• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Në shtator u rritën netqëndrimet nga turistët, kryeson Kosova dhe Polonia

Editor Editor
17 Nëntor, 2025
në Kryesore, Turizëm
A A
Në shtator u rritën netqëndrimet nga turistët, kryeson Kosova dhe Polonia
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shtatori ka rezultuar një muaj i suksesshëm për turizmin, duke kombinuar fluksin e vizitorëve të verës me rikthimin e tureve kulturore. Si rrjedhojë, strukturat akomoduese raportuan rritje të ndjeshme të vizitorëve krahasuar me një vit më parë.

Instituti i Statistikave publikoi shifrat zyrtare për muajin shtator, duke theksuar se struktura pritëse panë rritje si të vizitorëve, ashtu edhe të netëve të qëndrimit. Sipas INSTAT, numri total i vizitorëve u rrit me 31.7%. Vizitorët jo-rezidentë shënuan rritje më të lartë, me 37.8%, ndërsa vizitorët rezidentë u rritën me 15.1%.

Netët e qëndrimit patën gjithashtu rritje prej 19.6%, ku ato nga vizitorët e huaj u rritën me 25.1%, ndërsa ato të vizitorëve vendas me 4.8%. Rritja më e ndjeshme e vizitorëve të huaj u regjistrua në zonat bregdetare, me 44.1%, dhe në hotelet apo strukturat e ngjashme akomoduese, me 32.1%.

Për sa i përket origjinës së vizitorëve, Kosova renditet e para me 13%, e ndjekur nga Polonia me 11% dhe Italia me 10%. Gjermania dhe Franca përbënin respektivisht 9% dhe 8%, ndërsa gjysma e vizitorëve vinin nga vende të tjera. Nivelit të shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 52.7%, krahasuar me 40.4% në shtatorin e vitit 2024.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit raportoi gjithashtu rezultate pozitive për muajin tetor. Sipas të dhënave të publikuara të hënën, hyrjet e shtetasve të huaj gjatë periudhës janar–tetor 2025 u rritën me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në total, Shqipëria ka pritur 11,137,328 vizitorë të huaj në dhjetëmujorin e parë të vitit, ndërsa vetëm në tetor janë regjistruar 908,642 vizitorë. Ministri Bledi Gonxhe vlerësoi këtë ritëm si dëshmi të transformimit të turizmit nga sezonal në gjithëvjetor, duke e afirmuar vendin si një destinacion në zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqës gjatë gjithë vitit. /Skyweb.al

Etiketa: strukturat akomoduese
Artikulli para

“Wom Travel”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira evropiane për pushime në 2026

Artikulli pas

Italia kthen stolat publikë në strehëza për macet endacake

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda
Ekonomi

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve
Ekonomi

E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve

26 Nëntor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Sigurimi i depozitave, mbrojtje e veçantë për paratë nga shitja e banesave

26 Nëntor, 2026
Kur bizneset gabojnë, klientët dëmshpërblehen: Miratohen rregullat për sigurimin profesional
Ekonomi

Kur bizneset gabojnë, klientët dëmshpërblehen: Miratohen rregullat për sigurimin profesional

26 Nëntor, 2026
Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite
Ekonomi

Qeveria miraton rregullat për PPP-të, shteti mund t’u garantojë të ardhura minimale koncesionarëve

26 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Italia kthen stolat publikë në strehëza për macet endacake

Italia kthen stolat publikë në strehëza për macet endacake

Të Përzgjedhura

Pas serverit të tatimeve bie edhe QKB, terr informativ mbi bizneset: Albanian Digital Solution po ndjek gjurmët e AKSHI-t….
Ekonomi

Tatimet shtrëngojnë kontrollin ndaj korporatave, ligji i ri detyron kompanitë për më shumë transparencë

SkyWeb
2 Tetor, 2026
0

Korporatat shumëkombëshe që operojnë në Shqipëri do t’u nënshtrohen detyrimeve më të forta për raportimin e aktivitetit dhe të dhënave...

Lexo të plotë
WIZZ AIR shënon 5 vite në Tiranë me destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

WIZZ AIR shënon 5 vite në Tiranë me destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

1 Korrik, 2025
Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore: Të ulet numri i dosjeve!

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore: Të ulet numri i dosjeve!

9 Qershor, 2025
Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

11 Korrik, 2025
Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

17 Prill, 2025

Të Fundit

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In