• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Hakerët çajnë “kasafortën” e Lihtenshtejnit, ekspozohen pronarët pas mijëra kompanive dhe fondacioneve

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Hakerët çajnë “kasafortën” e Lihtenshtejnit, ekspozohen pronarët pas mijëra kompanive dhe fondacioneve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Për dekada, Lihtenshtejni ka qenë një nga adresat më të sigurta të botës për të pasurit që kërkonin të administronin pasurinë larg syrit të publikut. Por në fund të korrikut, pikërisht elementi mbi të cilin principata ndërtoi reputacionin e saj – fshehtësia – mori një goditje të fortë.

Hakerët depërtuan për disa orë në regjistrin zyrtar ku ruhen të dhënat e pronarëve përfitues të kompanive, fondacioneve dhe strukturave të tjera juridike.

Sipas Bloomberg, sulmi preku rreth 31 mijë subjekte, ndërsa nuk ka prova se janë vjedhur para apo se është hyrë në llogari bankare.

Ajo që mund të jetë marrë, megjithatë, është po aq e ndjeshme: identiteti i personave realë që qëndrojnë pas pasurive të fshehura në struktura të ndërlikuara ligjore.

Një vilë, një portofol investimesh apo miliona euro mund të regjistrohen në emër të një kompanie, e cila kontrollohet nga një tjetër subjekt dhe në fund nga një fondacion.

Regjistri i sulmuar ishte pikërisht “çelësi” që lidhte këtë zinxhir me pronarin përfundimtar.

Lihtenshtejni është përballur edhe më parë me skandale të lidhura me fshehtësinë financiare, më i madhi prej të cilëve shpërtheu në vitin 2008 me listën e klientëve të bankës LGT.

Presioni nga SHBA-ja dhe vendet europiane e detyroi më pas principatën të rrisë transparencën dhe të forcojë rregullat kundër pastrimit të parave.

Në vitin 2015 vendi nënshkroi marrëveshje me BE-në për shkëmbimin e informacionit financiar, ndërsa nga viti 2021 kompanitë dhe fondacionet duhet të deklarojnë pronarët përfitues.

Megjithatë, këto të dhëna nuk janë publike dhe aksesohen vetëm nga autoritetet apo institucionet e autorizuara.

Në fund të vitit 2025, Lihtenshtejni kishte rreth 22,927 struktura ligjore, për një popullsi prej vetëm rreth 41 mijë banorësh.

Fondacionet mbeten një nga instrumentet më të përdorura nga familjet e pasura për të ruajtur dhe transferuar pasurinë ndër breza.

Vetë përdorimi i tyre është i ligjshëm, për sa kohë pasuritë deklarohen dhe paguhen detyrimet fiskale.

Por këtë herë hakerët nuk goditën paratë e miliarderëve; goditën pikërisht atë që Lihtenshtejni ka shitur për dekada: sekretin e tyre. /skyweb.al

Etiketat: lihteshtejn
Artikulli para

Mbjellja e flokëve shkon keq/ I paralizuan skalpin e kokës dhe e rrahën, pacienti kërkon dëmshpërblim nga Spitali Sante Plus: Një histori mes skandalit, operacionit policor dhe arratisë

Artikulli pas

SHBA-ja i thotë “JO” naftës saudite gjatë Korrikut, herë të parë në mbi 40 vjet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shteti paralel i Ergys Agasit
Aktualitet

Shteti paralel i Ergys Agasit

23 Shtator, 2026
Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të 2026

23 Shtator, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?
Ekonomi

Pensioni privat deri pesë vjet përpara pensionit ligjor, kontributet e punëdhënësit fitohen brenda tre vjetësh

23 Shtator, 2026
Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme
Ekonomi

Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

23 Shtator, 2026
LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve
Ekonomi

LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve

23 Shtator, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

LIGJI/ Sherret për apartamentet, objekti legalizohet pa pronar të përcaktuar, gjykata vendos më vonë kujt i takon

23 Shtator, 2026
Artikulli pas
SHBA-ja i thotë “JO” naftës saudite gjatë Korrikut, herë të parë në mbi 40 vjet

SHBA-ja i thotë "JO" naftës saudite gjatë Korrikut, herë të parë në mbi 40 vjet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët tërhiqen nga floriri në Shqipëri, argjendaritë: Çfarë blejnë në shumë
Aktualitet

Turistët tërhiqen nga floriri në Shqipëri, argjendaritë: Çfarë blejnë në shumë

Nga SkyWeb
7 Gusht, 2025
0

Jo vetëm për të shijuar plazhet e vendit në jug apo bukuritë e maleve shqiptare, por edhe pse jo për...

Lexo të plotë
“Inspektori nuk do zgjedhë më kë të kontrollojë”, Sula: Brenda marsit 2027 vendos sistemi, inspektorët do të pajisen me kamera

“Inspektori nuk do zgjedhë më kë të kontrollojë”, Sula: Brenda marsit 2027 vendos sistemi, inspektorët do të pajisen me kamera

11 Shtator, 2026
“Dua ta provoj patjetër”: Si po ndikon TikTok-u në atë që hanë adoleshentët

“Dua ta provoj patjetër”: Si po ndikon TikTok-u në atë që hanë adoleshentët

20 Gusht, 2026
Nafta kalon mbi 108 dollarë për fuçi pas sulmit në Hormuz dhe mbylljes së tubacionit të Arabisë Saudite

Çmimi i naftës zbret nën 100 dollarë për fuçi pas sinjaleve për dialog mes SHBA-së dhe Iranit

23 Shtator, 2026
Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015

Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015

26 Maj, 2026

Të Fundit

Shteti paralel i Ergys Agasit

Shteti paralel i Ergys Agasit

23 Shtator, 2026
Avioni pa pilot kryen fluturimin e parë nga Kalifornia në Karolinën e Veriut

Avioni pa pilot kryen fluturimin e parë nga Kalifornia në Karolinën e Veriut

23 Shtator, 2026
Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të 2026

23 Shtator, 2026
Droga e lirë që përdorin adoleshentët, mjekët thonë se ketamina shkatërron fshikëzën e urinës

Droga e lirë që përdorin adoleshentët, mjekët thonë se ketamina shkatërron fshikëzën e urinës

23 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr