• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 8 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ndihmon por nuk zëvendëson mësuesin! Ministria e Arsimit publikon udhëzimet për përdorimin e AI-së në shkolla

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Shtator, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Bie ndjeshëm numri i fëmijëve në shkolla, INSTAT nxjerr shifrat për 2025-2026
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Arsimit ka hartuar një udhëzues për përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla, përmes mjeteve si ChatGPT, Gemini dhe Full Fact. Dokumenti përcakton se teknologjia duhet të mbështesë, por jo të zëvendësojë, aftësitë dhe vendimmarrjen njerëzore.

Sipas udhëzuesit të publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, mësuesit mund ta përdorin IA-në për hartimin e materialeve mësimore, ushtrimeve, pyetjeve, kuizeve dhe provimeve.

Teknologjia mund të shërbejë edhe për krijimin e kritereve të vlerësimit dhe komenteve orientuese për nxënësit në lëndë të ndryshme, nga gjuha shqipe, gjuhët e huaja dhe matematika deri te artet dhe edukimi fizik.

IA-ja mund të përdoret gjithashtu për planifikimin e orëve mësimore, përkthimin e teksteve, korrigjimin e gabimeve gjuhësore dhe përgatitjen e detyrave me nivele të ndryshme vështirësie, sipas nevojave të nxënësve.

Megjithatë, çdo vlerësim i prodhuar me ndihmën e inteligjencës artificiale duhet të kontrollohet nga mësuesi, i cili ruan përgjegjësinë përfundimtare për saktësinë dhe përshtatshmërinë e tij.

Udhëzuesi synon që edhe nxënësit ta përdorin IA-në për kërkimin e informacionit, realizimin e projekteve dhe zhvillimin e kreativitetit. Dokumenti paralajmëron, ndërkohë, për rrezikun e dezinformimit, varësisë digjitale, cenimit të privatësisë dhe përdorimit joetik të materialeve të gjeneruara.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet plagjiaturës. Përdorimi i IA-së për të kuptuar një koncept, për të marrë sugjerime ose për të përmirësuar një draft konsiderohet i pranueshëm, ndërsa kopjimi i drejtpërdrejtë i përgjigjeve cenon integritetin akademik.

Për këtë arsye, mësuesit orientohen t’u kërkojnë nxënësve të shpjegojnë edhe procesin e punës dhe jo vetëm të dorëzojnë produktin përfundimtar.

Artikulli para

Shumica e vendeve europiane nuk tregojnë pagën në njoftimet e punës, përveç Italisë

Artikulli pas

Studimi: 2.7 miliardë njerëz ekspozohen ndaj tymit të duhanit, 767 milionë janë fëmijë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ngërçi me pagat, punonjësit e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës bojkotojnë punën
Aktualitet

Ngërçi me pagat, punonjësit e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës bojkotojnë punën

8 Shtator, 2026
Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
Aktualitet

Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

8 Shtator, 2026
Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut te Shëndetësia
Aktualitet

Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut te Shëndetësia

8 Shtator, 2026
Gruaja më e fuqishme e Inteligjencës Artificiale i trembet krijimit të saj: Kush është Daniela Amodei
Aktualitet

Gruaja më e fuqishme e Inteligjencës Artificiale i trembet krijimit të saj: Kush është Daniela Amodei

8 Shtator, 2026
PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
Aktualitet

PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

7 Shtator, 2026
Ahmetaj: Ditën që doli urdhërarresti im, Veliaj festoi me uiski! Do të hapte shishe tjetër kur unë të vdisja në burg
Aktualitet

Ahmetaj: Ditën që doli urdhërarresti im, Veliaj festoi me uiski! Do të hapte shishe tjetër kur unë të vdisja në burg

7 Shtator, 2026
Artikulli pas
Studimi: 2.7 miliardë njerëz ekspozohen ndaj tymit të duhanit, 767 milionë janë fëmijë

Studimi: 2.7 miliardë njerëz ekspozohen ndaj tymit të duhanit, 767 milionë janë fëmijë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri

Nga Editor
21 Tetor, 2025
0

Tregu valutor vendas ka shënuar sot luhatje të lehta në kursin e këmbimit për monedhat kryesore ndërkombëtare. Dollari amerikan ka...

Lexo të plotë
Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!

Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!

26 Maj, 2026
Bletët në rrezik: Si po i helmojmë insektet, nga pesticidet, tokat toksike e deri te hashashi

Bletët në rrezik: Si po i helmojmë insektet, nga pesticidet, tokat toksike e deri te hashashi

12 Shkurt, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Qeveria miraton vendimin e rëndësishëm për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politik

6 Maj, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

Në shtator nis nxjerrja e vendimeve për pronat, ATP bën njoftimin e rendësishëm

25 Gusht, 2026

Të Fundit

Ngërçi me pagat, punonjësit e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës bojkotojnë punën

Ngërçi me pagat, punonjësit e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës bojkotojnë punën

8 Shtator, 2026
Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

8 Shtator, 2026
Studimi: 2.7 miliardë njerëz ekspozohen ndaj tymit të duhanit, 767 milionë janë fëmijë

Studimi: 2.7 miliardë njerëz ekspozohen ndaj tymit të duhanit, 767 milionë janë fëmijë

8 Shtator, 2026
Bie ndjeshëm numri i fëmijëve në shkolla, INSTAT nxjerr shifrat për 2025-2026

Ndihmon por nuk zëvendëson mësuesin! Ministria e Arsimit publikon udhëzimet për përdorimin e AI-së në shkolla

8 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr