• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Gusht, 2026
në Turizëm
A A
0
Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Suedia nuk është vendi i parë që të vjen ndër mend kur flitet për verëra të nivelit botëror. Por një kantinë në jug të vendit po sfidon Francën, Italinë dhe Spanjën, duke fituar vlerësime që deri pak vite më parë do të dukeshin të pamundura.

Në një degustim të verbër të zhvilluar në vitin 2024, ku përballë njëra-tjetrës u vendosën 12 nga verërat më të mira evropiane dhe 12 verëra suedeze, një panel prej 18 ekspertësh ndërkombëtarë shpalli fituese Immelen, verën e bardhë të kantinës Kullabergs në rajonin Skåne, në jug të Suedisë.

Vera suedeze la pas etiketa të njohura nga Franca, Italia dhe Spanja. Suksesi ishte aq i madh sa Immelen u zgjodh më pas për t’u servirur në banketin e Çmimeve Nobel në Stokholm.

Sipas The Economist, ky moment shënoi një lloj “daljeje në skenë” për industrinë suedeze të verës.

Suedia është një vend shumë i ri në këtë industri. Prodhimi komercial i verës u miratua nga Bashkimi Europian vetëm në vitin 1999, ndërsa sot në vend funksionojnë rreth 50 kantina komerciale. Prodhimi mbetet shumë i vogël krahasuar me fuqitë tradicionale të verës, por po rritet me shpejtësi.

Një nga faktorët që ka ndihmuar është ngrohja e klimës. Temperaturat më të larta kanë bërë të mundur kultivimin më të mirë të rrushit në veri të Europës, ndërsa ditët shumë të gjata të verës suedeze sigurojnë orë të shumta dielli. Pjekja më e ngadaltë e rrushit mund të ndihmojë gjithashtu në zhvillimin e aromave më komplekse.

Megjithatë, ndryshimet klimatike kanë edhe anën tjetër. Victor Dahl, drejtues i Kullabergs, thotë se moti është bërë shumë më i paparashikueshëm dhe se që prej vitit 2018 pothuajse çdo sezon prodhimi ka qenë i ndryshëm.

Immelen prodhohet kryesisht nga varieteti Solaris, një rrush i krijuar në vitin 1975 nga kryqëzime që përfshijnë Riesling dhe Pinot Gris dhe që sot është varieteti më i kultivuar në Suedi. Pjesa tjetër e verës përbëhet nga Souvignier Gris dhe një sasi e vogël Muscaris.

Rezultati është një verë e bardhë me trup të plotë, ndryshe nga stereotipi i verërave të prodhuara në klima të ftohta. Gazetari i The Economist e krahason atë me një Sancerre të nivelit të lartë.

Në suksesin e verës suedeze ka ndikuar edhe zhvillimi i kuzhinës “New Nordic”. Rajoni Skåne, i quajtur shpesh edhe “Toskana nordike”, është kthyer në destinacion gastronomik, me restorante të nivelit të lartë dhe kuzhinierë të njohur ndërkombëtarisht. Mundësia për të servirur ushqime lokale me verë lokale po i jep industrisë një shtysë të re.

Një rol të pazakontë ka luajtur edhe monopoli shtetëror suedez i alkoolit, Systembolaget. Për t’u futur në rrjetin kombëtar të dyqaneve, kantinat duhet të garantojnë cilësi dhe volum të qëndrueshëm. Sipas ekspertëve, sistemi ka funksionuar në praktikë si një mekanizëm i fortë kontrolli cilësie.

Nga qershori 2025, Suedia ndryshoi gjithashtu ligjin duke u lejuar kantinave të shesin verë direkt te vizitorët, megjithëse shitja lejohet vetëm si pjesë e një eksperience edukative prej të paktën 30 minutash dhe rregulli po testohet për një periudhë gjashtëvjeçare.

Industria suedeze e verës është ende në fillimet e saj dhe nuk mund të konkurrojë me historinë shekullore të Francës apo Italisë. Por fakti që një verë nga jugu i Suedisë mundi disa prej emrave më të njohur europianë në një degustim të verbër tregon se harta tradicionale e verës në Europë po ndryshon. /skyweb.al

Etiketat: suediavere
Artikulli para

“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

Artikulli pas

Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Turizëm

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë
Ekonomi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

8 Tetor, 2026
Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit
Turizëm

Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit

6 Tetor, 2026
FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane
Turizëm

FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

6 Tetor, 2026
Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli
Turizëm

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

5 Tetor, 2026
FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit
Turizëm

FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

4 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Punojmë vetëm për të ngrënë, një e pesta e ekonomisë shkon për ushqime

Nga SkyWeb
1 Shtator, 2026
0

Shqipëria kishte në vitin 2025 peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me ekonominë në Europë. Sipas...

Lexo të plotë
Ndihmon në zbulimin e kancerit, testi i gjakut për të cilin po vihet bast

Ndihmon në zbulimin e kancerit, testi i gjakut për të cilin po vihet bast

14 Maj, 2026
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?

Sherri Behgjet Pacolli – Valon Ademi dhe rusët nëpër këmbë, pse qeveria duhet të SHTETËZOJË Aeroportin e Vlorës

10 Janar, 2026
A është bërë fluturimi më i rrezikshëm? STATISTIKAT dhe teknologjia thonë të KUNDËRTËN

A është bërë fluturimi më i rrezikshëm? STATISTIKAT dhe teknologjia thonë të KUNDËRTËN

20 Qershor, 2025
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

REL analizon “bumin turistik” në Shqipëri

9 Gusht, 2025

Të Fundit

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr