• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Paga 1 200 euro për sanitare në jug, mungesa e fuqisë punëtore rrit presionin ndaj punëdhënësve

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
Paga 1 200 euro për sanitare në jug, mungesa e fuqisë punëtore rrit presionin ndaj punëdhënësve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mungesa e fuqisë punëtore në turizëm vijon të mbetet një nga problemet kryesore edhe për sezonin veror 2026, duke detyruar bizneset në jug të vendit të rrisin pagat dhe të ofrojnë kushte shtesë për të tërhequr punonjës.

Sipas të dhënave nga agjencitë e ndërmjetësimit të punësimit, të cilave iu referohet Monitor, hotelet, restorantet dhe baret në zona si Ksamili, Saranda dhe Dhërmi po kërkojnë masivisht punonjës për shërbime bazë, si sanitare dhe pjatalarëse, me paga që arrijnë deri në 1200 euro në muaj.

Pozicionet më të kërkuara mbeten ato të pastrimit dhe shërbimit ndihmës. Sanitaret në hotele dhe resorte paguhen nga 100 mijë deri në 120 mijë lekë në muaj, ndërsa pjatalarëset arrijnë deri në 120 mijë lekë. Në zona të tjera si Shkëmbi i Kavajës kërkohen edhe punonjës për shërbime plazhi me paga deri në 80 mijë lekë.

Përveç pagës, shumica e bizneseve ofrojnë akomodim dhe ushqim falas, në një përpjekje për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore në treg.

Drejtues të agjencive të punësimit raportojnë se ofertat këtë vit janë rritur me rreth 20% krahasuar me një vit më parë, ndërsa kërkesa mbetet e lartë, sidomos në zonat turistike të Vlorës, Sarandës dhe Potamit.

Sipas tyre, një pjesë e punonjësve që më parë emigronin për punë sezonale jashtë vendit, po zgjedhin të punojnë në Shqipëri për paga që variojnë nga 800 deri në 1000 euro në muaj, duke e bërë më të leverdishëm qëndrimin në vend.

Megjithatë, tregu mbetet i paekuilibruar. Rreth 75% e kërkesës së bizneseve është për punonjës vendas, ndërsa 25% mbulohet nga punëtorë të huaj, çka tregon mungesën e ofertës së brendshme.

Edhe gjatë sezonit të kaluar, pagat në sektorin e shërbimeve arritën nivele të larta, duke shkuar deri në 250 mijë lekë për pozicione të specializuara si kuzhinierët. Rritja e pagave, sipas përfaqësuesve të sektorit, është rezultat i një tregu të deformuar, ku kërkesa për punëtorë është e lartë, ndërsa oferta mbetet e kufizuar dhe shpesh pa trajnim profesional.

Pavarësisht rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve, bizneset në turizëm vijojnë të përballen me të njëjtin problem çdo vit: mungesën e stafit të mjaftueshëm për të përballuar fluksin në rritje të turistëve.

Etiketat: pagasanitare
Artikulli para

Në Shqipëri udhëheqin gratë, më shumë shefe se në të gjithë rajonin

Artikulli pas

Propozimet për ndryshimet në Kodin Rrugor: Shoferët që kapen me alkoolin 0.5 gr/l u hiqet patenta përgjithmonë, ashpërsohen edhe gjobat

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Ekonomi

Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë

6 Nëntor, 2026
Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII
Ekonomi

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
Afati ligjor, 31 000 biznese dorëzuan bilancet në kohë: Probleme me sistemin, pavarësisht tenderëve milionësh të shërbimit
Ekonomi

Bilancet gabim të institucioneve, gjoba deri në tri paga për zyrtarët përgjegjës

6 Nëntor, 2026
Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite
Ekonomi

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

6 Nëntor, 2026
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm
Ekonomi

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës
Ekonomi

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Propozimet për ndryshimet në Kodin Rrugor: Shoferët që kapen me alkoolin 0.5 gr/l u hiqet patenta përgjithmonë, ashpërsohen edhe gjobat

Propozimet për ndryshimet në Kodin Rrugor: Shoferët që kapen me alkoolin 0.5 gr/l u hiqet patenta përgjithmonë, ashpërsohen edhe gjobat

Të Përzgjedhura

Trump i prerë: Nuk ua harroj KURRË nëse më thoni JO për Groenlandën, është vetëm një copë akulli
Aktualitet

Trump i prerë: Nuk ua harroj KURRË nëse më thoni JO për Groenlandën, është vetëm një copë akulli

Nga SkyWeb
21 Janar, 2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka ritheksuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos ambicien e tij dhe të Shteteve të Bashkuara...

Lexo të plotë
Investimet e huaja: kryesojnë Turqia dhe Italia, rritet Kosova

Investimet e huaja: kryesojnë Turqia dhe Italia, rritet Kosova

26 Shtator, 2025
Europa ndahet për makinat me benzinë e naftë, 7 vende kërkojnë të mos zbuten rregullat

Europa ndahet për makinat me benzinë e naftë, 7 vende kërkojnë të mos zbuten rregullat

9 Qershor, 2026
Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

15 Dhjetor, 2025
Rama për Paketën e Maleve: Banorët mezi po e presin, Zvicra e vogël do bahet, se s’ban

Rama për Paketën e Maleve: Banorët mezi po e presin, Zvicra e vogël do bahet, se s’ban

21 Korrik, 2026

Të Fundit

“Revoltë” brenda Google, punonjësit kundër përdorimit të AI në projekte ushtarake sekrete

Google kufizon Inteligjencën Artificiale në shkollat amerikane

6 Nëntor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë

6 Nëntor, 2026
Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

6 Nëntor, 2026
Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr