më pas në përgatitjet për nisjen e punimeve.

Segmenti Milot Balldren ka një gjatësi prej rreth 17 kilometrash dhe konsiderohet një hallkë kyçe për lidhjen e autostradës Thumanë Milot me aksin Balldren Muriqan. Ky segment është pjesë e Korridorit Blu, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për lidhjen e Shqipërisë me rajonin dhe rrjetet europiane të transportit.

Projekti parashikon ndërtimin e një autostrade me standarde europiane, me dy karrexhata, korsi emergjence, ura, nënkalime dhe vepra të tjera arti. Qëllimi është përmirësimi i lëvizjes në veri të vendit, rritja e sigurisë rrugore dhe krijimi i një lidhjeje më të shpejtë me Lezhën, Shkodrën dhe Malin e Zi.

Autostrada Milot Balldren pritet të reduktojë kohën e udhëtimit, të lehtësojë qarkullimin në një prej akseve më të rëndësishme të vendit dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të zonave që lidhen me këtë korridor.

Sipas planifikimeve të qeverisë, ky segment është një nga pjesët kryesore për përfundimin e Korridorit Blu, i cili synon të transformojë lidhjet rrugore të Shqipërisë me rajonin dhe Bashkimin Europian.

Artikulli para

Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Artikulli pas

“Mundo Joven”: Shqipëria shpallet “parajsa e lirë” e turizmit evropian për 2026-ën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë
Ekonomi

Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

5 Shtator, 2026
Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm
Kryesore

Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm

5 Shtator, 2026
Përplasja për tokën në Palasë mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt, ndërhyn Rama: Tokën do ta bëjmë ullishte!
Aktualitet

Përplasja për tokën në Palasë mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt, ndërhyn Rama: Tokën do ta bëjmë ullishte!

4 Shtator, 2026
Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri
Ekonomi

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

4 Shtator, 2026
ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë
Aktualitet

ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
Çfarë mund të vizitosh në Shqipëri në vetëm shtatë ditë?

“Mundo Joven”: Shqipëria shpallet “parajsa e lirë” e turizmit evropian për 2026-ën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës
Kryesore

REL analizon “bumin turistik” në Shqipëri

Nga SkyWeb
9 Gusht, 2025
0

Miliona vizitorë, miliarda euro. Turizmi ka nxitur shumë nga diskutimet përreth Shqipërisë në vitet e fundit. Por, si vitin e...

Lexo të plotë
Malaj në Uashington: Shqipëria, drejt një destinacioni turistik elitar me 6.6 miliardë euro të ardhura deri në vitin 2030

Malaj në Uashington: Shqipëria, drejt një destinacioni turistik elitar me 6.6 miliardë euro të ardhura deri në vitin 2030

19 Tetor, 2025
TABELA/ AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

TABELA/ AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

15 Gusht, 2025
Taulant Balla i mbyll derën Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës: Për Elisën, do ta shohim

Taulant Balla i mbyll derën Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës: Për Elisën, do ta shohim

7 Prill, 2026
Shqiptaret dërgojnë më pak SMS dhe konsumojnë më shumë internet

Shqiptaret dërgojnë më pak SMS dhe konsumojnë më shumë internet

22 Nëntor, 2025

Të Fundit

Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

5 Shtator, 2026
Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

5 Shtator, 2026
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr