• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 4 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kompanitë fantazëm që do të ngrenë kulla mbi 20 kate! Njëra prej tyre u regjistrua vetëm një javë para marrjes së lejes

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nion shpk është një kompani e themeluar në 18 korrik të këtij viti nga një shtetas i quajtur Kristi Joti. Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në datën 23 korrik.

Fantazmat pas kullave të Edi Ramës/ Leje 23 kate për

Një javë më vonë, saktësisht në 30 korrik, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për një kompleks kullash deri në 23 kate në Tiranë.

Kompania që do të ndërtojë kullat është Nion shpk, e cila ishte themeluar vetëm një javë më parë, me kapital 5 mijë euro, shkruan Kapitali.al.

Fantazmat pas kullave të Edi Ramës/ Leje 23 kate për

Ky është një rekord, ndoshta botëror. Një kompani e sapothemeluar, një javë më voë merr leje ndërtimi për të realizuar një projekt gjigand. Nuk dihet se si Nion ka arritur të bëjë dokumentet, nga aplikimi për lejen deri tek miratimi i saj në vetëm një jave.

Kompania me kapital vetëm 6 mijë euro merr leje për kullë 26 kate në Tiranë!

Por Nion është një lëvozhgë, pra një kompani pa asete dhe aktivitet. Nga ana tjetër pronari, që zotëron 100 për qind të aksioneve të saj, nuk rezulton të ketë asnjë biznes tjetër, kapitale apo fuqinë financiare për të investuar në një sipërmarrje kaq të madhe kullash.

Megjithatë Nion nuk është rast sporadik, por një fenomen. A.R.A shpk është një tjetër rast i këtij fenomeni.

E themeluar në vitin 2018, për gati një dekadë, A.R.A nuk ka patur asnjë aktivitet. Në dy vitet e fundit të ardhurat e saj sipas bilancit zyrtar janë zero.

Fantazmat pas kullave të Edi Ramës/ Leje 23 kate për

Kompania zotërohet nga Rabie Xhuveli. Zonja Xhuveli më parë ka qenë administratore e një kompanie të quajtur Capital B, që zotërohet nga Redjan Basha. Kompania e saj A.R.A është po ashtu një fantazmë, e cila jo vetëm nuk ka të ardhura, por ajo është me kapital negativ, rreth 90 mijë euro.

Kjo do të thotë se nga viti 2018, kompania ka gjeneruar humbjet, të cilat jo vetëm i kanë ngrënë të gjithë kapitalin, por e kanë zbritur edhe në territor negativ. Por ajo do të ndërtojë kompleksin residencial Twin Peaks në Tiranë.

Fantazmat pas kullave të Edi Ramës/ Leje 23 kate për

I- Konstruksion është një kompani e themeluar në maj të vitit 2024, me adresë në Kavajë. Kompania zotërohet nga Irsan Krasniqi. Në mbledhjen e 30 korrikut ajo mori leje për ndërtimin e një kompleksi apart hotelesh me disa godina, të cilat shkojnë deri në 20 kate në Qerret.

Kjo kompani ka një total asetesh prej rreth 900 mijë euro. Nga këto 700 mijë euro rezultojnë sipas bilancit, si parapagime. Megjithatë kompania do të ndërtojë apart hotelet në Qerret.

Po në Qerret, një tjetër kompani e quajtur Lag Invest ka marrë lejen e ndërtimit për një objekt shërbimi me 20 kate. Lag Invest u themelua në gushtin e vitit të kaluar nga tre aksionerë. Ata janë Linert Linëza, Olger Prifti dhe Arbër Sinani. Në marsin e këtij viti, Sinani dhe Prifti ja shitën aksionet e tyre Linëzës, i cili u bë kështu zotëruesi i plotë i kompanisë.

Linert Linëza është dekani i fakultetit të Shkencave Politike dhe Ligjit në Universitetin e Durrësit. Ai bëhet kështu një nga dekanët e paktë të planetit me kullë. Por Lag Invest është lëvozhgë. Ajo nuk ka asnjë bilanc dhe është themeluar me vetëm 100 euro kapital.

Radha e fantazma pas kullave të qeverisë nuk mbaron. Kris Construction është një tjetër kompani lëvozhgë, e cila ka marrë leje për ndërtimin e një kulle 20 kate në rrugën Stavri Themeli në Tiranë. Kris Construction është themeluar në vitin 2022 dhe zotërohet nga David Sinanaj. Në katër vite aktivitet, kjo kompani nuk ka asnjë bilanc publik në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Zoti Sinanaj zotëron dhe një kompani tjetër, që quhet DV 7. Kjo është themeluar në 2016-ën. Në një dekadë, kompania ka dorëzuar vetëm dy bilance në QKB, të dyja me aktivitet zero.

Më herët skyweb.al raportoi edhe për projektin “M-21”, objekt shërbimi dhe banimi 26 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xhek Construction” sh.p.k.

Por një verifikim i kryer nga Skyweb.al në dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit ngre pikëpyetje mbi profilin e kompanisë që ka marrë përsipër zhvillimin e kësaj kulle.

“Xhek Construction” rezulton të jetë regjistruar në QKB më 1 prill 2026, vetëm rreth tre muaj e gjysmë përpara mbledhjes së KKTU-së ku u miratua leja për kullën 26-katëshe.

Ekstrakti i kompanise Xhek Construction ne QKB
Ekstrakti i kompanise Xhek Construction ne QKB

Nga gjurmët dokumentare të deritanishme, projekti “M-21” duket se përbën aktivitetin kryesor për të cilin është krijuar kompania.

Shoqëria zotërohet tërësisht nga Matilda Dyrkaj dhe ka një kapital të regjistruar prej vetëm 500 mijë lekësh, ose afërsisht 6 mijë euro.

Nga verifikimi nuk rezulton që “Xhek Construction” të ketë një histori të mëparshme në sektorin e kullave apo ndërtesave të mëdha. Edhe emri i pronares së vetme nuk lidhet me ndonjë veprimtari të njohur të mëparshme në këtë fushë.

Në faqen e kompanisë janë listuar disa projekte të tjera, mes të cilave “Emma Tower”, një kullë me 35 kate në Vlorë, si dhe dy hotele të vegjël në Itali. Kompania deklaron se hotelet i ka blerë, rinovuar dhe më pas i ka shitur, ndërsa e paraqet veten si të profilizuar në sektorin e ndërtimit.

Regjistrat e lejeve të ndërtimit të KKTU-s po shndërrohen në një hijani të madhe, ku gjenden më shumë fantazma se sa edhe në Urën e Akeronit. Kompani boshe, që mbijnë nga hiçi dhe persona pa asnjë fuqi financiare, që marrin leje për kulla apo resorte.

Kjo nuk është fantazi. është realiteti u ndërtimit në Shqipërinë e sotme. Në një vend, ku tregu dominohet nga parablerjet, dhënia e lejeve për kompani fantazmë është terreni ideal për mbjelljen e krizave me shumë viktima, të cilët mund të shohin paratë e tyre të treten.

Etiketat: kulla
Artikulli para

A janë modelet e krijuara nga AI rreziku i radhës për imazhin e trupit?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

Origjina e pronës s’do të verifikohet më pas Hipotekës, lehtësohen shitjet por cilat janë rreziqet për blerësit

4 Tetor, 2026
Jonilda Filipi: “Destinacionet që vlejnë” synon të zbulojë Shqipërinë përmes historive autentike
Ekonomi

Jonilda Filipi: “Destinacionet që vlejnë” synon të zbulojë Shqipërinë përmes historive autentike

4 Tetor, 2026
Ligji i ri, shteti do t’u japë PRONA falas OJF-ve që investojnë 5 mln euro: Çfarë po përgatitet?!
Ekonomi

Ligji i ri, shteti do t’u japë PRONA falas OJF-ve që investojnë 5 mln euro: Çfarë po përgatitet?!

4 Tetor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania
Ekonomi

Hapini derën Kadastrës ose legalizimi bllokohet dhe dosja mbyllet, si funksionon rregulli i 30 ditëve

4 Tetor, 2026
Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës
Aktualitet

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

4 Tetor, 2026
Arti i të negociuarit në punë dhe jetë
Ekonomi

Arti i të negociuarit në punë dhe jetë

4 Tetor, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nissan tërhiqet nga projekti i makinave elektrike në Britaninë e Madhe
Ekonomi

Nissan tërhiqet nga projekti i makinave elektrike në Britaninë e Madhe

Nga SkyWeb
24 Maj, 2026
0

Nissan anulon projektin për pjesë të makinave elektrike në Britani, sinjal i ri për dobësinë e tregut EV në Europë...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj në Uzbekistan, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

Presidenti Begaj në Uzbekistan, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

16 Qershor, 2026
Një llogari bankare në Austri do të hedhë dritë mbi mega skandalin Bankers Petroleum, fshehje miliardash dhe pastrim parash

Zhvatja e pasurisë së shqiptarëve, si u sabotua ekzekutimi i gjobës 190 mijë euro të Bankers Petroleum

31 Janar, 2026
Kufiri te filxhani i tretë, çfarë ndodh nëse konsumoni 4 kafe në ditë

Kufiri te filxhani i tretë, çfarë ndodh nëse konsumoni 4 kafe në ditë

19 Prill, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Rritja e pagave përkthehet në më shumë të ardhura tatimore në buxhet

6 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës

Kompanitë fantazëm që do të ngrenë kulla mbi 20 kate! Njëra prej tyre u regjistrua vetëm një javë para marrjes së lejes

4 Tetor, 2026
A janë modelet e krijuara nga AI rreziku i radhës për imazhin e trupit?

A janë modelet e krijuara nga AI rreziku i radhës për imazhin e trupit?

4 Tetor, 2026
FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

4 Tetor, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

Origjina e pronës s’do të verifikohet më pas Hipotekës, lehtësohen shitjet por cilat janë rreziqet për blerësit

4 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr