• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Zgjidhja nga sheshi, politika apo SPAK?

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Qershor, 2026
në OP-ED
A A
Zgjidhja nga sheshi, politika apo SPAK?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Lufti Dervishi

Pas tre javësh proteste të pandërprerë në bulevardin kryesor të Tiranës, jemi në një terren të paeksploruar. Zhvillimi më interesant i ditëve të fundit nuk matet më me metra katrorë të mbushur apo me numrin e saktë të pjesëmarrësve, edhe pse injeksioni i fundit nga diaspora, me qytetarë të ardhur posaçërisht nga Londra, Berlini,  Brukseli etj i dha tubimit një përmasë të re legjitimiteti moral.

Pas tre javësh, duket sikur qeveria punon ditën, ndërsa në mbrëmje protestuesit dalin në shesh dhe artikulojnë të njëjtat kërkesa. Ky konfigurim është sa i pazakontë, aq edhe i rrezikshëm për vetë lëvizjen: protestat lindin për të krijuar krizë dhe për të detyruar palën tjetër të reflektojë, por kur zgjasin pa prodhuar bllokim institucional, rrezikojnë të kthehen në pjesë të peizazhit (të mbrojtur) urban, një ritual ku secila palë e kryen rolin e vet pa e cenuar tjetrën.

Të gjithë aktorët janë në presion për të lëvizur: sheshi është në presion për të (mos) prodhuar alternativë, pushteti për të ndryshuar, opozita për t’u përshtatur dhe SPAK për të vepruar.

Pyetja “kush lëviz i pari” nuk supozon se lëvizja e parë do ta zgjidhë krizën. Por ka një pyetje më të thellë që i paraprin: edhe nëse Kryeministri lëviz, me dorëheqje apo me riformatim, kush e zëvendëson? Këtu shfaqet dobësia strukturore e “Revolucionit të Flamingove”: ai lindi si refuzim i një modeli, jo si projekt pushteti. Sheshi nuk kërkon vetëm largimin e Ramës; ai refuzon njëherazi një pjesë të elitës politike, ekonomike dhe mediatike. Refuzimi total, pa një alternativë të organizuar gati ta zëvendësojë atë që rrëzohet, e lë boshllëkun e pushtetit hapur për këdo që mund ta mbushë, përfshirë vetë ata që sot sheshi i refuzon.

Algoritmi, fajtori i radhës

Kryeministri ka zgjedhur një strategji komunikimi që synon normalizimin përmes shpërfilljes. Ndërsa sheshi thërret prej tri javësh “dorëheqje”, kreu i qeverisë flet për algoritmet dhe manipulimin digjital të opinionit publik, një manovër e mirëllogaritur diversioni. “Le të flasim për algoritmin dhe natyrën e rrjeteve sociale, por jo për zanafillën dhe shkaqet e revoltës: transparencën, vendimmarrjen e mbyllur, arrogancën e pushtetit dhe abuzimet.

Kjo lojë ka megjithatë një kosto reciproke. Duke sulmuar algoritmet, kryeministri pranon indirekt se ka humbur monopolin mbi narrativën publike. Por 82 (plus 3) votat në Parlament i mundësojnë ende të “shijojë memet” e protestës dhe të presë. Pa një mekanizëm/presion që e detyron politikisht të lëshojë pe, ai pret lodhjen e sheshit.

Do të kemi bashkëjetesë paqësore me protestën? Radikalizim? Krisje nga brenda apo goditje nga “jashtë”?

1- Normalizimi

Kjo është vija ku qeveria ka investuar më shumë. Protesta vijon, numrat (plus -minus)mbeten, por vëmendja zbehet, sidomos ajo ndërkombëtare, dhe sheshi kthehet gradualisht në ritual. Në këtë skenar humbet forca transformuese, pa zgjidhur asgjë në thelb.

2- Radikalizimi

Forca më e madhe e protestës deri tani ka qenë karakteri i saj paqësor dhe qytetar, që ka tërhequr familje, të rinj dhe diasporën. Çdo rrëshqitje drejt dhunës do t’u jepte ndërkombëtarëve pretekstin për t’u distancuar dhe qeverisë kartën e “viktimës së destabilizimit”, një rrugëdalje që i jep fund energjisë së sheshit pa i dhënë fund krizës që e gjeneroi atë. Rritja e presionit pa kaluar në dhunë mund të jetë një opsion për të thyer “ekuilibrin”

3- Krisja nga brenda

Largimi i një deputeteje nga shumica nuk i trondit numrat, por krizat politike nuk fillojnë kur largohen shumë njerëz, por kur njerëzit e rëndësishëm të sistemit fillojnë ta shohin largimin si opsion racional për mbijetesën e tyre.

Nëse presioni i rrugës arrin të krijojë dyshime brenda PS-së, hapet një lojë tjetër. Por edhe kjo lojë mbetet brenda të njëjtës klasë politike që sheshi po refuzon në tërësi.

Këtu qëndron edhe sfida e opozitës, tradicionale dhe të re. Ka një rezervuar të madh pakënaqësie, por jo domosdoshmërisht besimi ndaj opozitës. Opozita tradicionale duhet të tregojë se mund të jetë më shumë sesa përfituese pasive e kësaj pakënaqësie, ndërsa opozita e re duhet të provojë se di ta shndërrojë energjinë qytetare në organizim dhe alternativë politike. Nëse asnjëra nuk arrin ta lexojë këtë mesazh, atëherë boshllëku i përfaqësimit do të mbetet po aq i madh sa vetë pakënaqësia në shesh.

4- SPAK-u dhe ndërkombëtarët

Në këtë ekuilibër delikat ekziston një aktor që nuk mban fjalime në podium, por merr duartrokitje dhe që ka potencial për të përshpejtuar procesin: SPAK-u.

Deri tani SPAK-u ka treguar se mund të ndryshojë karriera politike dhe balanca pushteti më shpejt sesa vetë zgjedhjet. Protesta dhe SPAK-u veprojnë në dy plane plotësuese: protesta prodhon legjitimitet shoqëror dhe mban ndezur vëmendjen mbi korrupsionin, ndërsa SPAK-u prodhon pasoja institucionale dhe penale që (nuk) varen nga numri i kartonëve në Kuvend.

Protestat rrallë kanë triumfuar vetëm nga presioni i rrugës, por ato kanë fituar kur ky presion “koincidon” me çarje në elitë, me ndërhyrje institucionale ose ndryshime në kalkulimet e faktorëve ndërkombëtarë.

Këtu hyn në lojë edhe faktori ndërkombëtar. Ambasadat udhëhiqen nga parimi i stabilitetit, por ky stabilitet nuk është i pakushtëzuar. Për Uashingtonin dhe Brukselin, mbështetja për reformën në drejtësi mbetet e palëkundur. Ata nuk do të mbajnë anën e opozitës për të rrëzuar një qeveri në rrugë, por do të kërkojnë reflektim institucional nëse dosjet e SPAK-ut prekin nivele që cenojnë besueshmërinë e shtetit.

Nëse ditët apo javët në vijim sjellin zhvillime të rëndësishme nga drejtësia mbi dosjet e nxehta, përfshirë Zvërnecin, krijohet ajo që mund të quhet “konvergjencë presionesh”: nga poshtë (sheshi), nga brenda (drejtësia) dhe nga jashtë.

5- Kalendari

Ka edhe një lloj presioni që nuk varet as nga lodhja e protestuesve, as nga numri i tyre: afatet fikse.

Procesi i integrimit në BE dhe çdo angazhim ndërkombëtar me datë të caktuar, (mbyllja e kapitujve të negociatave, samiti i NATO-s…), janë momente kur Tirana zyrtare duhet të paraqitet si një vend normal.

Krizat politike që përplasen me axhenda bëhen më të vështira për t’u shtyrë pafundësisht sesa ato që varen vetëm nga rezistenca e brendshme e palëve. Presioni mund të vijë jo nga një natë proteste edhe më e madhe, por nga një datë në kalendar që askush, as në shesh dhe as në qeveri, nuk e kontrollon plotësisht.

Dita e 21-të tregon se qeveria mund ta lodhë protestën nëse ajo mbetet thjesht një marshim nate. Protesta mund ta lodhë qeverinë nëse arrin të prodhojë kosto politike përtej sheshit. SPAK-u mund të tronditë sistemin nëse hetimet e tij prekin nyje të rëndësishme të pushtetit, por asnjëri prej këtyre faktorëve nuk e zgjidh i vetëm krizën.

Kushdo qoftë, lëvizja  e parë do të detyrojë të tjerët të ridizajnojnë të gjithë strategjinë e tyre.

Etiketat: protestprotesta
Artikulli para

Rama i kërkoi të heshtë, Spiropali e sfidon PUBLIKISHT duke i treguar se ç’ duhet të bëjë me PS-në, teksa në parti flitet se ajo po sjell njerëz në shesh kundër “Skënderbeut”

Artikulli pas

Pse fistikët po kthehen në një nga kulturat më fitimprurëse në Mesdhe

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE
OP-ED

Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

5 Nëntor, 2026
Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

BONUSI/ Mungesa e sinqeritetit e shoqërisë dhe shtetit ndaj pensionistëve

4 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët
OP-ED

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë
Aktualitet

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

3 Nëntor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
OP-ED

Rama duhet të mohojë Ramën!

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Pse fistikët po kthehen në një nga kulturat më fitimprurëse në Mesdhe

Pse fistikët po kthehen në një nga kulturat më fitimprurëse në Mesdhe

Të Përzgjedhura

Francezët zgjedhin Shqipërinë, rritje me 288 %. “BFM Business” veçon çmimet, aksesin dhe rivierën
Turizëm

Francezët zgjedhin Shqipërinë, rritje me 288 %. “BFM Business” veçon çmimet, aksesin dhe rivierën

Nga SkyWeb
12 Gusht, 2026
0

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga Franca, duke u pozicionuar mes destinacioneve që kanë shënuar rritjen më...

Lexo të plotë
Të hënën e 16 shkurtit rikthehet magjia e “Sofrës Tiranase” në kryeqytet

Të hënën e 16 shkurtit rikthehet magjia e “Sofrës Tiranase” në kryeqytet

9 Shkurt, 2026
Kina vendos tarifa  të reja për produktet e qumështit nga BE

Kina vendos tarifa të reja për produktet e qumështit nga BE

12 Shkurt, 2026
Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë

Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë

19 Shtator, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026

Të Fundit

“Revoltë” brenda Google, punonjësit kundër përdorimit të AI në projekte ushtarake sekrete

Google kufizon Inteligjencën Artificiale në shkollat amerikane

6 Nëntor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë

6 Nëntor, 2026
Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

6 Nëntor, 2026
Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr