• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 8 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Vishi këpucët e kryeministrit! Rama thotë se gjërat kanë shkuar mirë në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Qershor, 2026
në Aktualitet
A A
0
Vishi këpucët e kryeministrit! Rama thotë se gjërat kanë shkuar mirë në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën e qytetarëve, e cila ka hyrë në ditën e saj të 25-të.

Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale një video dhe mesazhin e një qytetari me profilin “@mr.elprofe”, i cili thotë se ka tentuar të shohë realitetin shqiptar nga këndvështrimi i kryeministrit.

Në postimin e tij, qytetari shkruan se ka provuar “t’i veshë për pak çaste këpucët e kryeministrit”, jo për t’i bërë lajka apo për të bindur dikë, por për të kuptuar peshën e vendimmarrjes.

Ai thekson se Shqipëria ka ende probleme dhe se nuk mund të thuhet se gjithçka është perfekte, por shton se do të ishte naive të mohohej se në vend janë bërë edhe gjëra të mira.

“Unë nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997. Nuk jam as i shitur. As i blerë. Dhe nuk mbështes verbërisht askënd”, shkruan ai në mesazh.

Sipas tij, postimi është “një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë” dhe një kundërrrymë ndaj asaj që dëgjohet çdo ditë.

Rama e ka shpërndarë këtë mesazh duke e cilësuar si një nga komunikimet e shumta të ditëve të fundit, të cilat sipas tij kanë qenë “të habitshme në të keq e në të mirë”.

“MIRËMËNGJES dhe me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Reagimi vjen në një kohë kur protesta kundër qeverisë vijon prej 25 ditësh, ndërsa Kryeministri ka zgjedhur të përgjigjet edhe përmes mesazheve mbështetëse apo reflektuese të qytetarëve.

Edi Rama:

MIRËMËNGJES dhe me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë
***
Ja profili i të panjohurit bujar që më çoi miku me statusin e postimit të videos
@mr.elprofe
Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit.
Jo për t’i bërë lajka.
Jo për të bindur askënd.
Thjesht për të parë si do ta shihja unë botën në vendin e tij.
Jam rritur në një Shqipëri ku nuk bëje dot 200 metra pa t’u grisur këpucët.
Do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë edhe gjëra të mira.
Kjo nuk do të thotë se çdo gjë është perfekte.
As që nuk janë bërë gabime.
Por për sqarim:
Unë nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997.
Nuk jam as i shitur.
As i blerë.
Dhe nuk mbështes verbërisht askënd.
Kjo këngë është thjesht një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë.
Një kundërrrymë ndaj asaj që dëgjojmë çdo ditë.
E di që do shahem.
Por s’ka problem.
Sepse në fund të fundit:
I shari shan.
I mençuri mendon.

Etiketat: edi rama
Artikulli para

Europa në alarm nga temperaturat, termometri deri në 45 gradë Celsius

Artikulli pas

Temperaturat e larta, ekspertët e ISHP këshilla për qytetarët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Eric Wendt, zyrtarisht ambasadori i ri amerikan në Shqipëri
Aktualitet

Eric Wendt, zyrtarisht ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

8 Gusht, 2026
“Kemi një ofertë dyshekësh për ty”, Franca u jep fund telefonatave pa leje për marketing
Aktualitet

“Kemi një ofertë dyshekësh për ty”, Franca u jep fund telefonatave pa leje për marketing

8 Gusht, 2026
Mbjellja e flokëve shkon keq/ I paralizuan skalpin e kokës dhe e rrahën, pacienti kërkon dëmshpërblim nga Spitali Sante Plus: Një histori mes skandalit, operacionit policor dhe arratisë

EMRAT/ Të njëjtën njerëz, projekte të ngjashme por miliona nga buxheti: Të pathënat e start up-eve të Delina Ibrahimajt
Aktualitet

EMRAT/ Të njëjtën njerëz, projekte të ngjashme por miliona nga buxheti: Të pathënat e start up-eve të Delina Ibrahimajt

7 Gusht, 2026
Pse NASA zgjodhi këtë fshat të vogël për të transmetuar eklipsin diellor?
Aktualitet

Pse NASA zgjodhi këtë fshat të vogël për të transmetuar eklipsin diellor?

7 Gusht, 2026
Ekstradimi i Sokol Hoxhës, ambasada amerikane: Mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij
Aktualitet

Ekstradimi i Sokol Hoxhës, ambasada amerikane: Mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij

7 Gusht, 2026
Artikulli pas
Temperaturat e larta, ekspertët e ISHP këshilla për qytetarët

Temperaturat e larta, ekspertët e ISHP këshilla për qytetarët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë, alternativa më e mirë e Komos në Itali
Kryesore

Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë, alternativa më e mirë e Komos në Itali

Nga SkyWeb
2 Maj, 2026
0

Liqeni i Ohrit, që shtrihet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është shpallur destinacioni më i bukur në Europë nga...

Lexo të plotë
Maji muaji i grevave, çfarë duhet të dini para se të merrni avionin për në Itali që të mos mbeteni në rrugë

Maji muaji i grevave, çfarë duhet të dini para se të merrni avionin për në Itali që të mos mbeteni në rrugë

4 Maj, 2026
Volkswagen në krizë, gjiganti i automobilave përgatit reformën më të madhe në historinë e kompanisë

Volkswagen në krizë, gjiganti i automobilave përgatit reformën më të madhe në historinë e kompanisë

30 Qershor, 2026
DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin

Daniel Shima “zbrazet” para SPAK, gropos Karçanajn dhe Ermal Beqirin

4 Shkurt, 2026
“A e do faturën?” Nafta mbi 200 lekë, por tregtarët s’lëshojnë kupon

“A e do faturën?” Nafta mbi 200 lekë, por tregtarët s’lëshojnë kupon

29 Prill, 2026

Të Fundit

Shpresë e re për trajtimin e alergjisë nga kikirikët, “sekreti” tek bakteret e zorrës

Shpresë e re për trajtimin e alergjisë nga kikirikët, “sekreti” tek bakteret e zorrës

8 Gusht, 2026
Eric Wendt, zyrtarisht ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

Eric Wendt, zyrtarisht ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

8 Gusht, 2026
Studimi i ri: Tymi i zjarreve në pyje rrit rrezikun për gratë shtatzëna

Studimi i ri: Tymi i zjarreve në pyje rrit rrezikun për gratë shtatzëna

8 Gusht, 2026
Volkswagen drejt ristrukturimit më të madh në histori, në diskutim deri në 100 mijë vende pune

Volkswagen drejt ristrukturimit më të madh në histori, në diskutim deri në 100 mijë vende pune

8 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr