Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke shkaktuar pesë viktima dhe disa të plagosur. Avioni i mallrave i Amazon Air doli nga pista gjatë uljes dhe humbi kontrollin.
View this post on Instagram
Mjeti fluturues shembi rrethimin e aeroportit dhe kaloi në një rrugë pranë tij. Gjatë daljes nga pista, avioni u përplas me disa automjete dhe kamionë.
Ai u ndal në afërsi të një parkingu dhe më pas u përfshi nga flakët. Avioni po mbërrinte nga San Juani i Porto Rikos dhe operohej nga kompania 21 Air.
Dy pilotët mbetën të bllokuar në kabinë pas përplasjes. Autoritetet nuk kanë sqaruar ende nëse viktimat ndodheshin në avion apo në automjetet e goditura.
Pamjet tregojnë se avioni preku pistën shumë vonë, duke pasur pak hapësirë për të frenuar. Në momentin e aksidentit në zonë kishte stuhi dhe erëra të forta.
Megjithatë, nuk dihet ende nëse moti apo një problem teknik shkaktoi daljen nga pista. Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e tragjedisë. /skyweb.al















