• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 26 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Qershor, 2026
në Ekonomi
A A
0
Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen po shqyrton një valë të re të madhe ristrukturimi, e cila mund të prekë deri në 100 mijë vende pune në nivel global gjatë viteve të ardhshme.

Sipas mediave gjermane, që citojnë burime brenda kompanisë, menaxhmenti po diskuton uljen e numrit të punonjësve nga rreth 657 mijë që janë aktualisht në të gjithë botën.

Plani i ri do të ishte një zgjerim i ndjeshëm i objektivit të shpallur më herët nga kompania, që parashikonte eliminimin e 50 mijë vendeve pune deri në vitin 2030.

Gazeta “Manager Magazin” raporton se, sipas planeve të brendshme, mund të shkurtohen edhe 50 mijë deri në 60 mijë vende pune shtesë, megjithëse ende nuk është e qartë nëse procesi do të përfundojë deri në vitin 2030 apo më vonë.

Drejtori ekzekutiv i Volkswagen, Oliver Blume, mësohet se ia ka paraqitur planet e ristrukturimit bordit drejtues të kompanisë. Sipas raportimeve, dokumenti i paraqitur nuk përcaktonte një numër përfundimtar të saktë të vendeve të punës që mund të preken.

Përveç shkurtimeve, Volkswagen po shqyrton edhe mundësinë e mbylljes së disa fabrikave në Gjermani. Në afat të mesëm, sipas informacioneve të publikuara, në diskutim janë të paktën katër uzina: Hanover, Zwickau, Emden dhe fabrika e Audi-t në Neckarsulm.

Plani do të parashikonte mbylljen e prodhimit në këto fabrika pas përfundimit të modeleve aktuale që prodhohen aty.

Megjithatë, mbetet e paqartë se si mund të zbatohet një reduktim kaq i madh i vendeve të punës, pasi në Volkswagen garancia për sigurinë e punës është në fuqi deri në fund të vitit 2030, ndërsa te Audi kjo mbrojtje vlen deri në vitin 2033.

Nëse planet konfirmohen, kjo do të shënonte një nga valët më të mëdha të ristrukturimit në historinë e grupit Volkswagen dhe një sinjal të fortë për presionin që po përjeton industria gjermane e automobilave.

Artikulli para

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

Artikulli pas

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Ekonomi

Shqiptarët po hanë mish si asnjëherë më parë, dalin shifrat

24 Shtator, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët
Ekonomi

Sigurimet drejt standardeve të BE, kapitali do të lidhet me rrezikun dhe forcohet mbrojtja e klientëve

24 Shtator, 2026
Artikulli pas
Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tërbuni i Pukës dël në shitje, me një apartament 1+1 në Tiranë mund të bëheni pronar i klubit
Aktualitet

Tërbuni i Pukës dël në shitje, me një apartament 1+1 në Tiranë mund të bëheni pronar i klubit

Nga SkyWeb
16 Qershor, 2025
0

Klubi i futbollit FK Tërbuni do të dalë në ankand më 7 korrik 2025, pasi Bashkia Pukë ka shpallur zyrtarisht shitjen...

Lexo të plotë
Ryanair hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 milionë USD), rritje rekord në Shqipëri

Ryanair hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 milionë USD), rritje rekord në Shqipëri

1 Prill, 2026
Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet spanjolle pas qendrimeve të Madridit kundër luftës

Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet spanjolle pas qendrimeve të Madridit kundër luftës

27 Mars, 2026
DPSHTRR: Shoferi egjiptian i pompës së betonit të Alba Beton nuk kishte “letra” shqiptare

DPSHTRR: Shoferi egjiptian i pompës së betonit të Alba Beton nuk kishte “letra” shqiptare

23 Korrik, 2026
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

12 Shtator, 2025

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr