• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 19 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

MIE nis procedurat për anulimin e koncensionit për Aeroportin e Vlorës, po tani?

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Gusht, 2026
në Aviacion, Fokus, Kryesore
A A
0
Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mësohet se ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Vendimi lidhet me mosrealizimin e detyrimeve kontraktore dhe tejkalimin e afateve për përfundimin e projektit.

Siç kishte raportuar më herët Skyweb.al, (Shih KËTU dhe KËTU) ministria po shqyrtonte mundësinë e ndërprerjes së koncesionit pas bllokimit të punimeve dhe konfliktit mes aksionerëve.

Punimet në aeroport vijojnë të jenë të pezulluara, ndërsa përplasja mes kompanive është zhvendosur në gjykata.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi në qershor se palëve u ishte lënë një afat 30-ditor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Shkrim i skyweb.al, janar 2026
Shkrim i skyweb.al, janar 2026

 

Qëllimi ishte zhbllokimi i administrimit të shoqërisë koncesionare dhe rikthimi i punimeve në kantier.

Megjithatë, konflikti nuk u zgjidh dhe punimet nuk rifilluan normalisht. Përplasja lidhet me pronësinë e aksioneve, të drejtën e votës dhe kontrollin e administrimit të kompanisë koncesionare.

“2A Group” pretendon se ka blerë një pjesë të aksioneve të “Mabco”-s, ndërsa kjo e fundit e ka kundërshtuar vlefshmërinë e transferimit.

Mosmarrëveshja solli vendime të ndryshme gjyqësore dhe përplasje për kontrollin e kantierit.

Me aktivizimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës, qeveria kalon në fazën tjetër të mekanizmave të parashikuar në marrëveshjen koncesionare.

Ndërkohë, pronari i “Mabco”-s, Behgjet Pacolli, reagoi publikisht mbrëmjen e kaluar.  Ai deklaroi se kompania do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar për çështjen e Aeroportit të Vlorës.

Sipas reagimit të “Mabco”-s, procedurat për ndjekjen e konfliktit në arbitrazh kanë nisur tashmë. Kompania kishte paralajmëruar edhe më herët se mund të ngrinte padi kundër shtetit shqiptar, duke iu referuar marrëveshjes koncesionare dhe traktatit të investimeve mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Punimet për ndërtimin e aeroportit nisën zyrtarisht në nëntor 2021.

Sipas planit fillestar, ndërtimi duhej të përfundonte brenda rreth tre vjetësh dhe aeroporti të niste operimet gjatë vitit 2025.

Afatet janë tejkaluar, ndërsa aeroporti vazhdon të mos jetë funksional.

Nisja e procedurës për prishjen e koncesionit dhe paralajmërimi për arbitrazh hapin një fazë të re të konfliktit për të ardhmen e projektit. /skyweb.al

Etiketat: behgjet pacollivalon ademi
Artikulli para

Pse i vonon Toni Gogu dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca?

Artikulli pas

Sherri me Valon Ademin bllokoi investimin strategjik në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli kërcënon Shqipërinë me Arbitrazh pas ndërhyrjes së qeverisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi
Ekonomi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

19 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore

19 Shtator, 2026
SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin
Aktualitet

SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin

19 Shtator, 2026
Investigimi zbulon se si Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit
Ekonomi

Investigimi zbulon se si Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

19 Shtator, 2026
Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë
Ekonomi

Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë

18 Shtator, 2026
Artikulli pas
Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug

Sherri me Valon Ademin bllokoi investimin strategjik në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli kërcënon Shqipërinë me Arbitrazh pas ndërhyrjes së qeverisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Albkrom te Albbakër dhe Petrol Alba, qeveria mbyll ndërmarrjet shtetërore fantazmë
Ekonomi

Nga Albkrom te Albbakër dhe Petrol Alba, qeveria mbyll ndërmarrjet shtetërore fantazmë

Nga SkyWeb
29 Janar, 2026
0

Pas më shumë se 20 vitesh zvarritjeje, shteti shqiptar po ndërhyn për t’i dhënë fund një kapitulli problematik të ekonomisë...

Lexo të plotë
Temperatura deri në -15 gradë Celsius, ARRSH: Si është gjendja e rrugëve

Temperatura deri në -15 gradë Celsius, ARRSH: Si është gjendja e rrugëve

12 Janar, 2026
Një bukuri Mesdhetare me çmime (ende) të arsyeshme, media e njohur u sugjeron bregdetin shqiptar britanikëve

Një bukuri Mesdhetare me çmime (ende) të arsyeshme, media e njohur u sugjeron bregdetin shqiptar britanikëve

22 Qershor, 2025
Zjarr në Durrës, digjen kazanët dhe tre automjete: pse TPL nuk mbulon dëmin dhe cili sigurim aktivizohet?

Zjarr në Durrës, digjen kazanët dhe tre automjete: pse TPL nuk mbulon dëmin dhe cili sigurim aktivizohet?

7 Gusht, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

Nafta i rikthehet shtrenjtimit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

13 Prill, 2026

Të Fundit

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

19 Shtator, 2026
IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

19 Shtator, 2026
One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

19 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr