• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 1 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria në prag krize energjetike, KESH zbraz xhepat: Mbi 26 milionë euro blerje për një javë

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Korrik, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Shqipëria në prag krize energjetike, KESH zbraz xhepat: Mbi 26 milionë euro blerje për një javë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar energjetike si pasojë e thatësirës së gjatë dhe konsumit të lartë që vjen nga temperaturat e nxehta.

Të dhënat zyrtare nga KESH tregojnë se rezerva hidrike e vendit është aktualisht 31 për qind më e ulët se sa mesatarja shumëvjeçare e periudhës dhe gati 42 për qind më pak se sa në të njëtën periudhë të vitit të kaluar.

Basti i humbur për energjinë elektrike, si u thanë HEC-et e Drinit me sytë nga qielli

Sipas të dhënave të KESH, aktualisht rezerva hidrike e vendit qëndron në kuotën 777.3 Giga nga 1122 giga që është mesatarja shumëvjeçare e periudhës dhe 1332.3 giga që ishte në qershorin e vitit të kaluar.

Kjo situatë e ka detyruar KESH të kërkojë për burime të tjera energjie nga blerja agresive në import deri tek prodhimi nga anijet e Vlorës.

Për të përballuar konsumin e javës në vijim, KESH bleu mbi 47 mijë mega energji, ndërkohë që 145 mijë mega të tjera u blenë të shtrira në kohë me profil dorëzimi deri ne 31 korrik. Sipas ankandit të zhvilluar, Korporata kontraktoi në total mbi 200 mijë mega energji, me një cmim mesatar që varioi nga 132 deri në135 euro për mega duke e cuar koston totale të ankandin në 26.5 milionë euro.

Kjo është një sasi e madhe energjie e blerë në një javë të vetme, çka dëshmon se tashmë vendi është i pafuqishëm për të përballuar konsumin e energjisë me prodhim të brendshëm.

Ndërkohë veç blerjes në import, KESH ka vënë në punë me kapacitet të konsiderueshëm dy anijet e Vlorës. Dy tigrat prodhojnë energji veçanërisht në oraret pik të mbrëmjes, ku konsumi mbetet i lartë, ndërsa prodhimi tkurret për shkak të daljes jashtë loje të fotovoltaikëve.

Të dhënat zyrtare nga Enti Rregullator tregojnë se në katër muajt e parë të këtij viti, dy termocentralet lundruese prodhuan mbi 41 mijë mega energji, por tani ato janë duke prodhuar me kapacitet shumë më të lartë për shkak të gjendjes së rënduar energjetike. /kapitali.al 

Etiketat: 26 milione eurokeshkriza energjetike
Artikulli para

Merr fund epoka e CV-ve origjinale

Artikulli pas

S’ka më kredi për shtëpi 100%, hyjnë sot në fuqi rregullat e reja të BSH: Çfarë ndryshon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro
Ekonomi

Dobësohet Dollari, Euro vijon rënien

1 Shtator, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Punojmë vetëm për të ngrënë, një e pesta e ekonomisë shkon për ushqime

1 Shtator, 2026
“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë
Ekonomi

“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë

1 Shtator, 2026
Pse po shtohen të pasurit? Dy milionë të rinj u bënë milionerë gjatë vitit 2025
Ekonomi

Pse po shtohen të pasurit? Dy milionë të rinj u bënë milionerë gjatë vitit 2025

31 Gusht, 2026
Para pa fund, te Vangjel Tavo ka Lekë për të gjithë! 130 mln euro tenderë brenda vitit dhe saga vazhdon…
Ekonomi

Para pa fund, te Vangjel Tavo ka Lekë për të gjithë! 130 mln euro tenderë brenda vitit dhe saga vazhdon…

31 Gusht, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Skema Kombëtare 2026, shtyhet afati për fermerët: Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 11 shtator

31 Gusht, 2026
Artikulli pas
S’ka më kredi për shtëpi 100%, hyjnë sot në fuqi rregullat e reja të BSH: Çfarë ndryshon

S'ka më kredi për shtëpi 100%, hyjnë sot në fuqi rregullat e reja të BSH: Çfarë ndryshon

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani
Aktualitet

Hapen aplikimet për kredi me interes zero për mjekët dhe infermierët, kriteret që duhet të plotësohen

Nga SkyWeb
26 Gusht, 2026
0

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hapur thirrjen për dhënien e 70 kredive me interes 0% për mjekët dhe...

Lexo të plotë
Terapia e re jep shpresë për pacientët me leuçemi

Terapia e re jep shpresë për pacientët me leuçemi

14 Janar, 2026
Sherr te zyra e PSD në Tiranë, policia thotë se u gjetën fishekë

Sherr te zyra e PSD në Tiranë, policia thotë se u gjetën fishekë

29 Prill, 2025
Nga ‘like’-u te ankthi…

Nga ‘like’-u te ankthi…

20 Tetor, 2025
VROJTIMI/ BSH pret ecuri pozitive në tregun e pasurive të paluajtshme

VROJTIMI/ BSH pret ecuri pozitive në tregun e pasurive të paluajtshme

30 Maj, 2025

Të Fundit

Bie ndjeshëm numri i fëmijëve në shkolla, INSTAT nxjerr shifrat për 2025-2026

Ndryshojnë rregullat për shkollat: Drejtor edhe me 61 nxënës, normë e re për mësuesit e Fiskulturës

1 Shtator, 2026
”Metro”: Harrojini Dolomitet sepse në Shqipëri gjeni arratisjen malore më të rrallë të Evropës

”Metro”: Harrojini Dolomitet sepse në Shqipëri gjeni arratisjen malore më të rrallë të Evropës

1 Shtator, 2026
Pas shkarkimit të Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Alban Dokushin

Pas shkarkimit të Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Alban Dokushin

1 Shtator, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

“Lonely Planet Italia”: Zgjidhni Shqipërinë në vjeshtë, koha ideale për ta vizituar!

1 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr