• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bllokada detare amerikane ndaj Iranit ndryshon hartën e lundrimit të tankerave të naftës, rriten çmimet

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Bllokada detare amerikane ndaj Iranit ndryshon hartën e lundrimit të tankerave të naftës, rriten çmimet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shtetet e Bashkuara kanë nisur zbatimin e një bllokade të re detare ndaj eksporteve energjetike të Iranit, duke shkaktuar pasiguri në transportin ndërkombëtar dhe në tregjet e naftës dhe gazit.

Efektet e para janë shfaqur në lëvizjen e tankerëve të lidhur me Iranin. Disa anije kanë braktisur itineraret e planifikuara, të tjera kanë ndryshuar kurs ose kanë qëndruar në pritje në ujërat ndërkombëtare, duke shmangur kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit.

Kompanitë e transportit detar dhe menaxherët e anijeve po vlerësojnë rrezikun operacional përpara se të afrohen në zonat ku po kryhen kontrolle ushtarake.

Në ditët e para të operacionit, forcat amerikane devijuan disa anije tregtare, inspektuan një tanker dhe sekuestruan një tjetër pasi nuk iu bind urdhrave të tyre.

Operacioni u zhvillua pranë ishullit Kharg, ku ndodhet pika më e rëndësishme e Iranit për eksportin e naftës.

Kontrollet nuk po kufizohen vetëm në Ngushticën e Hormuzit. Prania amerikane është zgjeruar edhe në Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik, duke krijuar një zonë më të gjerë mbikëqyrjeje.

Në fokus janë anijet që dyshohet se transportojnë naftë, gaz ose produkte petrokimike iraniane.

Të dhënat e monitorimit tregojnë se disa tankerë po lëvizin në mënyrë të pazakontë për aktivitetin tregtar. Disa kanë bërë kthesa të menjëhershme, të tjera po lundrojnë me shpejtësi të ulët dhe ndryshojnë vazhdimisht drejtim.

Kjo sjellje tregon se pronarët e anijeve po presin zhvillime të reja përpara se të vendosin nëse do të vazhdojnë udhëtimin.

Trafiku i tankerëve të lidhur me Iranin përmes Ngushticës së Hormuzit është reduktuar ndjeshëm.

Numri i kufizuar i anijeve me sistemin automatik të identifikimit, AIS, të aktivizuar dhe ndryshimi i kursit edhe pas daljes nga Gjiri Persik tregojnë se operatorët po shmangin përballjen me forcat amerikane.

Nën vëzhgim të posaçëm është edhe e ashtuquajtura “flotë në hije” e Iranit, e përdorur për transportimin e produkteve energjetike dhe shmangien e sanksioneve.

Dhjetëra tankerë që transportojnë naftë bruto, gaz të lëngshëm dhe produkte petrokimike po monitorohen përmes sistemeve satelitore.

Tregjet po përpiqen të vlerësojnë nëse bllokada do të arrijë të kufizojë ndjeshëm eksportet iraniane.

Zhvillimet nuk prekin vetëm Teheranin, por të gjithë sektorin e transportit detar dhe energjisë.

Çdo kufizim i eksporteve nga Gjiri Persik mund të rrisë pasigurinë në tregjet globale dhe të shkaktojë rritje të kostove të sigurimit të anijeve.

Bllokada mund të sjellë gjithashtu ndryshime në rrjedhat ndërkombëtare të naftës dhe gazit, pasi kompanitë kërkojnë rrugë dhe furnizues alternativë.

Periudha në vijim pritet të tregojë nëse Uashingtoni do ta ruajë të njëjtin intensitet të operacionit dhe se si do të reagojë Irani ndaj një përplasjeje që po zhvillohet gjithnjë e më shumë në det.

Artikulli para

Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore

Artikulli pas

Kreu i IEA-së jep alarmin për Hormuzin: Nëse nuk rifillon furnizimi, bota rrezikon krizë energjetike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali
Aviacion

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

16 Tetor, 2026
Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?
Ekonomi

Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?

16 Tetor, 2026
Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria
Aviacion

Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria

16 Tetor, 2026
Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën, qyteti i Lezhës më i lirë
Ekonomi

Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën, qyteti i Lezhës më i lirë

16 Tetor, 2026
Sa para u mbeten familjeve europiane pas pagesës së qirasë? Ku janë më të shtrenjtat
Ekonomi

Sa para u mbeten familjeve europiane pas pagesës së qirasë? Ku janë më të shtrenjtat

16 Tetor, 2026
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

Kreu i IEA-së jep alarmin për Hormuzin: Nëse nuk rifillon furnizimi, bota rrezikon krizë energjetike

Të Përzgjedhura

SKANDALI/ Banorët çojnë në gjykatë HEC-in Zall Gjoçaj, kompania Seka Hydropower i padit për prishje imazhi, shteti HESHT
Fokus

SKANDALI/ Banorët çojnë në gjykatë HEC-in Zall Gjoçaj, kompania Seka Hydropower i padit për prishje imazhi, shteti HESHT

Nga SkyWeb
21 Tetor, 2025
0

Aktivistët e Zall Gjoçajt, Adem Xhokola dhe Dhimitër Koleci, bashkë me protestuesin dhe përkrahësin e kauzave mjedisore Jorgji Locaj janë vënë së...

Lexo të plotë
Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

27 Dhjetor, 2025
Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës

MIE nis procedurat për anulimin e koncensionit për Aeroportin e Vlorës, po tani?

5 Gusht, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?

Bie numri i shqiptarëve, BE urdhëroi largimin e mbi 108 mijë shtetasve jo-europianë gjatë fillimit të këtij viti

1 Korrik, 2026
Shqipëria përmirëson ndjeshëm mesataren e IQ-së, renditet e 19-ta në botë

Shqipëria përmirëson ndjeshëm mesataren e IQ-së, renditet e 19-ta në botë

9 Janar, 2026

Të Fundit

A janë të sigurta suplementet e proteinave për adoleshentët? Çfarë thonë ekspertët

A janë të sigurta suplementet e proteinave për adoleshentët? Çfarë thonë ekspertët

16 Tetor, 2026
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, nga lufta kundër epidemive te mjekët e familjes

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, nga lufta kundër epidemive te mjekët e familjes

16 Tetor, 2026
Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina

Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina

16 Tetor, 2026
Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!

Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!

16 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr