• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Kurthi” i ri për ata që kërkojnë punë, sistemet e AI zbulojnë minimumin e pagës që do të pranonit

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Gusht, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
“Kurthi” i ri për ata që kërkojnë punë, sistemet e AI zbulojnë minimumin e pagës që do të pranonit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Inteligjenca artificiale po krijon një rrezik të ri për punonjësit me algoritme që mund të përllogarisin jo sa meriton të paguhesh, por sa është paga më e ulët që je i gatshëm të pranosh për të marrë një vend pune.

Praktika njihet si “surveillance pay”, ose paga e përcaktuar përmes mbikëqyrjes së të dhënave, dhe po ngre shqetësime të forta për mënyrën se si teknologjia mund të ndryshojë negociimin mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Logjika është e thjeshtë: Sa më shumë të dhëna të ketë një sistem për një kandidat, aq më mirë mund të vlerësojë sa i nevojitet atij puna dhe sa fuqi ka për të negociuar pagën.

Të dhëna mbi situatën financiare, kredi apo borxhe, vendndodhjen, sjelljen online dhe elementë të tjerë të profilit të individit mund të përdoren për të krijuar një vlerësim mbi gatishmërinë e tij për të pranuar një ofertë.

Për shembull, një kandidat që rezulton nën presion financiar mund të konsiderohet më pak i prirur të refuzojë një pagë të ulët. Algoritmi nuk ka nevojë të dijë me siguri se personi është në vështirësi; mjafton të llogarisë probabilitetin që ai ka më shumë nevojë për punën sesa një kandidat tjetër.

Kështu, teknologjia që prej vitesh përdoret nga platformat online për të përcaktuar çmimin maksimal që një konsumator mund të paguajë, mund të përdoret në drejtim të kundërt në tregun e punës, për të zbuluar minimumin që një punonjës do të pranonte të paguhej.

Një studim i Washington Center for Equitable Growth analizoi rreth 500 kompani që zhvillojnë programe për menaxhimin e personelit, monitorimin e punonjësve dhe analizën e performancës. Studiuesit identifikuan 20 ofrues teknologjie me produkte që paraqesin rrezik të lartë për krijimin e sistemeve të tilla të pagesës.

Dhe fenomeni nuk kufizohet më te shoferët e Uber apo Lyft.

Teknologji të ngjashme po shtrihen në shëndetësi, shitje me pakicë, logjistikë dhe shërbimin ndaj klientit, ndërsa sistemet mund të lidhen drejtpërdrejt me programet e burimeve njerëzore dhe listëpagesat e kompanive.

Një shembull domethënës vjen nga sektori shëndetësor amerikan.

Platforma si ShiftKey dhe Clipboard Health përdoren nga spitale dhe qendra kujdesi për të plotësuar turnet e lira me infermierë dhe asistentë shëndetësorë.

Punonjësit mund të përballen me një sistem ku duhet të tregojnë pagën më të ulët për orë që janë të gatshëm të pranojnë për një turn.

Nëse disa punonjës konkurrojnë për të njëjtën punë, secili ka motiv të ulë kërkesën e tij për pagën për të rritur mundësinë që të përzgjidhet.

Rezultati është ajo që studiuesit e quajnë “garë drejt minimumit” ku punonjësit konkurrojnë kundër njëri-tjetrit duke ofruar punën e tyre gjithnjë e më lirë.

Algoritmet mund të ndikojnë gjithashtu te turnet që i jepen një punonjësi, orët shtesë, bonuset dhe shpërblimet, duke bërë që dy persona që kryejnë punë të ngjashme të përfundojnë me të ardhura të ndryshme.

Problemi më i madh është se punonjësi mund të mos e dijë fare se çfarë po ndodh.

Një kandidat mund të marrë një ofertë page dhe ta konsiderojë atë si vlerën që kompania i ka caktuar pozicionit, ndërkohë që pas saj mund të qëndrojë një sistem që ka përllogaritur se pikërisht ai kandidat do ta pranonte atë shumë.

Shqetësimi ka arritur tashmë edhe te ligjvënësit amerikanë. Në Colorado u tentua ndalimi i përdorimit të të dhënave personale, si historiku i kërkimeve, vendndodhja apo informacioni financiar, për përcaktimin algoritmik të pagave dhe çmimeve.

Projektligji kaloi në legjislaturën e shtetit, por u vendos më pas veto nga guvernatori Jared Polis, i cili argumentoi se ndalimi ishte tepër i gjerë dhe mund të prekte edhe përdorime të ligjshme të teknologjisë.

Debati megjithatë sapo ka nisur. Sepse përdorimi i AI për pagat mund të ndryshojë një nga parimet bazë të tregut të punës. Në vend që paga të përcaktohet kryesisht nga pozicioni, eksperienca, aftësitë dhe produktiviteti, algoritmi mund të përpiqet të zbulojë diçka krejt tjetër: Sa pak mund të të ofrojë punëdhënësi pa rrezikuar që ti të thuash “jo”. /skyweb.al 

Etiketat: AIpagapaga minimalepunonjesit
Artikulli para

Demët nga zjarret mund t’i kushtojnë Shqipërisë deri në 7% të PBB-së

Artikulli pas

Si mund t’a rinisni jetën 60 vjeç

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…
Ekonomi

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin
Ekonomi

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

1 Tetor, 2026
Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk
Ekonomi

Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

1 Tetor, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë
Ekonomi

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
Artikulli pas
Si mund t’a rinisni jetën 60 vjeç

Si mund t'a rinisni jetën 60 vjeç

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama u ankua për mamanë e shokut të tij, i përgjigjet mjekja: Pyete sa e ka pensionin, sa paguan për medikamentet
Shëndet

Rama u ankua për mamanë e shokut të tij, i përgjigjet mjekja: Pyete sa e ka pensionin, sa paguan për medikamentet

Nga Editor
4 Korrik, 2026
0

Mjekja Alketa Ibranji i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shërbimin shëndetësor parësor dhe vonesat e raportuara nga...

Lexo të plotë
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Prodhimi i energjisë rritet me 63%, konsumi dhe humbjet ndjekin të njëjtën tendencë

21 Maj, 2026
Rama: Do merret leje edhe për muret rrethuese, kanë “gllabëruar” trotuaret

Rama: Do merret leje edhe për muret rrethuese, kanë “gllabëruar” trotuaret

3 Tetor, 2025
Identiteti digjital, Vietnami mbyll 86 milionë llogari bankare

Identiteti digjital, Vietnami mbyll 86 milionë llogari bankare

20 Tetor, 2025
Kërkojnë qiranë, banorët e Patos-Marinzë protestojnë para Bankers Petroleum

Kërkojnë qiranë, banorët e Patos-Marinzë protestojnë para Bankers Petroleum

22 Korrik, 2026

Të Fundit

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr