• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Qershor, 2026
në Aktualitet
A A
Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Protestat në Tiranë kanë hyrë në javën e dytë, ndërsa sipas Bloomberg, ato janë zgjeruar nga kundërshtimi ndaj dy resorteve të planifikuara me vlerë rreth 5 miliardë euro, të lidhura me Jared Kushner, në kërkesa më të gjera politike kundër klasës drejtuese në vend.

Protestat nisën fillimisht pas kundërshtimeve për projektet e parashikuara në ishullin e Sazanit dhe në gadishullin e Zvërnecit, zona të konsideruara me ndjeshmëri të lartë ekologjike. Zemërimi u shtua më 30 maj, kur në bregdet nisën punimet përgatitore në njërin prej projekteve. Dy ditë më vonë, tubimet u zhvendosën edhe në kryeqytet.

Që prej asaj kohe, çdo mbrëmje në orën 18:00, qytetarë mblidhen në qendër të Tiranës dhe marshojnë përgjatë bulevardit kryesor drejt Kryeministrisë, me flamuj kombëtarë, pankarta dhe postera proteste.

Sipas Bloomberg, marshimet nuk kanë një drejtim formal politik dhe organizohen kryesisht përmes rrjeteve sociale. Në to marrin pjesë studentë, aktivistë mjedisorë, qytetarë dhe profesionistë.

Protesta është quajtur nga pjesëmarrësit “Revolucioni i Flamingove”, për shkak të shqetësimeve se projektet luksoze mund të prekin habitatet natyrore të shpendëve në zonë. Pamjet nga protestat janë shpërndarë gjerësisht në TikTok dhe Instagram, duke ndihmuar në mbajtjen e vëmendjes publike ndaj tubimeve.

Protestuesit kanë shprehur kritika si ndaj Partisë Socialiste në pushtet, ashtu edhe ndaj Partisë Demokratike të Sali Berishës, duke i akuzuar të dyja forcat kryesore politike për përgjegjësi në mënyrën se si është menaxhuar zhvillimi i vendit dhe pasuritë natyrore.

Bloomberg shkruan se Shqipëria ka pasur disa valë të mëdha protestash gjatë tri dekadave të fundit, por vlerëson se kjo valë ka një karakter të ndryshëm, pasi është kryesisht paqësore, pa drejtim të qartë partiak dhe e nxitur nga qytetarët.

“Kjo është ndoshta protesta e parë në Shqipëri në 30 vjet ku njerëzit dalin në shesh krejtësisht vetë, pa ndonjë shtysë të madhe politike,” tha për Bloomberg analisti dhe pedagogu Fitim Zekthi.

Sipas tij, edhe nëse protesta do të ndalej, ajo tashmë ka treguar se qytetarët mund të reagojnë jashtë strukturave tradicionale politike.

“Qeveria dhe e gjithë klasa politike shqiptare tani po mendojnë me kujdes për atë që po shohin. Mendoj se politika shqiptare nesër nuk do të jetë njësoj siç ishte dje,” tha Zekthi.

Dy projektet e resorteve në Sazan dhe Zvërnec, të mbështetura nga kompania investuese e Jared Kushner, Affinity Partners, kanë tërhequr edhe vëmendjen e Komisionit Europian. Ky i fundit ka shprehur shqetësime për “mangësi të mundshme” dhe ka paralajmëruar se Shqipëria duhet të respektojë rregullat mjedisore të Bashkimit Europian në kuadër të procesit të anëtarësimit.

“Dua të theksoj se Shqipëria duhet të shmangë çdo veprim që mund të cenojë përmbushjen e kriterit përmbyllës,” tha zëdhënësi i Komisionit Europian, Guillaume Mercier, më 9 qershor.

Kryeministri Edi Rama deri tani ka refuzuar thirrjet për ndalimin e projekteve, duke i paraqitur ato si pjesë të strategjisë për zhvillimin e turizmit elitar. Ai ka deklaruar se projekti në Zvërnec do të vijojë, ndërsa ka këmbëngulur se procedurat mjedisore dhe administrative nuk janë përmbyllur ende.

Qeveria thotë se dy projektet janë në faza të ndryshme: projekti në Sazan përfshin tokë publike dhe është ende në negociata me shtetin, ndërsa ai në Zvërnec ndodhet në tokë private.

Rama ka kundërshtuar gjithashtu kërkesat për dorëheqje, duke kujtuar se Partia Socialiste mori më shumë se 800 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Në një video të publikuar më 6 qershor, ai la të kuptohej se pjesëmarrja në protestë nuk është e mjaftueshme për të vënë në diskutim mandatin e tij.

Në Tiranë, protestuesit mblidhen çdo mbrëmje në Sheshin Skënderbej dhe marshojnë drejt Kryeministrisë. Gjatë marshimit, disa drejtues mjetesh kanë shprehur mbështetje duke u rënë borive, ndërsa aktivistët kanë vendosur mikrofona dhe altoparlantë, duke krijuar një podium të hapur për qytetarët.

“Ne duam të ndryshojmë mënyrën se si qeverisemi,” tha një protestues për Bloomberg. “Duam të ndërtojmë një shtet të bazuar te ligji dhe drejtësia. Zvërneci ishte pika që derdhi kupën.”

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është shfuqizimi i kuadrit të investimeve strategjike, i cili u jep projekteve të mëdha mundësi për procedura më të shpejta miratimi dhe akses në mbështetje shtetërore, leje apo tokë publike. Sipas tyre, ky mekanizëm është përdorur shpesh si rrugë e shkurtër për projekte të lidhura politikisht.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu rishikimin e ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore, duke argumentuar se ato dobësojnë mbrojtjen e territoreve natyrore dhe historike.

Bloomberg përmend edhe raportimet e Transparency International, sipas të cilave Shqipëria u rendit vitin e kaluar në vendin e 91-të nga 182 vende dhe territore në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, me 39 pikë nga 100.

Për disa qytetarë, protestat kanë edhe një dimension historik. Tana Shehu, një shqiptare në të 70-at, tha për Bloomberg se tubimet i kujtojnë ditët e fundit të komunizmit dhe se ndihet krenare për të rinjtë që kanë dalë në rrugë.

“A nuk e shihni se ata po ndryshojnë botën?” tha ajo. “Jam këtu për t’i mbështetur dhe për t’u thënë se nuk janë vetëm.”

Etiketat: bloombergprotesta
Artikulli para

Behgjet Pacolli “shtron rrugën” për Arbitrazh, pas qeverisë tani akuzon drejtësinë se po e pengojnë në Vlorë

Artikulli pas

Qiratë në Tiranë arrijnë mesatarisht 721 euro në muaj, strehimi merr deri 77% të pagës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi
Aktualitet

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

26 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889
Aktualitet

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Artikulli pas
Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Qiratë në Tiranë arrijnë mesatarisht 721 euro në muaj, strehimi merr deri 77% të pagës

Të Përzgjedhura

“Travel News”: Riviera Shqiptare mes destinacioneve më të nxehta verore në Evropë për 2026-ën
Turizëm

“Travel News”: Riviera Shqiptare mes destinacioneve më të nxehta verore në Evropë për 2026-ën

Nga Editor
21 Maj, 2026
0

Pse qoshet e fshehura të Evropës janë zgjedhja inteligjente për pushimet verore? Nga Shqipëria në Mal të Zi, “Travel News”...

Lexo të plotë
REKORD/ 6 milionë në 6 muaj! Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson rajonin për numrin e udhëtarëve

REKORD/ 6 milionë në 6 muaj! Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson rajonin për numrin e udhëtarëve

4 Shtator, 2026
LEJA/ Izraelitët do të ndërtojnë Data Center-in e parë në Shqipëri

LEJA/ Izraelitët do të ndërtojnë Data Center-in e parë në Shqipëri

3 Shkurt, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Rritje e fortë, turizmi dhe sektori imobiliar me shtesën më të lartë të pagave

19 Mars, 2026
BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare, pritet shtrenjtim i biletave

LISTA/ Cilat janë kompanitë ajrore më të mira për 2026

20 Gusht, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr