• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qiratë në Tiranë arrijnë mesatarisht 721 euro në muaj, strehimi merr deri 77% të pagës

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qiraja mesatare e një apartamenti në Tiranë ka arritur në 721 euro në muaj gjatë vitit 2026, duke u kthyer në një nga shpenzimet më të papërballueshme për individët dhe familjet.

Të dhënat e agjencive imobiliare, tregojnë se çmimet e qirave po vijojnë të rriten, ndërsa të ardhurat mujore nuk po ndjekin të njëjtin ritëm. Për një individ me pagë mesatare, pothuajse e gjithë paga neto duhet të përdoret vetëm për pagesën e qirasë.

Ekspertja e tregut të pasurive të paluajtshme dhe menaxherja ekzekutive e “Colliers International Albania”, Stela Dhami, thotë se shpenzimet për strehimin konsiderohen të përballueshme vetëm kur nuk kalojnë 30% të të ardhurave mujore të një familjeje.

Sipas koeficientit ndërkombëtar të përballueshmërisë së strehimit, kur qiraja kalon 30% të të ardhurave mujore bruto, familja konsiderohet se ndodhet nën stres financiar. Kur kjo peshë kalon 50%, situata klasifikohet si barrë ekstreme e kostos së strehimit dhe rrit rrezikun e pasigurisë për banesën.

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 90,119 lekë, ose rreth 930 euro, gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, sipas të dhënave të INSTAT.

Ndërkohë, qiraja mesatare mujore prej 721 eurosh, e përllogaritur nga “Monitor” mbi të dhënat e agjencisë imobiliare CPM, përbën rreth 77% të pagës mesatare bruto.

Situata është edhe më e rëndë kur llogaritja bëhet mbi pagën neto. Me një pagë mesatare neto prej rreth 72 mijë lekësh, ose 740 euro, qiraja përbën rreth 97% të të ardhurave mujore.

Kjo do të thotë se një individ me pagë mesatare praktikisht nuk mund të përballojë i vetëm një apartament me qira në Tiranë, pasi pas pagesës së banesës nuk i mbeten pothuajse fare të ardhura për ushqime, energji, transport apo nevoja të tjera.

Problemi mbetet i fortë edhe për familjet me dy të punësuar. Një familje me tre anëtarë, dy të rritur dhe një fëmijë, me të ardhura mesatare bruto prej rreth 182,200 lekësh, do të shpenzonte rreth 39% të të ardhurave për një qira prej 721 eurosh.

Në raport me të ardhurat neto, pesha e qirasë arrin rreth 49%, shumë pranë kufirit që konsiderohet barrë ekstreme financiare për strehimin.

Përveç qirasë, familjet shqiptare përballen edhe me kosto të larta për ushqimet, të cilat përbëjnë rreth 40% të shpenzimeve mujore, krahasuar me rreth 13% në Bashkimin Europian dhe më pak se 35% në vendet e rajonit.

Sipas INSTAT, familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum gjatë vitit 2024, me një rritje prej 1.5% krahasuar me një vit më parë.

Vetëm grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” zinte 39.6% të buxhetit mujor të familjeve, me një shpenzim mesatar prej 36,879 lekësh.

Në zonat pranë qendrës së Tiranës, qiratë për apartamentet 1+1 gjatë vitit 2025 varionin nga 600 deri në 900 euro në muaj, ndërsa në periferi lëviznin nga 400 deri në 500 euro.

Për vitin 2026, në disa zona çmimet kanë shënuar rritje të mëtejshme. Pranë stadiumit “Dinamo”, apartamentet 1+1 ofrohen nga 500 deri në 1,000 euro në muaj, nga 500–800 euro që ishte intervali një vit më parë.

Në këtë zonë, çmimet maksimale janë rritur deri në 25%.

Rritje është shënuar edhe në zonën e Liqenit Artificial, ku qiratë maksimale për apartamentet 1+1 kanë arritur deri në 1,500 euro në muaj, nga 1,300 euro në vitin 2025, ose rreth 15% më shumë.

Në zonën e Komunës së Parisit, qiratë për apartamentet 1+1 varionin gjatë vitit të kaluar nga 500 deri në 800 euro. Në rrugën e Kosovarëve, apartamentet e kësaj tipologjie, së bashku me vendin e parkimit, kanë arritur deri në 900 euro në muaj.

Agjentët imobiliarë shpjegojnë se rritja e çmimeve lidhet jo vetëm me kërkesën e lartë, por edhe me kalimin e një numri të madh pronash në tregun e qirave afatshkurtra, duke zvogëluar ofertën për kontratat afatgjata.

Sipas të dhënave të AirDNA, vetëm në Tiranë kishte mesatarisht rreth 5,200 njësi të listuara për qira afatshkurtër gjatë vitit 2025, nga rreth një mijë njësi në vitin 2021.

Në rang vendi, gjatë vitit 2025 ishin të disponueshme rreth 26,300 apartamente përmes platformave Airbnb, Booking dhe Expedia, nga rreth 21 mijë një vit më parë. Rritja llogaritet në rreth 25%.

Sipas Stela Dhamit, në shtrenjtimin e qirave ka ndikuar edhe rritja e çmimeve të apartamenteve, veçanërisht në zonat pranë qendrës së Tiranës.

Artikulli para

Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet

Artikulli pas

Francezët (jo italianët) kryesojnë Airbnb-t shqiptare, 97% e netëve të qëndrimit vijnë nga të huajt

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës
Ekonomi

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aviacion

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë
Ekonomi

Financim gjerman në energji, Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri

11 Shtator, 2026
PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
Aktualitet

Qeveria reagon për herë të parë pas akuzave të Ahmetajt për trafik armësh

11 Shtator, 2026
Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo

11 Shtator, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Aktualitet

Nafta prek 110 dollarë, tregjet në alarm për furnizimet

11 Shtator, 2026
Artikulli pas
Francezët (jo italianët) kryesojnë Airbnb-t shqiptare, 97% e netëve të qëndrimit vijnë nga të huajt

Francezët (jo italianët) kryesojnë Airbnb-t shqiptare, 97% e netëve të qëndrimit vijnë nga të huajt

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga karrigia me rrota në hapësirë, udhëtimi historik i gjermanes me aftësi të kufizuar
Aktualitet

Nga karrigia me rrota në hapësirë, udhëtimi historik i gjermanes me aftësi të kufizuar

Nga Editor
22 Dhjetor, 2025
0

Një inxhiniere nga Gjermania është bërë personi i parë në botë, me aftesi te kufizuar që përdor karrige me rrota...

Lexo të plotë
Dixhitalizimi/ Shqipëria “le pas” rajonin: 89% e qytetarëve marrin shërbime online

Dixhitalizimi/ Shqipëria “le pas” rajonin: 89% e qytetarëve marrin shërbime online

23 Prill, 2026
Moltbook, rrjeti social ku përdoruesit janë të gjithë artificialë

Moltbook, rrjeti social ku përdoruesit janë të gjithë artificialë

2 Shkurt, 2026
APP thotë se kompanitë e huaja fituan vetëm 0.6 për qind të tenderave në Shqipëri

APP thotë se kompanitë e huaja fituan vetëm 0.6 për qind të tenderave në Shqipëri

17 Prill, 2025
Pas italianëve dhe izraelitëve, Rama “kënaq” dhe turqit në kulmin e protestave që kërkojnë “kokën” e tij edhe pas disa raporteve SEKRETE

Pas italianëve dhe izraelitëve, Rama “kënaq” dhe turqit në kulmin e protestave që kërkojnë “kokën” e tij edhe pas disa raporteve SEKRETE

1 Korrik, 2026

Të Fundit

Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë

Financim gjerman në energji, Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr