• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 15 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Nga pirunët te thikat, mbajtëset e picetave dhe vazot, pse klientët “vjedhin” sende nga restorantet

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Shtator, 2026
në Turizëm
A A
0
Nga pirunët te thikat, mbajtëset e picetave dhe vazot, pse klientët “vjedhin” sende nga restorantet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shumica e klientëve largohen nga një restorant me kujtimin e një darke të mirë. Por disa marrin me vete edhe diçka më konkrete: një pirun, gotë, tavëll, mbajtëse pecetash apo edhe objekte dekorative.

Për restorantet, ky nuk është më një impuls i pafajshëm, por një problem që rrit kostot dhe i detyron të ndryshojnë pajisjet apo mënyrën e shërbimit.

Në një restorant të njohur në qendër të Athinës, pronarët u detyruan të zëvendësonin thikat e veçanta, pasi ato zhdukeshin vazhdimisht nga tavolinat.

Raste edhe më të pazakonta janë regjistruar jashtë Greqisë. Në një restorant pranë Lionit, një klient mori mbajtësen e letrës higjienike bashkë me vidat, ndërsa një tjetër zbrazi dheun e një vazoje në tualet për të marrë enën.

Shefi i njohur Gordon Ramsay ka treguar se nga restoranti i tij “Lucky Cat” në Londër u zhdukën brenda një jave 477 figura të vogla japoneze “maneki-neko”. Humbja llogaritej në mbi 2 mijë paund.

Në restorantin londinez “Le Gavroche” u vodh edhe një skulpturë bretkose e punuar me takëme të vjetra. Objekti, me vlerë rreth 1 mijë paund, kishte qëndruar në restorant për afro 30 vjet dhe mbante vlerë të madhe sentimentale për familjen e pronarëve.

Psikologët e lidhin këtë sjellje me konceptin e “pronësisë psikologjike”: ndjesinë se një objekt na përket, edhe pse ligjërisht nuk është i yni. Përfshirja në përvojën e restorantit dhe lidhja emocionale me të mund ta shndërrojnë një gotë apo tavëll në “suvenir” për klientin.

Disa restorante kanë vendosur ta kthejnë problemin në biznes. “Quaglino’s” në Londër nisi të shiste tavëllat karakteristike në formën e shkronjës Q, pasi gjatë dhjetë viteve të para të aktivitetit i ishin zhdukur rreth 25 mijë copë.

Restorante të tjera ofrojnë shpërblime për kthimin e objekteve, ndërsa “Agapé” në Paris i heq nga tavolinat mbajtëset e argjendta të pecetave përpara ëmbëlsirës. Nëse ndonjë mungon, vlera i shtohet faturës së klientit.

Fenomeni nuk shkakton vetëm humbjen e një piruni apo gote. Restorantet detyrohen të blejnë pajisje më të lira, të ndryshojnë arredimin ose t’i nxjerrin objektet më të dëshiruara zyrtarisht në shitje, duke përshtatur të gjithë përvojën e klientit me frikën se çfarë mund të përfundojë në çantën e tij. /skyweb.al

Artikulli para

Tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë për Pedonalen përfundon me një ofertues

Artikulli pas

Komisioni Europian do të propozojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat që do të kthehen në hotel
Turizëm

Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat që do të kthehen në hotel

15 Shtator, 2026
Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë nëntorit, dominojnë europianët
Aviacion

Shqipëria kryeson për numrin rekord të fluturimeve, u zgjodh nga europianët si destinacion për pushime

14 Shtator, 2026
Atokos, ishulli i çuditshëm grek ku turistët notojnë me derrat e egër
Turizëm

Atokos, ishulli i çuditshëm grek ku turistët notojnë me derrat e egër

14 Shtator, 2026
“Arsyet e rënies së turizmit në verë, nga balanca cilësi – shërbim te konkurrenca”
Kryesore

Shqipëria, ndër 10 destinacionet më të vizituara nga qytetarët e BE-së sipas Eurostat

13 Shtator, 2026
Apartamentet Air BNB po zbrazin dhe restorantet krahas hoteleve në Shqipëri
Kryesore

Apartamentet Air BNB po zbrazin dhe restorantet krahas hoteleve në Shqipëri

13 Shtator, 2026
Shqipëria kryeson listën e destinacioneve më të kërkuara për vitin 2027
Turizëm

Shqipëria kryeson listën e destinacioneve më të kërkuara për vitin 2027

9 Shtator, 2026
Artikulli pas
Komisioni Europian do të propozojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç

Komisioni Europian do të propozojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”
Shëndet

Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”

Nga Editor
1 Korrik, 2026
0

Duar më të dobëta, shikim i paqartë: A po ju krijon telefoni një “trup të ri”? Përdorimi i përditshëm i...

Lexo të plotë
Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro

Euro dhe dollari nuk rikuperohen përballë lekut, vijojnë në nivele të ulëta

26 Gusht, 2026
SKANDALI/ Skemë mashtruese 700 mijë euro, gjykata liron Administratorin e CFO-Pharma

SKANDALI/ Skemë mashtruese 700 mijë euro, gjykata liron Administratorin e CFO-Pharma

15 Mars, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Forcohen dollari, franga dhe paundi. Si paraqitet euro në tregun valutor?

15 Janar, 2026
Dy kometa do të kalojnë pranë Tokës këtë muaj, si mund të shihen

Dy kometa do të kalojnë pranë Tokës këtë muaj, si mund të shihen

9 Tetor, 2025

Të Fundit

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

15 Shtator, 2026
Çmimet e karburanteve kapin majat, shqiptarët pa “mburojë”: Qeveria hoqi Bordin, tani nuk prek as taksat

Çmimet e karburanteve kapin majat, shqiptarët pa “mburojë”: Qeveria hoqi Bordin, tani nuk prek as taksat

15 Shtator, 2026
Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

15 Shtator, 2026
“Po shkatërron njerëzimin”, rregullimi i inteligjencës artificiale sjell ngërç politik në SHBA

“Po shkatërron njerëzimin”, rregullimi i inteligjencës artificiale sjell ngërç politik në SHBA

15 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr