• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 4 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rroga të ulta, ushqime ndër më të shtrenjtat se mesatarja e BE-së: Si ia dalin shqiptarët?

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqiptarët kanë të ardhura për frymë sa 43% e mesatares së Bashkimit Europian dhe konsum individual për frymë sa 48% e mesatares europiane. Megjithatë, kur vjen puna te ushqimet, çmimet në Shqipëri kanë kaluar për herë të parë mesataren e BE-së.

Të dhënat më të fundit të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri, të matura sipas fuqisë blerëse, arritën në 102.9% të mesatares së Bashkimit Europian në vitin 2025.

Kjo do të thotë se një shportë ushqimesh që në BE kushton mesatarisht 100 euro, në Shqipëri kushton rreth 103 euro, e matur sipas barazisë së fuqisë blerëse. Kontrasti është i fortë, pasi të ardhurat e shqiptarëve mbeten më pak se gjysma e mesatares europiane.

Shqipëria renditet e parafundit në Europë për konsumin individual për frymë, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën. Për të ardhurat për frymë është në nivel të ngjashëm me Maqedoninë e Veriut dhe sërish mbi Bosnjën. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

Rritja e çmimeve të ushqimeve ka qenë e shpejtë. Në vitin 2022, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 85% e mesatares së BE-së. Në vitin 2024 arritën në 99.6%, ndërsa në vitin 2025 e kaluan mesataren europiane, duke shkuar në 102.9%.

Nëse përfshihen edhe pijet joalkoolike, indeksi për Shqipërinë arrin në 103.8% të mesatares së BE-së, nga 101% që ishte një vit më parë.

Treguesi i Eurostat nuk krahason thjesht çmimet nominale, por indeksin e nivelit të çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse. Ky tregues mat sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në të ardhura.

Një nivel mbi 100 do të thotë se çmimet janë më të larta se mesatarja e BE-së, ndërsa një nivel nën 100 tregon se janë më të ulëta.

Shqipëria është vendi i vetëm në rajon ku çmimet e ushqimeve kanë kaluar mesataren europiane. Serbia renditet pas saj me indeks 96.6, ndërsa Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina janë në nivelin 84.6. Maqedonia e Veriut mbetet vendi më i lirë në rajon për ushqime, me 74.3% të mesatares së BE-së.

Diferenca bëhet më e rëndë kur krahasohet me nivelin e të ardhurave. Në një ekonomi ku të ardhurat për frymë janë vetëm 43% e mesatares së BE-së, çmimet e ushqimeve mbi nivelin europian nënkuptojnë se familjet shqiptare shpenzojnë një pjesë shumë më të madhe të buxhetit për nevojat bazë.

Kjo shpjegon edhe hendekun mes treguesve makroekonomikë dhe ndjesisë reale të qytetarëve. Edhe pse Shqipëria ka raportuar rritje ekonomike dhe përmirësim të disa indikatorëve, perceptimi për mirëqenien mbetet i dobët, pasi fuqia reale blerëse gërryhet nga çmimet e larta.

Paradoksi bëhet edhe më i dukshëm për shkak se Shqipëria mbetet vendi më bujqësor në Europë, ku bujqësia zë rreth 15% të ekonomisë, krahasuar me rreth 2% që është mesatarja europiane. Megjithatë, konsumatorët po përballen me çmime të larta si për produktet e importit, ashtu edhe për prodhimet vendase.

Një shembull i fortë ishte rritja e çmimit të domates, që pak muaj më parë arriti në 400-600 lekë për kilogram. Kjo tregon se problemi nuk lidhet vetëm me importet, por edhe me mungesën e konkurrueshmërisë, zinxhirin e ndërmjetësimit, kostot e prodhimit dhe dobësitë strukturore të tregut vendas.

Çmimet e larta nuk po vihen re vetëm nga konsumatorët shqiptarë. Edhe turistët e huaj kanë nisur të ankohen gjithnjë e më shpesh për çmimet në supermarketet shqiptare.

Në platforma udhëtimi si Tripadvisor dhe Reddit, vizitorë të huaj shkruajnë se marketet në Shqipëri janë më të shtrenjta nga sa prisnin dhe se për disa produkte bazë çmimet afrohen ose tejkalojnë ato të vendeve të Europës Perëndimore.

Në një diskutim në Tripadvisor, një vizitor i cilëson supermarketet në Shqipëri “shumë të mbivlerësuara” dhe thotë se nuk kishte parë “çmime kaq absurde”, veçanërisht në krahasim me Maqedoninë e Veriut.

Në një tjetër rast, një turist në Tiranë shkruan se në supermarketet e mëdha një litër qumësht kushtonte rreth 300 lekë, gjoksi i pulës 1,700 lekë për kilogram dhe një paketë musli 500 gramë mbi 1,000 lekë. Një tjetër turist në Durrës raportonte se kishte blerë 2 domate, 1 limon dhe 1 mollë për 3 euro.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria po afrohet më shpejt me Europën në nivel çmimesh sesa në nivel të ardhurash. Për konsumatorët, kjo do të thotë më pak fuqi blerëse, më shumë presion mbi buxhetin familjar dhe një kosto jetese që po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar.

Artikulli para

SPAK “shemb” kullat e Tiranës, ndikimet në ekonomi dhe nevoja për hetime pro aktive

Artikulli pas

Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

S’ka pushime për Mirlinda Karçanajn, ish-shefja e AKSHI-t dyshohet si pjesë e një grupi kriminal me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin
Ekonomi

S’ka pushime për Mirlinda Karçanajn, ish-shefja e AKSHI-t dyshohet si pjesë e një grupi kriminal me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin

4 Gusht, 2026
DOSJA/ Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri i çonin Mirlinda Karçanajt kuti vere plot me euro prerje 100, 200 dhe 500
Aktualitet

Mega skandali AKSHI, Shqipëria kërkon zyrtarisht ekstradimin e Ermal Beqirit pas arrestimit në Francë

4 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Kryesore

Forcimi i lekut, një avantazh që duhet të shfrytëzohet

4 Gusht, 2026
Private: Nga Banka Credins te rrogat, targat dhe Bashkia Tiranë: Sulmet e bujshme nga hakerat që morën llogaritë e klientëve dhe dokumente
Aktualitet

Mbi 14 milion tentativa për sulme kibernetike në Shqipëri

4 Gusht, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Euro vijon “fundosjen”

4 Gusht, 2026
Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një copë bukë”
Ekonomi

Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një copë bukë”

4 Gusht, 2026
Artikulli pas
Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore

Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kur duhet t’a kenë fëmijët telefonin e parë?
Shëndet

Kur duhet t’a kenë fëmijët telefonin e parë?

Nga Editor
30 Dhjetor, 2025
0

Në shkollat fillore anembanë botës ekziston një ndarje e heshtur: një pjesë e fëmijëve kanë tashmë smartphone, ndërsa pjesa tjetër...

Lexo të plotë
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD

Tatimet do të monitorojnë në kohë reale të gjitha transaksionet në kriptomonedha

19 Korrik, 2026
Si ndihmoi karboni radioaktiv në zgjidhjen e mistereve natyrore

Si ndihmoi karboni radioaktiv në zgjidhjen e mistereve natyrore

21 Tetor, 2025
5 pasagjerë humbin ndjenjat gjatë fluturimit Londër-Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

5 pasagjerë humbin ndjenjat gjatë fluturimit Londër-Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

20 Nëntor, 2025
DOSJA/ Momenti kur u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij: Tërhiq ankimimet

DOSJA/ Momenti kur u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij: Tërhiq ankimimet

22 Dhjetor, 2025

Të Fundit

VENDIMI/ Mashtruan me “letrat” në tenderin e dekoderave të RTSH, Renis Tërshana dhe Artan Xhori përjashtohen 1 vit nga prokurimet

VENDIMI/ Mashtruan me “letrat” në tenderin e dekoderave të RTSH, Renis Tërshana dhe Artan Xhori përjashtohen 1 vit nga prokurimet

4 Gusht, 2026
S’ka pushime për Mirlinda Karçanajn, ish-shefja e AKSHI-t dyshohet si pjesë e një grupi kriminal me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin

S’ka pushime për Mirlinda Karçanajn, ish-shefja e AKSHI-t dyshohet si pjesë e një grupi kriminal me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin

4 Gusht, 2026
DOSJA/ Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri i çonin Mirlinda Karçanajt kuti vere plot me euro prerje 100, 200 dhe 500

Mega skandali AKSHI, Shqipëria kërkon zyrtarisht ekstradimin e Ermal Beqirit pas arrestimit në Francë

4 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Forcimi i lekut, një avantazh që duhet të shfrytëzohet

4 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr