• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Behgjet Pacolli “shtron rrugën” për Arbitrazh, pas qeverisë tani akuzon drejtësinë se po e pengojnë në Vlorë

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse
Share on FacebookShare on WhatsApp

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar publikisht për situatën në Aeroportin e Vlorës, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve kompetente për zhbllokimin e punimeve.

Në një deklaratë publike, Pacolli thotë se që prej datës 18 maj 2026, punimet në aeroport janë penguar nga veprime të një grupi personash, të cilat sipas tij bien në kundërshtim me ligjin dhe me vendime gjyqësore të formës së prerë.

“Që prej datës 18 Maj 2026, punimet në Aeroportin e Vlorës janë penguar dhe bllokuar nga veprime të ndërmarra nga një grup personash, të cilat, sipas vlerësimit tonë, bien në kundërshtim me ligjin dhe me vendime gjyqësore të formës së prerë të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës së Lartë”, shprehet Pacolli.

Sipas tij, kjo situatë po shkakton dëme të konsiderueshme ndaj interesit publik, ekonomisë, komunitetit lokal dhe investitorit koncesionar MABCO. Pacolli thotë se kompania ka marrë përsipër barrën financiare të projektit, me një angazhim që, sipas deklaratës, tejkalon vlerën 310 milionë euro, përmes injeksioneve kapitale, punimeve dhe garancive financiare.

Ai shton se vonesat në përfundimin dhe vënien në operim të aeroportit po sjellin pasoja për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe për imazhin e Shqipërisë si vend për investime strategjike.

Në deklaratë, Pacolli pretendon se vonesat nuk burojnë nga investitori, por nga veprime dhe procedura që, sipas tij, kanë sjellë vendime kontradiktore dhe të kontestuara juridikisht nga gjykata të shkallës së parë. Ai shprehet se kjo ka krijuar pasiguri juridike dhe ka cenuar parimet e hierarkisë së vendimeve gjyqësore.

“Vendime të tilla, të mbështetura nga veprime të personave të caktuar dhe të formalizuara përmes akteve gjyqësore përkatëse, përbëjnë shkakun kryesor të dëmeve ekonomike të sipërpërmendura”, thuhet në deklaratë.

Pacolli kërkon që organet e rendit, Prokuroria dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zhbllokimin e punimeve, zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe verifikimin e çdo veprimi apo mosveprimi që ka kontribuar në krijimin e kësaj situate.

Ai shton se çdo person që ka vepruar në kundërshtim me ligjin, ka shpërdoruar kompetencat apo ka penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore, duhet të mbajë përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Në fund të deklaratës, MABCO shprehet e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet shtetërore dhe të vendosë në dispozicion dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për zbardhjen e çështjes.

Artikulli para

Pse burrat janë më të pashëndetshëm dhe çfarë mund të bëhet

Artikulli pas

Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes
Ekonomi

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet

Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet

Të Përzgjedhura

FOTO/ Divjakë-Karavasta parku më i vizituar nga turistët, 428 mijë në 10 muaj
Kryesore

FOTO/ Divjakë-Karavasta parku më i vizituar nga turistët, 428 mijë në 10 muaj

Nga SkyWeb
10 Nëntor, 2025
0

Shtigjet natyrore, fauna e pasur dhe bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta ftojnë turistët çdo ditë të vitit ta vizitojnë....

Lexo të plotë
Tatimet vendosën “kufi” për pagat, por bregdeti sërish pa punonjës

Tatimet vendosën “kufi” për pagat, por bregdeti sërish pa punonjës

11 Shtator, 2025
Shkencëtarët realizojnë robotin që manipulon rrjedhën e gjakut për të dërguar barna dhe kapur qelizat kancerogjene

Shkencëtarët realizojnë robotin që manipulon rrjedhën e gjakut për të dërguar barna dhe kapur qelizat kancerogjene

27 Gusht, 2026
Pse ultra tëpasurit tani po zgjedhin Portugalinë kundrejt Monte Carlos, etj?

Pse ultra tëpasurit tani po zgjedhin Portugalinë kundrejt Monte Carlos, etj?

9 Korrik, 2026
INVESTIGIMI/ Prado Luxury Hotel u ndërtua mbi një tokë të zhvatur, historia e errët pas investitorit strategjik Mentor Mezini

INVESTIGIMI/ Prado Luxury Hotel u ndërtua mbi një tokë të zhvatur, historia e errët pas investitorit strategjik Mentor Mezini

7 Maj, 2025

Të Fundit

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr