• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pjesë e “flotës hije” ruse po sillte naftë në Shqipëri?! Porti i Durrësit ndalon hyrjen e tankerit Hanuman

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
Pjesë e “flotës hije” ruse po sillte naftë në Shqipëri?! Porti i Durrësit ndalon hyrjen e tankerit Hanuman
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka ndaluar më 28 gusht hyrjen në radën e portit të tankerit Hanuman , një anije që lundron nën flamurin e Sierra Leones dhe që nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës, GUR, është listuar si pjesë e së ashtuquajturës “flotë hije” ruse.

Sipas të dhënave të deklaruara për lundrimin, tankeri rezulton se është nisur nga Porti Yalova në Turqi, ndërsa si destinacion ka deklaruar Portin e Durrësit. Ky element ngre pikëpyetje të drejtpërdrejta mbi natyrën, origjinën dhe destinacionin përfundimtar të ngarkesës që ndodhej në bord.

Tankeri me numër IMO 9295048 rezulton i përfshirë, sipas databazës së GUR, në transportin e naftës dhe produkteve ruse të naftës në kundërshtim me kufizimet e vendosura nga G7 dhe Bashkimi Europian, si dhe me mekanizmin e kufirit maksimal të çmimit, të njohur si “price cap”.

Fakti që “Hanuman” kishte deklaruar Durrësin si destinacion final e bën rastin edhe më të ndjeshëm për Shqipërinë. Deri më tani nuk janë bërë publike të dhëna të plota mbi sasinë e ngarkesës që anija mbante në këtë udhëtim dhe as mbi origjinën konkrete të produktit në bord.

Sipas të dhënave të publikuara nga inteligjenca ukrainase, në shtator të vitit 2025 kjo anije ka transportuar më shumë se 30 mijë tonë produkte nafte ruse nga porti i Novorossiysk drejt Turqisë.

GUR evidenton gjithashtu raste kur “Hanuman” ka fikur sistemin automatik të identifikimit AIS, si dhe hyrje të saj në porte ruse. Në historikun e lëvizjeve të publikuara nga shërbimi ukrainas figuron edhe Durrësi mes porteve të vizituara më herët nga anija.

Vendimi i Kapitenerisë për të mos lejuar hyrjen e tankerit vjen në një moment kur vendet perëndimore kanë shtuar kontrollet ndaj anijeve të lidhura me të ashtuquajturën “flotë hije” ruse, e përdorur për transportin e naftës jashtë kanaleve tradicionale dhe nën një nivel më të ulët transparence.

Në mungesë të një sqarimi zyrtar mbi ngarkesën konkrete që “Hanuman” po sillte nga Yalova drejt Durrësit, mbetet e paqartë nëse bëhej fjalë për naftë me origjinë ruse apo për një produkt tjetër.

Megjithatë, fakti që destinacioni i deklaruar ishte Porti i Durrësit dhe se anija figuron në databazat ukrainase si pjesë e “flotës hije” ruse e bën rastin një çështje që kërkon transparencë të plotë mbi ngarkesën, pronësinë dhe origjinën e saj. /skyweb.al

Etiketat: hanumannaftanafterusetankeri
Artikulli para

Plazhi publik nuk është falas siç premtoi Rama: Bashkitë tarifojnë çadra dhe shezlongë

Artikulli pas

Drejtorë dhe ministra të kthyer në blogerë nga frika e shtatorit, Rama mbledh sot deputetët dhe të deleguarit e Tiranës!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik
Aktualitet

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Aktualitet

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama për Zvërnecin: Investitorë nga Katari do të derdhin 4 mld euro, janë para të verifikuara

Drejtorë dhe ministra të kthyer në blogerë nga frika e shtatorit, Rama mbledh sot deputetët dhe të deleguarit e Tiranës!

Të Përzgjedhura

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë
Aviacion

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

Nga Editor
2 Tetor, 2026
0

Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e po rritet, sërish një pjesë e madhe e shqiptarëve...

Lexo të plotë
Kjo është fjala e vitit 2025, e shpalli universiteti Oxford

Kjo është fjala e vitit 2025, e shpalli universiteti Oxford

3 Dhjetor, 2025
Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

5 Tetor, 2026
Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”

Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”

24 Dhjetor, 2025
Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

7 Janar, 2026

Të Fundit

BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

13 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr