• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ligji i ri, një kategori artistësh mund të dalin në pension që 47 vjeç

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Shtator, 2026
në Aktualitet
A A
Ligji i ri, një kategori artistësh mund të dalin në pension që 47 vjeç
Share on FacebookShare on WhatsApp

Balerinët, valltarët dhe akrobatët që punojnë në institucionet publike të artit dhe kulturës mund të kalojnë në një skemë të posaçme financiare që në moshën 47 vjeç, sipas një projektligji të ri të hedhur për konsultim publik.

Nuk bëhet fjalë për uljen e moshës së pensionit në 47 vjeç. Projektligji parashikon që, në këtë moshë, artisti mund të përfundojë veprimtarinë skenike dhe të marrë trajtim financiar nga shteti deri në momentin kur fiton të drejtën për pension.

Për akrobatët, balerinët dhe valltarët kërkohet mosha 47 vjeç, të paktën 15 vite performancë skenike dhe 15 vite sigurime shoqërore.

Për këngëtarët lirikë solistë kufiri është 57 vjeç, me të paktën 20 vite performancë dhe 20 vite sigurime, ndërsa këngëtarët koristë duhet të kenë 20 vite performancë dhe 25 vite sigurime.

Plotësimi i këtyre kushteve parashikohet të përbëjë shkak të posaçëm ligjor për përfundimin e marrëdhënies së punësdhe kalimin e artistit në skemën financiare.

Për pesë vitet e para, përfituesi do të marrë 70% të pagës bruto të muajit të fundit të punës. Pas pesë vitesh, pagesa zbret në 50% të pagës neto të referencës për profesionin përkatës dhe vazhdon deri në pension.

Gjatë kësaj periudhe, shteti do të paguajë edhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore, ndërsa vitet do të njihen si periudhë sigurimi.

Skema nuk përfshin të gjithë artistët. Në draft përcaktohen vetëm akrobatët, balerinët, valltarët, këngëtarët lirikë solistë dhe këngëtarët koristë që kanë qenë të punësuar në institucione publike të artit dhe kulturës.

Projektligji është ende në konsultim dhe parashikon hyrjen në fuqi më 1 janar 2027, nëse miratohet në këtë formë. /skyweb.al

Etiketat: valltare
Artikulli para

Deti do të ngrihet deri në 28 centimetra, në rrezik plazhet dhe hotelet: Paralajmërimi i fortë i qeverisë

Artikulli pas

Holanda tërheq 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja drejt Londrës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Holanda tërheq 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja drejt Londrës

Holanda tërheq 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja drejt Londrës

Të Përzgjedhura

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Ekonomi

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

Nga SkyWeb
21 Nëntor, 2025
0

Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala...

Lexo të plotë
Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë

Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë

2 Dhjetor, 2025
GRAFIKU/ Shqipëria kap një nga treguesit europianë, por ky nuk është aspak një lajm i mirë

GRAFIKU/ Shqipëria kap një nga treguesit europianë, por ky nuk është aspak një lajm i mirë

4 Qershor, 2026
Të dhënat e tua personale po qarkullojnë në internet. Ja si t’i mbrosh përmes Google

Të dhënat e tua personale po qarkullojnë në internet. Ja si t’i mbrosh përmes Google

4 Mars, 2026
“Boom-i” i fotovoltaikëve, Karakaçi takon prodhuesit dhe paralajmëron investime në rrjetin e transmetimit edhe me fondet e privatëve

“Boom-i” i fotovoltaikëve, Karakaçi takon prodhuesit dhe paralajmëron investime në rrjetin e transmetimit edhe me fondet e privatëve

2 Tetor, 2026

Të Fundit

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr