• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Tetë muaj nën mbrojtjen e krimit dhe policisë, si i erdhi fundi Ergys Agasit në një pasdite gushti

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
Tetë muaj nën mbrojtjen e krimit dhe policisë, si i erdhi fundi Ergys Agasit në një pasdite gushti
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, dhjetra punonjës policie po finalizonin një operacion të rëndësishëm në autostradën e zonës së Plepave.

Në shenjestër ishte Ergys Agasi, një personazh kontrovers 39-vjeçar, i shpallur në kërkim prej dhjetorit të vitit të kaluar për një seri akuzash të rënda në lidhje me ekzistencën e një grupi kriminal në manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Ergys Agasi kishte shofer Uljan Shpatarakun, si shkarkimi i Ilir Prodës i hapi rrugën arrestimit të të shumëkërkuarit të SPAK

Pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit tregojnë në skenën e krimit një makinë “Audi” në ngjyrë të zezë me katër dyert e hapura, e rrethuar nga makina civile të policisë dhe disa efektivë me uniforma dhe motorë.

Agasi shfaqet gjithashtu i rrethuar në njërën anë të rrugës, me duart e lidhura me pranga pas shpine dhe kokën e ulur forcërisht, pas një operacioni të kordinuar mes drejtorisë së Policisë së Durrësit, strukturave operacionale të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Të mërkurën, Agasi u ndoq hap pas hapi nga agjentët e policisë teksa po udhëtonte nga Elbasani drejt Durrësit së bashku me Uljan Shpatarakun, një ish-drejtues i Policisë së Elbasanit i promovuar nga ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe i shkarkuar nga pasardhësi i tij në maj të këtij viti për “mosparaqitje të rregullt në punë”.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes burimeve në dijeni të operacionit të koduar “Wanted” tregojnë se Shpataraku nuk ishte mbrojtësi i vetëm i Agasit në radhët e Policisë, gjatë muajve të tij të arratisë.

Burime të pavarura nga njëri -tjetri i thanë BIRN se Policia ka pasur informacione të vazhdueshme se Agasi fshihej kryesisht në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale, por nuk pati vullnet për arrestimin e mëhershëm të tij.

Policia ka pasur gjithashtu informacione për lëvizjet e tij nga baza e Shkozetit drejt Elbasanit dhe Tiranës për të zhvilluar takime me personazhe të ndryshme të botës së krimit.

“Ka pasur informacione për vendodhjen e tij edhe më parë, por tani erdhi momenti që u krye ndërhyrja,” tha njëri prej burimeve në kushtet e anonimatit.

Një burim i dytë i tha BIRN në kushtet e anonimatit se pavarësisht informacioneve për vendndodhjen e tij, puna për identifikimin e vendodhjes së Agasit dhe arrestimin e tij filloi zyrtarisht pas rotacionit të strukturës drejtuese të Policisë së Shtetit, e cila u përmbyll në fund të muajit korrik.

“Më parë ka qenë e pamundur të veprohej për ndalimin e Ergys Agasit, pavarësisht se ka pasur informacione dhe të dhëna të shumta për vendodhjen e tij, që administroheshin nga institucionet e hetimit dhe ato të zbatimit të ligjit,” tha burimi.

Edhe pse nuk ishte një zyrtar publik, Ergys Agasi kishte sipas hetimeve të zhvilluara nga SPAK influencë mbi një numër zyrtarësh të lartë dhe fuqi të deleguara nga pushteti politik. Ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj e ka akuzuar atë publikisht se luante rolin e “një koordinatori” mes botës së nëndheshme të krimit të organizuar dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Për më shumë se një dekadë, AKSHI menaxhoi një buxhet të stërmadh, ku vetëm në 19 procedura të hetuara nga SPAK u llogarit një fond limit prej 5.9 miliardë lekësh (rreth 59 milionë euro). Hetimi zbuloi se drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi i kishin lënë këto fonde në duart e grupit të lidhur me krimin e organizuar, duke paracaktuar fituesit dhe duke siguruar devijimin e dhjetëra milionë eurove drejt llogarive të biznesmenit të IT-së, Ermal Beqiraj dhe biznesmenit Ergys Agasi.

Agasi dhe Beqiraj akuzohen se së bashku me Karçanajn dhe persona të tjerë, krijuan një skemë zhvatjeje të parave publike përmes dyfishimit të vlerës së tenderëve, paracaktimit të fituesve dhe devijimit të miliona eurove në llogaritë e një kompanie fiktive, ndërkohë që për “eliminimin” e rivalëve u përdorën anëtarë të krimit të organizuar. Po ashtu, akuzohen edhe për pastrim parash.

Agasi i ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij, Maksim Haxhia. Ky i fundit deklaroi të premten për gazetarët, pas një séance për masë sigurie që e la Agasin në qeli se klienti i tij “nuk ka qenë asnjëherë pjesë e procedurave të tenderave, nuk ka pasur asnjë lloj përfitimi, si dhe se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e grupeve kriminale”.

Ortaku i Agasit, Ermal Beqiraj u arrestua në Francë më 24 korrik, ndërsa po fluturonte me një avion të lehtë në një hapësirë ajrore të kufizuar mbi centralin bërthamor të Penly-t dhe u shoqërua nga forcat ajrore derisa u ul në aerodromin e Albertit në rajonin e Somme-s në veri të Francës.

Sipas SPAK, hetimet e mëtejshme të autoriteteve franceze identifikuan pasuritë e Beqirajt në Francë, të cilat dyshohet se kanë origjinë kriminale. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beqiraj dyshohet se transferoi drejt Francës një pjesë të fitimeve të paligjshme me të cilat bleu një kështjellë, dy apartamente, mjete motorike dhe mbi 2 milionë euro i depozitoi në llogari bankare.

Rreth tre muaj më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rrëzojë një pjesë të kërkimeve të SPAK për sekuestrimet e pasurive me vlerë 40 milionë euro të të hetuarve për aferën e AKSHI-t dhe personave dhe shoqërive të lidhur me ta. /BIRN

*titulli është i redaksisë, titulli autorit: Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë

Etiketat: ergys agasi
Artikulli para

Ligji i ri ua kalon bashkive barrën e shërbimeve sociale, por qeveria nuk tregon sa do të kushtojë

Artikulli pas

Inceneratori (që nuk ekziston) bën 7 mln euro fitim, por Tirana vijon të mbytet nga plehrat: A është kjo historia më spektakolare e korrupsionit?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Aktualitet

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik
Aktualitet

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Aktualitet

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Inceneratori (që nuk ekziston) bën 7 mln euro fitim, por Tirana vijon të mbytet nga plehrat: A është kjo historia më spektakolare e korrupsionit?

Inceneratori (që nuk ekziston) bën 7 mln euro fitim, por Tirana vijon të mbytet nga plehrat: A është kjo historia më spektakolare e korrupsionit?

Të Përzgjedhura

Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë
Ekonomi

Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë

Nga SkyWeb
2 Dhjetor, 2025
0

Tërheqja e bonusit të fundvitit për pensionistët ka nisur me ritme të larta në të gjithë vendin. Ministrja e Ekonomisë...

Lexo të plotë
Përmes imazheve, 2026 ka mbërritur në një pjesë të globit, si u prit

Përmes imazheve, 2026 ka mbërritur në një pjesë të globit, si u prit

31 Dhjetor, 2025
Rama me fermerët në Dibër: Krijoni kooperativa si të BE, prodhoni veç e shisni bashkë

Rama me fermerët në Dibër: Krijoni kooperativa si të BE, prodhoni veç e shisni bashkë

25 Prill, 2026
Thyhet rekordi, Evropa përjetoi gushtin më të nxehtë në histori

Thyhet rekordi, Evropa përjetoi gushtin më të nxehtë në histori

10 Shtator, 2026
I akuzuar për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO

I akuzuar për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO

21 Korrik, 2026

Të Fundit

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr