• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Fokus

Nis “patronazhimi financiar” pas atij politik për shqiptarët, si do të profilizohen në mënyrë kapilare qytetarët në shërbim të bankave

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Gusht, 2026
në Fokus, Kryesore
A A
0
Nis “patronazhimi financiar” pas atij politik për shqiptarët, si do të profilizohen në mënyrë kapilare qytetarët në shërbim të bankave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përgatitet të krijojë Byrotë private të Kreditit, kompani që do të mbledhin dhe përpunojnë të dhëna financiare për qytetarët dhe bizneset, për të ndërtuar një profil të aftësisë së tyre paguese.

Siç ka raportuar skyweb.al edhe më herët gjatë ditës së sotme, sistemi mund të shihet si një lloj “patronazhimi financiar”, ku për çdo individ do të krijohet një dosje që tregon si ka paguar kreditë dhe detyrimet e tjera dhe sa i besueshëm konsiderohet për të marrë financim.

Mbi këto të dhëna, Byrotë do të mund të llogarisin edhe një “credit score”, pra një pikëzim të besueshmërisë financiare. Ai do të prodhohet përmes modeleve statistikore, matematikore ose algoritmike dhe mund të përdoret nga bankat dhe kredidhënësit kur vendosin nëse japin kredi dhe me çfarë kushtesh.

Shqiptarët drejt “credit score”/ Nga kreditë te faturat e tatimet, çfarë do të përmbajë profili financiar

Por informacioni nuk do të vijë vetëm nga bankat. Projektligji lejon që të dhëna të furnizojnë edhe Tatimet, bashkitë, kompanitë e sigurimeve, energjisë, gazit, ujësjellësit, telefonisë, internetit dhe postës, si dhe kompani të tjera ndaj të cilave qytetarët kanë detyrime pagese.

Në profil mund të përfshihen kreditë e marra apo të kërkuara, shumat e papaguara, vonesat, statusi i punësimit, detyrimet tatimore të prapambetura, vendime gjyqësore që lidhen me borxhet dhe vetë renditja kreditore.

Pra, një bankë që shqyrton një kërkesë për kredi nuk do të shohë vetëm nëse ke pasur kredi më parë, por mund të ketë përpara një pamje shumë më të gjerë të sjelljes tënde financiare.

Të dhënat mbi ecurine e shlyerjes së kredive nga individët apo bizneset tani mbahen në Regjistrin e Kredive që administrohet nga Banka e Shqipërisë. Pra, historiku mbi shlyerjen e kredisë nuk është diçka e re që prodhon ky ligj, por mbledhja e informacionit do të jetë më e gjerë dhe më kapilare.

Byrotë do të jenë kompani private, të licencuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Bankat dhe institucionet financiare jo-banka mund të jenë aksionere, por së bashku nuk mund të zotërojnë më shumë se 49% të kapitalit me të drejtë vote dhe nuk mund të kontrollojnë Byronë.

Baza fillestare e sistemit do të ushqehet edhe nga Regjistri i Kredive i Bankës së Shqipërisë, informacioni i të cilit mund t’u vihet në dispozicion Byrove sipas kushteve të parashikuara në ligj.

Qytetari do të ketë të drejtë të marrë raportin e vet, të shohë nga kanë ardhur të dhënat dhe kush e ka kontrolluar profilin e tij, si dhe të kundërshtojë informacionet që i konsideron të pasakta.

Në thelb, projektligji krijon një sistem ku historia financiare e çdo shqiptari mund të kthehet në një profil dhe në një pikëzim, që më pas do të përdoret në vendimmarrjen për kredi. /skyweb.al

Etiketat: credit scorefinanciarpatronazhim
Artikulli para

Kalimi i tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, Kadastra sqaron procedurat

Artikulli pas

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Borxhi global arrin rekordin 365 trilionë dollarë
Ekonomi

Borxhi global arrin rekordin 365 trilionë dollarë

24 Shtator, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

24 Shtator, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Begaj thërret në takim ministrin e Brendshëm, kreun e Policisë dhe drejtuesin e SHISH-it

24 Shtator, 2026
Rastet e helmimit të turistëve të huaj në Shqipëri shqetësojnë agjencitë turistike polake
Kryesore

Rastet e helmimit të turistëve të huaj në Shqipëri shqetësojnë agjencitë turistike polake

24 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!
Ekonomi

Gratë shqiptare janë më të arsimuara se burrat, por paguhen më pak

24 Shtator, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

LIGJI/ Sherret për apartamentet, objekti legalizohet pa pronar të përcaktuar, gjykata vendos më vonë kujt i takon

24 Shtator, 2026
Artikulli pas
Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

AI po kthehet në rrezik për bankat, BQE kërkon mbrojtje më të shpejtë kibernetike
Ekonomi

AI po kthehet në rrezik për bankat, BQE kërkon mbrojtje më të shpejtë kibernetike

Nga SkyWeb
25 Maj, 2026
0

Banka Qendrore Europiane po u kërkon bankave të eurozonës të përshpejtojnë përgatitjet përballë rreziqeve të reja kibernetike që lidhen me...

Lexo të plotë
Avionit të Ryanair i shpërthyen katër goma gjatë uljes në Bergamo, raporti zbulon gabimet e ekuipazhit

Avionit të Ryanair i shpërthyen katër goma gjatë uljes në Bergamo, raporti zbulon gabimet e ekuipazhit

29 Korrik, 2026
Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit

Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit

21 Shtator, 2026
Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

14 Tetor, 2025
Paga 1 200 euro për sanitare në jug, mungesa e fuqisë punëtore rrit presionin ndaj punëdhënësve

Paga 1 200 euro për sanitare në jug, mungesa e fuqisë punëtore rrit presionin ndaj punëdhënësve

8 Maj, 2026

Të Fundit

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

Si e tradhtoi Fatjon Kalluci SPAK-un, i nisi Ergys Agasit fotot e ekspertizës së dokumenteve të SHISH që u gjetën brenda Range Roverit

25 Shtator, 2026
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

Shqiptarët po hanë mish si asnjëherë më parë, dalin shifrat

24 Shtator, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

Sigurimet drejt standardeve të BE, kapitali do të lidhet me rrezikun dhe forcohet mbrojtja e klientëve

24 Shtator, 2026
Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

24 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr