• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 22 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

Editor Nga Editor
21 Shtator, 2026
në Aktualitet
A A
0
Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision
Share on FacebookShare on WhatsApp

Grupi Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) është certifikuar “I aftë për mision”, pas përfundimit të procesit të vlerësimit të zhvilluar në kuadër të stërvitjes “Mburoja e Arbrit-26”, në rajonin stërvitor të Bizës.

Në ceremoninë përmbyllëse të stërvitjes, ku morën pjesë presidenti i Republikës, Bajram Begaj; shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji;  komandantë, përfaqësues të NATO-s, atashe ushtarakë dhe partnerë, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e vlerësoi certifikimin si një arritje të rëndësishme për Forcën Tokësore dhe Forcat e Armatosura.

“Sot, rezultati flet qartë: Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë është certifikuar ‘I aftë për mision’. Kjo është një arritje, për të cilën duhet të jemi krenarë. Por, ndër të tjera, është edhe përgjegjësi. Përgjegjësi për të ruajtur standardin, për ta kthyer këtë përvojë në një kapacitet të qëndrueshëm operacional dhe përgjegjësi për të qenë të gatshëm ta dëshmojmë këtë aftësi sa herë që misioni e kërkon”, u shpreh ministri Nufi.

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-26” shërbeu si një proces i plotë dhe rigoroz vlerësimi, i zhvilluar sipas fushave të CREVAL, duke testuar aftësinë e strukturës për të planëzuar, komanduar, dislokuar dhe zhvilluar operacione në një mjedis operacional kompleks, në përputhje me standardet dhe procedurat e NATO-s.

Certifikimi kombëtar u zhvillua nën monitorimin e përfaqësuesve të NATO-s, duke vënë në fokus standardizimin dhe ndërveprueshmërinë e Forcave të Armatosura shqiptare me forcat aleate.

“Shqipëria është dhe do të mbetet një aleate e angazhuar, që kontribuon me përgjegjësi në Aleancë dhe punon vazhdimisht për të rritur aftësitë e saj. Në këtë drejtim, modernizimi i Forcave të Armatosura është një proces i pandalshëm”, deklaroi ministri i Mbrojtjes.

Duke e lidhur procesin e certifikimit me transformimin e Forcave të Armatosura, ministri Nufi theksoi se modernizimi nuk lidhet vetëm me pajisjet, por edhe me mënyrën e planëzimit, stërvitjes dhe zhvillimit të operacioneve.

“Modernizimi që po ndërmarrim synon pikërisht këtë: të ndërtojmë Forca të Armatosura më të afta, më të lëvizshme, më të mbrojtura, më teknologjike dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate.”, u shpreh ai.

Në përfundim të ceremonisë, ministri Nufi vlerësoi punën e komandantëve, shtabeve, instruktorëve, vlerësuesve dhe të gjithë ushtarakëve e civilëve të angazhuar në stërvitje, duke nënvizuar se certifikimi është dëshmi e punës, disiplinës, përgatitjes dhe profesionalizmit të tyre.

“Mburoja e Arbrit-26” përbën një tjetër hap në konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe në rritjen e gatishmërisë së Forcave të Armatosura për përmbushjen e misioneve kombëtare dhe angazhimeve në kuadër të Aleancës së NATO-s.

Në fjalën e tij përshëndetëse gjatë ceremonisë, presidenti Begaj e cilësoi certifikimin si dëshmi të progresit të Forcave të Armatosura, si dhe të nivelit të lartë të përgatitjes, disiplinës dhe profesionalizmit të efektivëve.

“Sot, këtu në Bizë, ju dëshmuat jo vetëm përgatitje të lartë taktike, por edhe rezistencë e karakter të fortë ushtarak. Ju treguat aftësinë për të planifikuar, për të koordinuar dhe për të vepruar në një mjedis kompleks operacional”, u shpreh Begaj.

Në cilësinë e komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ai theksoi rëndësinë e gatishmërisë ushtarake, e cila, sipas tij, ndërtohet përmes stërvitjes së vazhdueshme dhe profesionalizmit.

Duke iu referuar situatës së sigurisë në rajon dhe më gjerë, përfshirë luftën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe dezinformimin, Begaj nënvizoi nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe garantimin e sigurisë kombëtare.

Presidenti u ndal gjithashtu te rëndësia e aleancave dhe veçanërisht e partneritetit me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se certifikimi “I aftë për mision” përfaqëson aftësinë reale të forcave për t’u dislokuar dhe për të vepruar me efikasitet operacional, përkrah aleatëve, kurdo që kërkohet.

Begaj vlerësoi edhe rolin e investimeve në industrinë e mbrojtjes, modernizimin e strukturave, zhvillimin e kapaciteteve ushtarake dhe infrastrukturës së mbrojtjes.

Në këtë kuadër, ai vlerësoi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.

Etiketat: forcat e armatosura
Artikulli para

Alergjitë mund të shfaqen edhe në moshë të rritur, çfarë i shkakton

Artikulli pas

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

Editor

Editor

Nga Kategoria

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës
Aktualitet

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

22 Shtator, 2026
Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo
Aktualitet

Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo

22 Shtator, 2026
Favorizoi Ergys Agasin, Rama shkarkon nga detyra Vlora Hysenin
Aktualitet

Favorizoi Ergys Agasin, Rama shkarkon nga detyra Vlora Hysenin

22 Shtator, 2026
Si kërceu mosha mesatare e shqiptarëve nga 33 në 44 vjeç në pak vite
Aktualitet

Në Shqipëri ka më shumë gra se burra, pavarësisht se lindin më shumë djem

22 Shtator, 2026
VIDEO/ Kokën ulur dhe me cigare, Ilir Proda del nga SPAK-u pas operacionit të bujshëm
Aktualitet

VIDEO/ Kokën ulur dhe me cigare, Ilir Proda del nga SPAK-u pas operacionit të bujshëm

22 Shtator, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Aktualitet

Bordi i Transaparencës publikon çmimet e reja për karburantet

22 Shtator, 2026
Artikulli pas
Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

OBSH: Alkooli shkakton një në tre vdekje në Evropë
Shëndet

OBSH: Alkooli shkakton një në tre vdekje në Evropë

Nga Editor
8 Janar, 2026
0

Alkooli shkakton rreth një në tre vdekje që lidhen me lëndimet dhe dhunën në Evropë, duke përbërë një kërcënim serioz...

Lexo të plotë
Anija e parë me gaz të lëngshëm kalon Ngushticën e Hormuzit

Anija e parë me gaz të lëngshëm kalon Ngushticën e Hormuzit

28 Prill, 2026
“Frena” Inteligjencës Artificiale, rregullat e reja strikte për mbrojtjen e fëmijëve

“Frena” Inteligjencës Artificiale, rregullat e reja strikte për mbrojtjen e fëmijëve

30 Dhjetor, 2025
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

Sipas formulës së Bordit, pas zbritjes në bursa sot, nafta duhet të ULET për punë ditësh në 185 lekë

17 Prill, 2026
Uji me rracion, qytetet që klasifikohen me “rrezik të lartë” nga problemet me motin

Uji me rracion, qytetet që klasifikohen me “rrezik të lartë” nga problemet me motin

2 Shtator, 2026

Të Fundit

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

22 Shtator, 2026
Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo

Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo

22 Shtator, 2026
Si të minimizoni sasinë e ajrit të ndotur që thithni gjatë aktivitetit fizik

Si të minimizoni sasinë e ajrit të ndotur që thithni gjatë aktivitetit fizik

22 Shtator, 2026
Shkencëtarët zbulojnë pse shpërthimi i meningjitit në Britani ishte shumë i rëndë

Shkencëtarët zbulojnë pse shpërthimi i meningjitit në Britani ishte shumë i rëndë

22 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr