• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Kur klienti të nxjerr kartonin e verdhë!

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Korrik, 2026
në Kryesore, OP-ED
A A
0
Kur klienti të nxjerr kartonin e verdhë!

Fotoja eshte prodhuar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Lutfi Dervishi

Lufta ime e yjeve!

Kam bërë vetëm katër review në Google. Pra, nuk jam ndonjë veteran i frontit të yjeve dhe as ndonjë marshall i Google Maps.

Por katër vlerësimet e mia kanë një karakteristikë: janë ekstreme. Kur më ka pëlqyer shumë një vend, kam dhënë pesë yje. Kur jam larguar i pakënaqur, kam dhënë një.

Mes vlerësimeve pozitive është një byrektore modeste në Mbrostar, që është bërë tashmë pit stop sa herë më bie rruga andej. Kam vlerësuar me pesë yje edhe një lokal të thjeshtë, pothuajse provizor, në Borsh. Plazhi ishte i pastër, ushqimi shumë i mirë dhe shërbimi po ashtu. Madje përmenda me emër kamarierin e ri që na shërbeu.

Më jep kënaqësi fakti që ky vlerësim pozitiv është parë nga mijëra njerëz. Ndoshta ndonjëri ka ndaluar aty edhe prej atyre pak rreshtave.

Por kam shkruar edhe dy review me një yll, të dy për restorante luksi.

Njëri ishte për një restorant dikur shumë të mirë, në Durrës, ku prita pothuajse një orë dhe ku cilësia e ushqimit ishte zhgënjyese. Megjithatë vlerësova sjelljen e kamarierit me notë të lartë.

Tjetri ishte edhe më i ashpër, por plotësisht i merituar. Isha ftuar në një darkë me një grup të huajsh, në një lokal ndoshta nga më të shtrenjtët në Tiranë. Muzika ishte aq e lartë sa nuk dëgjoja njeriun që kisha në krah. Kërkova disa herë që volumi të ulej, pak, por kërkesat e mia dhanë aq rezultat sa merr njeriu që prashit në det.

Review ishte shumë negativ, por jo qorrazi. Ushqimit i dhashë notën 4 nga 5, ndërsa shërbimit dhe atmosferës 1. Pra, kuzhinieri u shpall i pafajshëm. Menaxheri dhe kamarieri morën ndëshkim. Afro dy mijë njerëz e kanë parë vlerësimin.

Nga restoranti? Asnjë përgjigje, as një pyetje, as një ndjesë, as një përpjekje për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. As edhe formulën standarde: “Na vjen keq që përvoja juaj nuk përmbushi pritshmëritë”, atë fjali që sot ta prodhon inteligjenca artificiale para se menaxheri të ketë rrufitur kafenë e mëngjesit.

Kjo më bën përshtypje sidomos sot, kur Shqipëria është përfshirë në atë që mund ta quajmë lufta e yjeve.

Pas reagimeve publike të një grushti pronarësh të bizneseve ndaj protestës dhe protestuesve, ka nisur një aksion i organizuar për vlerësime negative ndaj një numri të kufizuar restorantesh dhe hotelesh.

Zemërimin e kuptoj. Madje e mirëkuptoj. Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes. Sidomos në kapitalizëm, ku klienti është mbret, jo tabelë qitjeje.

Dje, drejtori i Policisë së Shtetit deklaroi se policia do të hetojë çështjen e review-ve. Në një vend me probleme të krimit të organizuar, të të shumëkërkuarve, trafikut të drogës dhe korrupsionit, ideja që policia ngrihet në këmbë për yjet e restoranteve është, të paktën, një zgjedhje interesante prioritetesh.

Kërcëno me jetë Kryeministrin në rrjete sociale dhe nuk të ndodh asgjë. Guxo t’i japësh një yll një restoranti dhe ngrihet në këmbë policia, me në krye drejtuesin madhor me dy yje.

Por pikërisht sepse reagimi i policisë është joproporcional, nuk duhet rënë në të njëjtin kurth të mungesës së masës.

Një review negativ nga një klient që ka qenë në lokal, ka paguar faturën dhe tregon përvojën e vet, është një gjë, por një mijë review negative, të koordinuara nga njerëz që nuk kanë shkelur kurrë në atë biznes, janë diçka tjetër.

Në rastin e parë flet klienti, në të dytin flet turma.

Dhe turma, edhe kur zemërimin e ka të ligjshëm, nuk e ka gjithmonë shënjestrën të saktë.

Nëse lufta yjeve del nga shinat, bashkë me të thatin mund të digjet edhe i njomi. Pas një hoteli nuk është vetëm pronari që ka bërë një deklaratë IDIOTE dhe arrogante. Ka recepsionistë, kamarierë, kuzhinierë, pastruese, furnitorë dhe familje që jetojnë me ato paga. Është një zinxhir i tërë.

Kjo nuk do të thotë se klienti duhet të heshtë. Përkundrazi.

Review është një nga instrumentet më demokratike të kapitalizmit modern. Një klient i vetëm mund t’u tregojë mijëra njerëzve përvojën e tij. Nuk i duhet televizion, gazetë, parti dhe, deri dje, as edhe leje nga policia.

Përvoja ime më e mirë me review nuk lidhet me restorante luksoze. Lidhet me kënaqësinë që një vlerësim pozitiv për një biznes modest është parë nga mijëra klientë potencialë.

Përvoja më e keqe nuk është as ushqimi i dobët, as pritja një orë dhe as muzika që të bënte të kërkoje azil akustik. Është heshtja. Mospërfillja. Fakti që një klient shkruan publikisht për një përvojë të keqe, mijëra njerëz e lexojnë, dhe biznesi nuk interesohet fare të kuptojë çfarë ka ndodhur.

Pronarët që duan të bëjnë politikë duke përçmuar klientët ose protestuesit, besoj se e kanë marrë mesazhin.

Kartoni i verdhë është nxjerrë. Por pavarësisht kartonit të verdhë loja vazhdon, nuk është sinjal për të hyrë të gjithë në fushë. Sepse kur turma vendos të bëjë drejtësi me yje, e vetmja gjë që del me pesë yje në fund është kaosi.

Artikulli para

OBSH: Rastet e kancerit do të rriten me 66,7% deri në vitin 2050, ndërsa pabarazitë globale thellohen

Artikulli pas

Rama njofton konferencën e nëntë ndërqeveritare me BE: Shqipëria nuk ndalet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama
Kryesore

VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

24 Gusht, 2026
Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri
Kryesore

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri

24 Gusht, 2026
Behgjet Pacolli, ultimatum Ramës: Ke kohë deri më datë 28 maj
Aviacion

Behgjet Pacolli, presion Ramës për të mos e çuar VIA-n në Arbitrazh: Ke 6 muaj kohë!

24 Gusht, 2026
Vajzat shqitare shkëlqejnë  në matematikë
Aktualitet

Ministria e Arsimit njofton rihapjen e regjistrimeve për klasat e para dhe të gjashta, kur mbyllen

24 Gusht, 2026
NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë
Kryesore

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

23 Gusht, 2026
Rama pas takimit në Pogradec: Reflektim për sezonin e ri politik, diskutuam “Besën” dhe “Pasqyrë Albania”
Aktualitet

Rama pas takimit në Pogradec: Reflektim për sezonin e ri politik, diskutuam “Besën” dhe “Pasqyrë Albania”

23 Gusht, 2026
Artikulli pas
Rama flet për problemet në administratë: Njerëzit ndihen të fyer, të poshtëruar

Rama njofton konferencën e nëntë ndërqeveritare me BE: Shqipëria nuk ndalet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Donald Trump zbulon pse nuk vesh antiplumb
Aktualitet

Donald Trump zbulon pse nuk vesh antiplumb

Nga Editor
1 Maj, 2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me humor ndaj përpjekjeve të përsëritura për atentat ndaj tij, duke theksuar se nuk...

Lexo të plotë
Taulant Balla i mbyll derën Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës: Për Elisën, do ta shohim

Taulant Balla i mbyll derën Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës: Për Elisën, do ta shohim

7 Prill, 2026
Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin

Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin

3 Mars, 2026
Ka nisur çmontimi i gjigantëve të ajrit, pse dështoi Airbus A380

Ka nisur çmontimi i gjigantëve të ajrit, pse dështoi Airbus A380

24 Gusht, 2026
Rënie drastike: Britanikët po pijnë më pak alkool, këto janë arsyet

Rënie drastike: Britanikët po pijnë më pak alkool, këto janë arsyet

1 Janar, 2026

Të Fundit

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

24 Gusht, 2026
Si do bëhet shitja e tokave bujqësore në pronësi? Kriteret për 445 mijë familje në të gjithë vendin

Regjistrimi i tokës së marrë me AMTP, Kadastra publikon dokumentet që duhet të dorëzojnë qytetarët

24 Gusht, 2026
VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

24 Gusht, 2026
Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

24 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr