Dollari amerikan vijon të qëndrojë nën nivelin e 80 lekëve, por mëngjesin e kësaj të premteje ka regjistruar një rritje të lehtë në raport me një ditë më parë. Monedha amerikane e mbyll javën në një pozicion pozitiv, teksa blihet me 78.8 lekë dhe shitet me 80 lekë.
Edhe euro ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës në tregun vendas, duke u forcuar krahasuar me ditën e enjte. Sipas kursit të këmbimit, monedha europiane blihet sot me 92 lekë dhe shitet me 92.6 lekë.
Në kahun tjetër, franga zvicerane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës. Krahasuar me një ditë më parë, monedha zvicerane ka humbur disa pikë dhe sot blihet me 97.8 lekë, ndërsa shitet me 99 lekë.
Ndërkohë, paundi britanik paraqitet i qëndrueshëm në fundjavë, pa regjistruar luhatje të ndjeshme në raport me një ditë më parë. Paundi blihet sot me 107 lekë dhe shitet me 108 lekë.
Në përgjithësi, tregu i brendshëm valutor e mbyll javën me lëvizje të moderuara të monedhave kryesore, me dollarin dhe euron në rritje të lehtë, ndërsa franga zvicerane shënon një tërheqje të vogël dhe paundi ruan stabilitetin. /skyweb.al
















