Kreu i PD, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, tha sot se Alqi Bllako është emëruar këshilltar i presidentit Bajram Begaj, pas lirimit nga burgu për aferën e inceneratorëve.
Në lidhje me këtë ka reaguar Presidenca, duke theksuar se Bllako nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje me institucionin.
“Në përgjigje të interesit të gazetarëve lidhur me pretendimin se zoti Alqi Bllako është këshilltar i presidentit të Republikës, saktësojmë se zoti Alqi Bllako nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është këshilltar i presidentit të Republikës dhe nuk ka asnjë marrëdhënie me këtë institucion.
Zyra e Shtypit e Presidencës e bën këtë sqarim për të shmangur çdo keqinformim lidhur me përbërjen e kabinetit të Presidentit të Republikës”, thuhet në reagim.















