• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Hija e traditës dhe guximi për të ndryshuar: Prapa shifrave të martesave të hershme

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Tetor, 2026
në Aktualitet
A A
Hija e traditës dhe guximi për të ndryshuar: Prapa shifrave të martesave të hershme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në korridoret e zhurmshme të qendrave shëndetësore apo në shtëpitë e largëta në periferi, shpesh fshihen histori që rrallëherë dalin në dritë. Martesat e hershme në Shqipëri nuk janë thjesht statistika në raporte organizatash. Ato janë jetë të thyera, që kërkojnë forcë titanike për t’u ndërtuar sërish.

Një infermiere në periferi të Tiranës lëviz mes pacientëve me një siguri që të jep vetëm profesioni. Pak e dinë se pas uniformës së bardhë fshihet një 14-vjeçare, bota e së cilës u shemb brenda një dite, kur mësoi se babai e kishte fejuar pa e pyetur. Frika nga paragjykimet dhe presioni i farefisit ishin “arsyet” e pakuptimta të familjes.

Ajo e kujton ende momentin kur u kthye nga shkolla, me gëzimin e një note të mirë që donte t’ia tregonte nënës.

“Një ditë u ktheva nga shkolla dhe e gjeta nënën time të përlotur. Nuk më tregonin çfarë po ndodhte, derisa tezja më tha: ‘Babai yt të ka fejuar’. Ajo natë për mua ishte e mbushur me lot. Isha vetëm 14 vjeçe.”

Vendimi ishte marrë pa pyetur vajzën. Familjarët besonin se fejesa do ta “mbronte”, pasi ajo ishte më e zhvilluar fizikisht se bashkëmoshataret e saj. Frika nga paragjykimet dhe presioni i farefisit kishin bindur babanë se kjo ishte zgjidhja e duhur.

“Fillimisht vazhdova shkollën për pak kohë, por më pas e lashë. Dita e fejesës ishte shumë e vështirë. Bashkëshorti ishte 11 vite më i madh se unë dhe çdo gjë e përjetoja me lot. Më duhej të ndërprisja shkollën dhe të dilja me një burrë që nuk e njihja.”

Për vite me radhë jeta e saj u kufizua mes familjes dhe përgjegjësive të përditshme. Në moshën 20-vjeçare u bë nënë për herë të parë dhe më vonë solli në jetë edhe një fëmijë të dytë.

Por, ndryshe nga shumë të tjera, ajo sot jeton me dinjitet dhe gjeti kurajon për t’u rikthyer tek ëndrra e saj, duke u bërë infermiere dhe duke e kthyer arsimimin në trashëgiminë që u lë fëmijëve të saj. “Kur shoh fëmijët e mi, kuptoj sa e shkurtër ishte fëmijëria ime dhe dua që ata të mos e përjetojnë atë që përjetova unë. Vajza, duajeni veten fort, mos u dorëzoni dhe jetojeni jetën të lira dhe të lumtura!”

Ekzistojnë dhjetra histori të tjera që mbeten të mbyllura në ciklin e varfërisë. Në anën tjetër të kryeqytetit, në Bathore, një grua rrit tre fëmijët e saj mes varfërisë, pasigurisë dhe dhunës. Në moshën 15-vjeçare, ajo u gjend përballë një vendimi të imponuar.

“Një ditë të gjithë njerëzit e burrit vijnë te shtëpia jonë në Kukës. Unë isha në dhomë. Më thotë mami: ‘Hajde se kanë ardhur njerëz’. I thashë: ‘Kush janë?’ ‘Burri yt me njerëzit e vet, do martohesh’. Unë mbeta pa fjalë.” Ajo ishte vetëm 15 vjeçe.

“Ishte vendim i imponuar nga familja ime, pasi atë ditë unë shkova direkt te shtëpia e burrit. Arsyet ishin presioni i familjes, varfëria dhe që të mos isha barrë për familjen time. Ishte moment frike dhe pasigurie, ishte traumë për mua. Nuk njihja as burrin dhe askënd tjetër.”

Fëmijëria e saj kishte kaluar në kushte të vështira ekonomike. Shkollën e kishte lënë që në klasën e katërt. Varfëria, mungesa e babait dhe distanca e madhe nga shkolla e kishin larguar herët nga arsimi. “Kam vetëm katër klasë shkollë. Babain nuk e kisha dhe shkolla ishte larg fshatit. Më ka shkuar gjithë jeta duke qarë.”

Martesa nuk solli shpëtimin që i ishte premtuar. “Gjatë viteve të para të martesës jam ndjerë e izoluar, e frikësuar dhe e pafuqishme. Vetëm kam punuar deri në sfilitje dhe nuk kisha asnjë të drejtë të shprehja mendimin tim, përndryshe haja dru nga burri.”

Mes punës në fasoneri, kujdesit për shtëpinë dhe rritjes së fëmijëve, dhuna mbeti pjesë e përditshmërisë së saj. “Punoja në fasoneri në kushte skandaloze, kujdesesha për shtëpinë dhe familjen, përndryshe do të kthehesha përsëri te familja ime me tre fëmijët e vegjël. Edhe pse sot kemi tre fëmijë, martesa ime vazhdon të jetë një makth, traumë për mua dhe fëmijët e mi.”

Mes lotësh, ajo ka vetëm një mesazh për vajzat e reja: “Të besoni në ëndrrat tuaja dhe t’i ndiqni ato. Respektoni veten dhe bëni zgjedhje që ju duken të drejta për jetën tuaj, jo të vendosin të tjerët për ju.”

Këto dy jetë, të ndara nga fati, tregojnë të njëjtën të vërtetë: martesat e hershme, përveç boshllëqeve ligjore, ushqehen edhe nga varfëria dhe mentaliteti patriarkal. UNFPA, në fushatën “Thuaji ‘JO’ Martesave të Hershme!”, thekson se zgjidhja nuk është vetëm një ndryshim ligji, por duhet një transformim rrënjësor: forcimi i arsimit, sfidimi i sterotipeve patriarkale përmes ndërgjegjësimit dhe edukimit dhe ofrimi i shërbimeve cilësore sociale të mirëfillta dhe informuese, që ndërhyjnë përpara se një tjetër vajzë të humbasë fëmijërinë.

Mesazhi i këtyre grave është i qartë: ndërgjegjësohuni, besoni te ëndrrat tuaja, respektoni veten dhe mos lejoni askënd të vendosë për jetën tuaj! Ato nuk duan më “përjashtime”, duan një të ardhme ku ëndrrat nuk ndërpriten kurrë.

Për të frenuar këtë praktikë, UNFPA rekomandon midis të tjerave:

– Ndërgjegjësimin në masë të vajzave dhe djemve, të prindërve, kujdestarëve dhe drejtuesve të komuniteteve për të sfiduar dhe çrrënjosur normat e praktikat e vjetruara patriarkale, që vazhdojnë ta shohin vajzën si një barrë ekonomike për familjen;
– Angazhimin e prindërve, mësuesve dhe figurave me ndikim në komunitet për të parandaluar praktika të tilla të dëmshme përmes edukimit dhe ndryshimit të stereotipeve dhe sjelljeve patriarkale;
– Zgjerimin dhe fuqizimin e njësive për mbrojtjen e fëmijëve dhe shërbimeve sociale në nivel vendor, përmes profesionistëve të trajnuar, që mund të identifikojnë rastet në rrezik dhe të ndërhyjnë përpara se të ndodhë martesa apo bashkëjetesa e paligjshme.
Artikulli para

EMRAT/ Nga Kadastra te AKSHI dhe Bregdeti: Kush janë drejtorët që nuk kanë konfirmuar ende dorëheqjen, a do të mërzitet Rama apo i ka lejuar vetë?!

Artikulli pas

Të blesh shtëpinë duke paguar qira: Kredi pa kolateral, detajet e programit për strehimin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro
Aktualitet

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm
Aktualitet

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit
Aktualitet

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

24 Tetor, 2026
Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë
Aktualitet

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

24 Tetor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

24 Tetor, 2026
Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë

Të blesh shtëpinë duke paguar qira: Kredi pa kolateral, detajet e programit për strehimin

Të Përzgjedhura

Pasagjerja humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente
Aviacion

Pasagjerja humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Nga Editor
7 Tetor, 2025
0

Një 34-vjeçare ka humbur jetën në bordin e një avioni të kompanisë ajrore KLM që po udhëtonte nga Amsterdami drejt...

Lexo të plotë
Shitet për 350 milionë euro vila e Berluskonit në brigjet e Sardenjës, tashmë pronë e sheikëve të Katarit

Shitet për 350 milionë euro vila e Berluskonit në brigjet e Sardenjës, tashmë pronë e sheikëve të Katarit

25 Qershor, 2026
Greqia me plan konkret për të futur në treg apartamentet bosh, lëvizja synon lehtësimin e krizës së strehimit

Greqia me plan konkret për të futur në treg apartamentet bosh, lëvizja synon lehtësimin e krizës së strehimit

30 Maj, 2026
Në SHBA nis lufta ndaj kartelit të vezëve: Rritën çmimet në mënyrë të organizuar

Në SHBA nis lufta ndaj kartelit të vezëve: Rritën çmimet në mënyrë të organizuar

18 Prill, 2026
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

192 pasagjerë lihen në tokë: Punonjësit e aeroportit në Francë ishin sëmurë, avioni i RyanAir niset bosh për në Marok

22 Prill, 2026

Të Fundit

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr