• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 17 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Lamallari njofton ngritjen e njësisë kundër krimeve mjedisore në Policinë e Shtetit

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
0
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Policia e Shtetit do të krijojë një njësi të re të posaçme kundër krimeve mjedisore, me fokus te hetimi i zjarreve, dëmtimit të pyjeve dhe veprave të tjera penale që cenojnë mjedisin.

Njoftimi u bë nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, gjatë një takimi me drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit në 12 qarqe, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita.

Lamallari kërkoi ndryshim të qasjes së Policisë ndaj zjarreve, duke theksuar se puna nuk duhet të përfundojë me shuarjen e flakëve, por të vazhdojë me hetimin e shkaqeve dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

“Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket. Aty fillon pyetja se pse ndodhi, kush e shkaktoi dhe nëse pas tij fshihet një vepër penale”, deklaroi ministri.

Sipas tij, çdo zjarr i dyshimtë duhet të hetohet profesionalisht dhe në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, Emergjencat Civile, komunitetin dhe Prokurorinë.

Lamallari kërkoi gjithashtu përdorimin më të madh të teknologjisë dhe ekspertizës forenzike, brenda dhe jashtë vendit, për dokumentimin e provave dhe ndjekjen penale të autorëve.

Ministri vuri theksin edhe te dëmi i shkaktuar nga zjarret gjatë këtij viti, veçanërisht në fondin pyjor, duke e cilësuar rikuperimin e sipërfaqeve të djegura si një proces që mund të kërkojë vite apo edhe gjenerata.

Në të njëjtin takim, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kërkoi nga drejtuesit vendorë më shumë angazhim në tre fusha: sigurinë publike, sigurinë rrugore dhe sigurinë detare.

Hita kërkoi reagim më të shpejtë ndaj konflikteve dhe shqetësimeve të qytetarëve, ndërsa theksoi se performanca e Policisë nuk matet vetëm me rezultatet operacionale, por edhe me mënyrën e komunikimit dhe sjelljen ndaj publikut.

Krijimi i njësisë së re për krimet mjedisore vjen në një kohë kur zjarret dhe dëmet në pyje janë kthyer në një nga problematikat më të mëdha të sezonit veror. /skyweb.al

Etiketat: krimet mjedisore
Artikulli para

Eksportet rikthehen me rritje, por vijon kriza te tekstilet: “Shperthen” tregtia me Kinën

Artikulli pas

Proteza revolucionare me material kockash shpëton këmbën e pacientit, mjekët shmangin amputimin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Punimet në Tiranë-Durrës, po diskutohet një rrethrrotullim në Kashar
Aktualitet

Punimet në Tiranë-Durrës, po diskutohet një rrethrrotullim në Kashar

17 Gusht, 2026
Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve
Aktualitet

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve

17 Gusht, 2026
Del dokumenti: Brukseli po monitoron UFO-t në fshehtësi
Aktualitet

Del dokumenti: Brukseli po monitoron UFO-t në fshehtësi

17 Gusht, 2026
S’ka inxhinierë të besuar, Policia anulon tenderin “sekret” për sistemin e komunikimit të brendshëm
Aktualitet

S’ka inxhinierë të besuar, Policia anulon tenderin “sekret” për sistemin e komunikimit të brendshëm

17 Gusht, 2026
Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi
Aktualitet

Kujdes nga SMS-të! Mashtruesit kërkojnë të vjedhin të dhënat dhe paratë tuaja

15 Gusht, 2026
Situata e zjarreve në Shqipëri, BE gati të ndërhyjë
Aktualitet

Situata e zjarreve në Shqipëri, BE gati të ndërhyjë

15 Gusht, 2026
Artikulli pas
Proteza revolucionare me material kockash shpëton këmbën e pacientit, mjekët shmangin amputimin

Proteza revolucionare me material kockash shpëton këmbën e pacientit, mjekët shmangin amputimin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale
Aktualitet

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

Nga SkyWeb
30 Maj, 2025
0

Qeveria ka miratuar një vendim, i cili ngarkon Koroporatën e Investimeve Shqiptare për transformimin e zonës së ish-kombinatit Metalurgjik në...

Lexo të plotë
Të ushqyerit keq, Shqipëria dhe rajoni në krye të listës së Europës për diabetin

Të ushqyerit keq, Shqipëria dhe rajoni në krye të listës së Europës për diabetin

21 Nëntor, 2025
IATA njofton shkurtime fluturimesh gjatë sezonit të verës për shkak të mungesës së karburantit

IATA njofton shkurtime fluturimesh gjatë sezonit të verës për shkak të mungesës së karburantit

20 Prill, 2026
Nis sot regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta, publikohet procedura dhe afati

Nis sot regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta, publikohet procedura dhe afati

6 Korrik, 2026
Noterët në fokusin e AIF për pastrimin e parave, më pak se gjysma e rasteve të shqyrtuara përfunduan me gjoba

Noterët në fokusin e AIF për pastrimin e parave, më pak se gjysma e rasteve të shqyrtuara përfunduan me gjoba

8 Prill, 2025

Të Fundit

Të jesh i vëmendshëm mund të ndikojë në atë që ndodh brenda trupit, zbulon studimi

Të jesh i vëmendshëm mund të ndikojë në atë që ndodh brenda trupit, zbulon studimi

17 Gusht, 2026
Punimet në Tiranë-Durrës, po diskutohet një rrethrrotullim në Kashar

Punimet në Tiranë-Durrës, po diskutohet një rrethrrotullim në Kashar

17 Gusht, 2026
Proteza revolucionare me material kockash shpëton këmbën e pacientit, mjekët shmangin amputimin

Proteza revolucionare me material kockash shpëton këmbën e pacientit, mjekët shmangin amputimin

17 Gusht, 2026
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën

Lamallari njofton ngritjen e njësisë kundër krimeve mjedisore në Policinë e Shtetit

17 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr