• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Afera Bankers, nga Behar Çukaj i Bolv Oil te Idajet Ismailaj i Albstar dhe Phoenix e Simmons: Kush mori paratë e naftës së shqiptarëve

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Korrik, 2025
në Aktualitet
A A
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompanitë Bolv Oil e biznesmenit Behar Çukaj , Albstar e Idajet Ismailajt, Q.Sinaj e Qemal Sinajt apo Phoenix e Simmons vlerësohen si përfituesit kryesorë nga afera Bankers Petroleum

Prokuroria e Fierit ka bërë publike këtë të enjte detajet e një operacioni të gjerë hetimor që godet njërën nga skemat më të mëdha të dyshuara për mashtrim ekonomik në Shqipëri.

Në qendër të hetimeve ndodhet kompania “Bankers Petroleum Albania Ltd”, e cila për dy dekada ka shfrytëzuar rezervat e naftës në vend, pa paguar asnjë qindarkë tatim mbi fitimin.

Nga 14 urdhër-arrestet e lëshuara, janë ekzekutuar deri tani 9 masa sigurie me ndalime, ndërsa 5 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë edhe CEO aktual i kompanisë, Hongping Xiao, si dhe ish-drejtori i saj Leonard Çobo, së bashku me drejtues të tjerë financiarë dhe menaxherialë.

Ata akuzohen për veprat penale:

  • “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”,

  • “Fshehja e të ardhurave”,

  • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

  • “Shpërdorimi i detyrës”,

  • “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Sipas hetimeve, “Bankers Petroleum” ka deklaruar në mënyrë fiktive humbje çdo vit nga 2004 deri më 2024, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëme që dyshohet të kapin vlerën e qindra milionë eurove, ndërkohë që ka nxjerrë dhe tregtuar naftë në sasi të mëdha në zonën Patos-Marinëz-Fier.

Kapitali ka zbardhur disa nga pistat kryesore ku mendohet se janë kanalizuar fitimet e padeklaruara të Bankers përmes kontratave nënkontraktuese me kompani të tjera, duke shmangur detyrimet tatimore përmes zhvendosjes së fitimit.

Shkrimi:

Që Bankers ka shmangur taksa dhe ka bërë evazion, ky është një sekret publik në Shqipëri. Puna është: a e ka vullnetin prokuroria të gjejë se kush i mori lekët e taksave të shqiptarëve?

Një kanal se si i vodhën është ai i nënkontraktorëve.

Hetimi duhet t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:

Sa para ka marrë Bolv Oil nga kontratat e Bankers?
Sa prej tyre janë bërë me tender?
Sa ka qenë diferenca mes çmimit të paguar dhe vlerës reale të prokurimit?
Sa tatim fitimi është shmangur duke e zhvendosur fitimin nga Bankers, ku duhet të taksohej me 50 për qind, tek Behar Çukaj , që taksohej me 15 për qind?

Pasi të nxjerrin këto përgjigje, të shkojnë te rezidenca Tulipan, ah si e ka ajo atje, dhe të marrin paratë për t’ia kthyer popullit.

Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore

Më tutje:
Sa para ka marrë Albstar e Idajet Ismailaj nga kontratat e Bankers?
Sa prej tyre janë bërë me tender?
Sa ka qenë diferenca mes çmimit të paguar dhe vlerës reale të prokurimit?
Sa është tatimi i shmangur nga zhvendosja e fitimit nga Bankers te Albstar?

Pasi të ketë nxjerrë këto përgjigje, të shkojë te Pika e Vogël e Kumbaros ose te Stadiumi i Dukës dhe të marrë paratë që i janë rrëmbyer popullit.

Më tej akoma, të njëjtat pyetje janë për Simmons, Q. Sinaj, Phoenix, etj. etj. Aty janë një pjesë e mirë e taksave të shmangura.

Etiketat: albstarbehar cukajidajet ismailajphoenixPhoenix Petroleumqemal sinajsimmons
Artikulli para

Vueling nis fluturimet e para në Tiranë me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën

Artikulli pas

Miliona euro për sistemin dhe Bashkia e Tiranës ende black out pas sulmit, eksperti: Kur do rikthehen shërbimet?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Aktualitet

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik
Aktualitet

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Aktualitet

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Miliona euro për sistemin dhe Bashkia e Tiranës ende black out pas sulmit, eksperti: Kur do rikthehen shërbimet?

Miliona euro për sistemin dhe Bashkia e Tiranës ende black out pas sulmit, eksperti: Kur do rikthehen shërbimet?

Të Përzgjedhura

Euro merr për poshtë në prag të festave, sot shënoi rekordin e ri historik
Ekonomi

Euro merr për poshtë në prag të festave, sot shënoi rekordin e ri historik

Nga SkyWeb
9 Dhjetor, 2025
0

Kursi i këmbimit Euro–Lek e nisi javën me rënie të mëtejshme, duke regjistruar një minimum të ri historik. Sipas kursit...

Lexo të plotë
Një ndryshim i zërit mund të jetë më shumë se pasojë e moshës

Një ndryshim i zërit mund të jetë më shumë se pasojë e moshës

12 Shtator, 2026
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

Kreu i IEA-së jep alarmin për Hormuzin: Nëse nuk rifillon furnizimi, bota rrezikon krizë energjetike

17 Korrik, 2026
Nobel në Fizikë për Francis Halzen, shkencëtari që zbuloi “mesazhet fantazmë” të hapësirës

Nobel në Fizikë për Francis Halzen, shkencëtari që zbuloi “mesazhet fantazmë” të hapësirës

6 Tetor, 2026
“Kujdes nga investimet online!” AKSK paralajmëron qytetarët: TXEX, skemë mashtruese digjitale me kriptovaluta

“Kujdes nga investimet online!” AKSK paralajmëron qytetarët: TXEX, skemë mashtruese digjitale me kriptovaluta

28 Gusht, 2025

Të Fundit

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

13 Tetor, 2026
Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

13 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr