• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 12 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt

Editor Nga Editor
12 Korrik, 2026
në Ekonomi
A A
0
Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas tërheqjes së draftit në vitin 2023, Ministria e Financave ka rikthyer projektligjin e reformës për taksën e pasurive të paluajtshme. Duke nisur nga viti 2029, rreth 3 milionë ndërtesa që përdoren për banim dhe qëllim tregtar, tashmë të regjistruara në Kadastrën Fiskale, do të tatohen sipas një formule të re, që do të llogarisë detyrimin mbi vlerën e tregut të pronës dhe me shkallë më të larta nga sa aplikohen.

Nga 0.05% që është shkalla e taksës së ndërtesës për banim, propozohet niveli në intervalet nga 0.1 deri në 0.2%. Rritja e shkallës së taksës propozohet 100 deri në 300% më shumë nga sa aplikohet.

Niveli i taksës do të miratohet nga këshillat bashkiakë. Për banesën e parë parashikohet një zbritje e vlerës së tatueshme të pronës deri në 50%, por efekti do të varet nga vlera e pronës, pragu i patatueshëm i përcaktuar për secilën bashki dhe shkalla e taksës që do të miratojnë këshillat bashkiakë. Për banesën e parë, pavarësisht zbritjes që do të aplikohet për vlerën, detyrimi do të dyfishohet nëse këshillat bashkiakë miratojnë shkalla e taksës 0.2%.

Megjithatë sipas llogaritjeve, për një pjesë të pronarëve, veçanërisht ata që zotërojnë banesa të para me vlerë të lartë, prona të dyta apo ndërtesa për veprimtari tregtare, detyrimi pritet të jetë më i lartë nga sa paguajnë.

“Formula bazë e llogaritjes së taksës është e njëjtë për të gjitha pasuritë: vlera e taksueshme e pasurisë shumëzohet me shkallën e taksës së miratuar nga këshilli bashkiak për kategorinë përkatëse.

Një nga risitë më të rëndësishme të projektligjit lidhet me trajtimin e banesës së parë. Për herë të parë, parashikohet aplikimi i një zbritje nga vlera e banesës së parë në masën 50%, e cila në çdo rast nuk mund të tejkalojë pragun maksimal të zbritjes së përcaktuar për bashkinë ku ndodhet ajo banesë.

Thënë ndryshe, një pjesë e vlerës së banesës së parë përjashtohet nga taksimi. Për banesat me vlerë të ulët dhe mesatare (deri në dyfishin e pragut të zbritjes), taksa do të llogaritet vetëm mbi gjysmën e vlerës së banesës, duke bërë që pronari apo poseduesi i saj të paguajë gjysmën e taksës që do të paguante pa këtë lehtësi.

Ndërsa për banesat me vlerë më të lartë, do të përjashtohet nga taksimi vetëm pjesa e vlerës së banesës që korrespondon me pragun e zbritjes dhe taksa llogaritet mbi pjesën e vlerës që tejkalon këtë prag.

Pragjet maksimale të zbritjes janë diferencuar sipas kategorive të bashkive, duke reflektuar ndryshimet që ekzistojnë në tregun e pasurive të paluajtshme në zona të ndryshme të vendit”, sqaroi Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë për “Monitor” formulën e re për llogaritjen e detyrimit të taksës së pronës.

 

Sa do të jetë detyrimi i ri; Shembujt e Ministrisë së Financave

Projektligji i ri i Ministrisë së Financave “Për taksën e pasurive të paluajtshme” parashikon që, detyrimi të mos llogaritet më sipas sistemit aktual, por mbi vlerën e vlerësuar të tregut të pasurisë. Për banesat për banim, me formulën në fuqi, vlera e apartamentit llogaritet me çmimet e referencës.

Ndërsa detyrimi llogaritet sa 0.05% (që është shkalla e taksës në fuqi për pronat) e vlerës së shtëpisë. Me formulën e re të propozuar, krahas zgjerimit të bazës së tatueshme, reforma rrit edhe shkallët e taksimit. Kjo do të sjellë shtim të detyrimit, veçanërisht për apartamentet me vlerë të shtrenjtë.

Nga 0.05% që është shkalla e taksës së ndërtesës për banim propozohet niveli në intervalet nga 0.1 deri në 0.2%. Për ndërtesat që përdoren për qëllim tregtar, niveli i taksës nga 0.2% propozohet në intervalet 0.15% deri në 0.25%.

Për banesën e parë, ashtu si edhe në draftin e propozuar për taksën e re të pronës në vitin 2023, sërish pritet të aplikohen lehtësi fiskale.

Formula përfshin vendosjen e një pragu maksimal të patatueshëm. Pragu maksimal i zbritjes është propozuar të ndahet në 7 kategori bashkish. Në kategorinë e parë është vendosur Bashkia e Tiranës me një prag të patatueshëm maksimal deri në 8.4 milionë lekë, nga 4.5 milionë lekë që u propozua në draftin e mëparshëm.

Rritja është 87%. Në kategorinë e dytë përfshihet Bashkia e Durrësit, Himarës, Vlorës, Sarandës me një prag të patatueshëm maksimal prej 4,750,000 lekësh.

Për taksimin e banesës së parë, formula e re përcakton zbritje 50% të vlerës së shtëpisë, si të patatueshme. Por nëse vlera e rivlerësuar e pronës është mbi vlerën e dyfishit të pragut të patatueshëm, që për Bashkinë e Tiranës arrin 16.8 milionë lekë, nuk do të përfitohet zbritja me 50%.

Në këtë rast vlerës së apartamentit për efekt të llogaritjes së taksës do t’i zbritet shuma prej 8.4 milionë lekë e pragut të patatueshëm. Në të kundërt, nëse vlera e shtëpisë tejkalon dyfishin e vlerës së pragut të patatueshëm, përfitohet zbritje sa vlera e pragut sipas kategorive të bashkive.

Pra edhe se për banesën e parë të banimit, do të ketë lehtësi fiskale, ato nuk do të jenë të njëjta për të gjithë, pasi do të varen nga vlera e pronës dhe pragu i përcaktuar për secilën bashki, por edhe shkalla e taksës.

“Monitor” konsultoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë në Ministrinë e Financave disa shembuj për llogaritjen e taksës për banesën e parë, me shkallën 0.1% dhe 0.2%.

Shembujt:

1.Një individ disponon një apartament me sipërfaqe 90 metra katror pranë Rrugës së Elbasanit. Vendndodhja përfshihet në zonën kadastrale 2/4, me çmim referencë 120,300 lekë për metër katror. Vlera e apartamentit 90 m² x 120,300 = 10,827,000 lekë (vlera e shtëpisë). 10,827,000 x 0.05% = 5,413 lekë detyrimi i taksës në vit. Pra ky individ aktualisht paguan një detyrim për taksën e ndërtesës prej 57 eurosh në vit.

2.Nëse taksa për banesën e parë do të llogaritet me shkallën 0.1%, detyrimi për këtë individ nuk do të ndryshojë, pasi do të përfitojë zbritjen e vlerës me 50%. Nëse shkalla e taksës do të vendoset 0.2%, detyrimi pritet të dyfishohet.

Vlera e apartamentit 90 m² x 120,300 = 10,827,000 lekë (vlera e shtëpisë). Duke qenë se vlera e shtëpisë është nën vlerën e dyfishit të pragut të patatueshëm (8.4 mln lekë x 2 = 16,8 mln lekë), vlera e rivlerësuar e shtëpisë do të jetë 10,827,000 lekë – 50% zbritje = 5,413,500 lekë. 5,413,500 x 0.1% = 5,413 lekë detyrimi i taksës në vit. Pra ky individ do të vazhdojë të paguajë një detyrim për taksën e ndërtesës prej 57 eurosh në vit, nëse shkalla e taksës do të miratohet 0.1%.

3.Nëse shkalla e taksës do të miratohet 0.2%, detyrimi do të arrijë 10,827 lekë në vit, apo rreth 114 euro në vit. Rritja 100%.

Vlera e apartamentit 90 m² x 120,300 = 10,827,000 lekë (vlera e shtëpisë). Duke qenë se vlera e shtëpisë është nën vlerën e dyfishit të pragut të patatueshëm (8.4 mln lekë x 2 = 16,8 mln lekë), vlera e rivlerësuar e shtëpisë do të jetë 10,827,000 lekë – 50% zbritje = 5,413,500 lekë. 5,413,500 x 0.2% = 10,827 lekë detyrimi i taksës në vit. Pra ky individ do të paguajë një detyrim për taksën e ndërtesës prej 114 eurosh në vit, nëse shkalla e taksës do të miratohet 0.2%.

Si do zbatohet zbritja

Drejtoria e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë në Ministrinë e Financave sqaroi për “Monitor” se zbritja për vlerën e shtëpisë do të aplikohet vetëm në banesën e parë të banimit. Pavarësisht numrit të shtëpive që zotëron një individ, atij i lind e drejta që nëpërmjet plotësimit të formularit të vetëdeklarimit të përcaktojë vetë banesën e parë të banimit.

“Duhet mbajtur në konsideratë se zbritja mund të përfitohet vetëm për një banesë. Nëse individi zotëron vetëm një banesë, atëherë zbritja aplikohet automatikisht. Në rastet kur zotërohet më shumë se një banesë, individi duhet të vetëdeklarojë se cilën prej tyre do të konsiderojë si banesë e parë për efekt të përfitimit të kësaj norme të lehtësuar”, sqaron DPTP.

Sipas Drejtorisë së Taksës së Pasurisë, projektligji parashikon që zbritja për banesën e parë të zbatohet vetëm për një banesë të individit, pavarësisht numrit të banesave që ai ka në pronësi ose zotërim.

Pra për apartamentin e dytë nuk do të ketë zbritje të vlerës për llogaritjen e detyrimit. “Për banesat e tjera nuk do të zbatohet kjo lehtësi dhe taksa llogaritet mbi bazën e vlerës së tyre të plotë të taksueshme”, vijon sqarimin Drejtoria e Taksës së Pasurisë.

Rritje për detyrimin e taksës pritet të ketë edhe për bizneset. Në draftin e ri propozohet rritje të shkallës së taksimit për ndërtesat me qëllim tregtar nga 0.2% që është aktualisht në intervalet 0.15% deri në 0.25%. Shkalla e taksës propozohet me rritje deri në 25% nga sa është aktualisht.

Aktualisht për ndërtesat që përdoren për qëllim tregtar, shkalla e taksës është 0,2% e vlerës së dyqanit. Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit, ndërsa vlera e dyqanit në Tiranë llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.

Për qytetet e tjera, çmimi i vlerës së dyqaneve është 1,5 herë më shumë se çmimi për metër katror i apartamenteve. Për bizneset e rretheve, niveli i taksës së ndërtesës nuk ndryshon, pasi nuk kanë ndryshuar çmimet e referencës, mbi bazën e së cilës llogaritet vlera e ndërtesës.

Por vlera e pronës, në këtë rast dyqanit, nuk do të llogaritet më me dyfishin e çmimeve të referencës. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë sqaron se bazë për llogaritjen e taksës do të merret vlera e pronës që përdoret për aktivitet tregtar, por sipas çmimeve mesatare për dyqanet do të jenë të reja të përcaktuara në hartën e vlerës së re të pronave. Për dyqanet, çmimet mesatare do të jenë më të larta sesa e apartamenteve.

 

Si do të përcaktohet vlera e pronës

Një nga ndryshimet më të rëndësishme të reformës së taksës së pasurive të paluajtshme lidhet me bazën e llogaritjes së taksës. Të dhënat për 3 milionë pasuri të paluajtshme do të jenë të regjistruara në Kadastrën Fiskale. Hedhja e këtyre të dhënave ndër vite ishte edhe arsyeja kryesore, që Ministria e Financave u tërhoq nga zbatimi i taksës së re pas draftit të propozuar në 2023.

Tashmë sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë për llogaritjen e taksës, vlera e vlerësuar e pasurisë do të pasqyrojë vlerën e përafërt të tregut të asaj pasurie.

“Në praktikë, për shumicën dërrmuese të pronave, kjo vlerë do të llogaritet duke përdorur hartat e vlerës dhe çmimet e referencës të cilat hartohen nga Autoriteti Vlerësues pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, bazuar në analizën e tregut të pasurive të paluajtshme, të dhënat e transaksioneve dhe standardet ndërkombëtare të vlerësimit.

Për të siguruar vlera sa më të sakta të pasurive, nuk do të merret në konsideratë vetëm vendndodhja e tyre, e reflektuar përmes çmimit të referencës së zonës së vlerës ku ato ndodhen.

Formula e përcaktimit të vlerës së vlerësuar do të përfshijë edhe faktorë të tjerë vlere, si përdorimi, vjetërsia dhe karakteristika të tjera që ndikojnë në vlerën e pasurisë. Qëllimi është që taksa të bazohet në vlera të vlerësuara që pasqyrojnë, në masën më të madhe të mundshme, vlerat e tregut të pasurive të paluajtshme”.

Detyrimi nuk do të llogaritet më manualisht nga bashkitë, por nga sistemi që do të përfshijë një sërë të dhënash. “Llogaritja e detyrimit do të kryhet automatikisht nga Sistemi Informatik i Kadastrës Fiskale. Sistemi do të marrë në konsideratë vlerën e pronës, shkallën e taksës, zbritjet dhe përjashtimet e parashikuara në ligj dhe më pas do të gjenerojë automatikisht njoftimin e pagesës”, sqaron drejtoria e taksës. /Monitor

Etiketat: taksa e prones
Artikulli para

Irani mbyll Hormuzin pas sulmeve amerikane, pritet shtrenjtim i naftës

Artikulli pas

Transplantet e mushkërive mund të shpëtojnë pacientë me kancer në fazë terminale

Editor

Editor

Nga Kategoria

Anija e parë me gaz të lëngshëm kalon Ngushticën e Hormuzit
Ekonomi

Irani mbyll Hormuzin pas sulmeve amerikane, pritet shtrenjtim i naftës

12 Korrik, 2026
Çmimet kapin majat, Konkurrenca zbarkon në supermarkete
Ekonomi

Çmimet kapin majat, Konkurrenca zbarkon në supermarkete

11 Korrik, 2026
GRAFIKU/ Shqipëria kap një nga treguesit europianë, por ky nuk është aspak një lajm i mirë
Ekonomi

Mbi 42 mijë pensione të reja pleqërie në një vit/ Sa para do marrin pensionistët e rinj të Shqipërisë?

11 Korrik, 2026
Ndryshojnë rregullat për pasuritë e sekuestruara – Përfshihen kriptomonedhat, Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen
Ekonomi

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika

11 Korrik, 2026
“Tepër i madh për të mbijetuar”. Ç’po ndodh me Volkswagen, krenarinë e Gjermanisë?
Ekonomi

“Tepër i madh për të mbijetuar”. Ç’po ndodh me Volkswagen, krenarinë e Gjermanisë?

11 Korrik, 2026
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Ekonomi

Gati 1 në 3 shqiptarë në moshë pensioni drejt varfërisë ekstreme

11 Korrik, 2026
Artikulli pas
Transplantet e mushkërive mund të shpëtojnë pacientë me kancer në fazë terminale

Transplantet e mushkërive mund të shpëtojnë pacientë me kancer në fazë terminale

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Google pranon problemet dhe heq disa përmbledhje të AI për shëndetin
Shëndet

Google pranon problemet dhe heq disa përmbledhje të AI për shëndetin

Nga Editor
11 Janar, 2026
0

Google ka hequr disa nga përmbledhjet e saj të inteligjencës artificiale për shëndetin pasi një hetim i Guardian zbuloi se...

Lexo të plotë
Dy njoftime për probleme brenda muajit, ç’po ndodh me qumështin formulë për fëmijët?

Dy njoftime për probleme brenda muajit, ç’po ndodh me qumështin formulë për fëmijët?

30 Janar, 2026
Mendoheshin të pashërueshme, por inteligjenca artificiale po ndihmon në trajtimin e një sërë sëmundjesh

Mendoheshin të pashërueshme, por inteligjenca artificiale po ndihmon në trajtimin e një sërë sëmundjesh

11 Mars, 2026
REKORD/ Pa zhurmë dhe bujë, si u bë Finnair kompania ajrore më e sigurt në Europë

REKORD/ Pa zhurmë dhe bujë, si u bë Finnair kompania ajrore më e sigurt në Europë

25 Maj, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni thesaret e UNESCO-s në Shqipëri

“Travel and Tour World”: Zbuloni thesaret e UNESCO-s në Shqipëri

22 Tetor, 2025

Të Fundit

“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

12 Korrik, 2026
Hëngri 720 vezë në një muaj, rezultati me kolesterolin habiti edhe vetë studiuesin

Hëngri 720 vezë në një muaj, rezultati me kolesterolin habiti edhe vetë studiuesin

12 Korrik, 2026
Transplantet e mushkërive mund të shpëtojnë pacientë me kancer në fazë terminale

Transplantet e mushkërive mund të shpëtojnë pacientë me kancer në fazë terminale

12 Korrik, 2026
Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt

Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt

12 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr