• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 21 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pse fistikët po kthehen në një nga kulturat më fitimprurëse në Mesdhe

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Qershor, 2026
në Ekonomi
A A
0
Pse fistikët po kthehen në një nga kulturat më fitimprurëse në Mesdhe
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fëstëkët po marrin gjithnjë e më shumë peshë në ekonominë bujqësore të vendeve mesdhetare, teksa prodhimi global po bie ndjeshëm, ndërsa kërkesa në tregjet ndërkombëtare vijon të rritet.

Sipas të dhënave të fundit, prodhimi botëror i fëstëkëve për sezonin e ri pritet të zbresë në rreth 701 mijë tonë, në një kohë kur kërkesa vjetore ka kaluar tashmë 1 milion tonë.

Kjo diferencë mes ofertës dhe konsumit po e shndërron këtë produkt në një nga kulturat më strategjike dhe më fitimprurëse të momentit.

Goditjen më të fortë e kanë pësuar dy prodhuesit kryesorë në botë, Shtetet e Bashkuara dhe Irani.

Në Kaliforni, qendra më e madhe globale e prodhimit të fëstëkëve, vlerësohet një rënie mbi 50%, me prodhimin që mund të zbresë në rreth 350 mijë tonë.

Edhe Irani pritet të regjistrojë tkurrje të ndjeshme, me prodhimin që parashikohet të bjerë në rreth 130 mijë tonë, për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të pafavorshme klimatike.

Në këtë sfond, Spanja po shfaqet si fituesja më e madhe e momentit në Mesdhe.

Vendi ka zgjeruar me ritme të shpejta sipërfaqet e mbjella me fëstëkë gjatë viteve të fundit, duke u kthyer në një nga prodhuesit më dinamikë në botë.

Sipërfaqja totale e plantacioneve po i afrohet 90 mijë hektarëve, kryesisht në rajonin Castilla-La Mancha.

Për këtë vit, prodhimi spanjoll pritet të kalojë 11.500 tonë, ndërsa disa vlerësime të tregut flasin edhe për një nivel që mund të arrijë deri në 16 mijë tonë.

Rritja po nxitet nga hyrja në prodhim e mijëra hektarëve të rinj, të mbjellë 5-6 vite më parë, që tashmë po japin rendiment tregtar.

Analistët besojnë se brenda dekadës së ardhshme Spanja mund të lërë pas prodhues tradicionalë si Turqia dhe Siria, duke synuar vendin e tretë në botë pas SHBA-së dhe Iranit.

Interesi për fëstëkët nuk lidhet vetëm me konsumin si frut i thatë.

Ata po përdoren gjithnjë e më shumë në industrinë ushqimore, në ëmbëlsira, çokollata, produkte premium, por edhe në kozmetikë dhe kujdes personal.

Në të njëjtën kohë, orientimi i konsumatorëve drejt ushqimeve më të shëndetshme po e mbështet më tej zgjerimin e këtij tregu.

Nëse ritmet aktuale vijojnë, fëstëkët mund të kthehen në një nga shtyllat më të rëndësishme të bujqësisë spanjolle deri në vitin 2040, përkrah produkteve tradicionale si vaji i ullirit, vera dhe djathi.

Në këtë mënyrë, kjo kulturë po merr gjithnjë e më shumë rol kyç në ekonominë bujqësore të Mesdheut. /skyweb.al

Etiketat: fistiket
Artikulli para

Zgjidhja nga sheshi, politika apo SPAK?

Artikulli pas

Anulim me një klikim! Gjermania vendos rregullin e ri për blerjet online

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera
Ekonomi

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

21 Shtator, 2026
Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës
Ekonomi

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës

21 Shtator, 2026
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL
Ekonomi

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

21 Shtator, 2026
Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku
Ekonomi

Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

21 Shtator, 2026
Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare
Ekonomi

Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare

21 Shtator, 2026
Interneti në çdo kompani, por vetëm 38% e punonjësve shqiptarë e përdorin për punë
Ekonomi

Interneti në çdo kompani, por vetëm 38% e punonjësve shqiptarë e përdorin për punë

21 Shtator, 2026
Artikulli pas
Anulim me një klikim! Gjermania vendos rregullin e ri për blerjet online

Anulim me një klikim! Gjermania vendos rregullin e ri për blerjet online

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120.000 vende pune
Ekonomi

Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120.000 vende pune

Nga Editor
18 Shkurt, 2026
0

Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka shkurtuar vende pune në shkallë të gjerë vitin e...

Lexo të plotë
Bien aksionet, Apple rrezikon të humbë 500 miliardë dollarë

Bien aksionet, Apple rrezikon të humbë 500 miliardë dollarë

1 Gusht, 2026
FT: BE pranë ngrirjes së 210 miliardë eurove në asete ruse

FT: BE pranë ngrirjes së 210 miliardë eurove në asete ruse

10 Dhjetor, 2025
Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve

Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve

19 Nëntor, 2025
Bankat Qendrore përballë mbinxehjes së ekonomisë

Bankat Qendrore përballë mbinxehjes së ekonomisë

18 Maj, 2025

Të Fundit

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

21 Shtator, 2026
Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

21 Shtator, 2026
Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

21 Shtator, 2026
Alergjitë mund të shfaqen edhe në moshë të rritur, çfarë i shkakton

Alergjitë mund të shfaqen edhe në moshë të rritur, çfarë i shkakton

21 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr