• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 3 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Shqipëria, destinacioni turistik që po tërheq gjithnjë e më shumë francezë

Editor Nga Editor
3 Tetor, 2026
në Turizëm
A A
0
TTW: Shqipëria, një thesar i fshehur i Europës për turizëm të qetë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po konsolidon pozicionin e saj si një nga destinacionet turistike më të kërkuara në Evropë, ndërsa interesi i turistëve francezë për vendin po rritet ndjeshëm. Sipas një artikulli të publikuar nga media digjitale franceze “Peaches.fr”, vendi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje falë kombinimit të plazheve, historisë dhe peizazheve malore.

E cilësuar si “Maldivet e Evropës”, Shqipëria priti rreth 11,9 milionë turistë gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara. Numri i vizitorëve u rrit me 3,3% krahasuar me vitin 2024 dhe me 93,6% në raport me vitin 2019.

Rritja e shpejtë e turizmit e ka vendosur Shqipërinë në fokusin e udhëtarëve evropianë, veçanërisht për shkak të kombinimit të bregdetit me ujëra të kthjellëta, trashëgimisë historike dhe zonave malore.

Riviera Shqiptare, një nga pikat kryesore të turizmit

Riviera Shqiptare vazhdon të jetë ndër zonat më të frekuentuara nga turistët. Vlora, Dhërmiu, Saranda dhe Ksamili janë ndër destinacionet që tërheqin numrin më të madh të vizitorëve gjatë sezonit veror.

Paralelisht me rritjen e kërkesës, është zgjeruar edhe oferta akomoduese, me investime të reja dhe struktura të orientuara drejt turizmit të nivelit të lartë.

Tirana, historia dhe trashëgimia e periudhës komuniste

Kryeqyteti mbetet një tjetër pikë e rëndësishme në itineraret turistike. Tirana ofron një ndërthurje mes zhvillimit urban dhe gjurmëve të historisë së afërt të vendit.

Pranë Sheshit Skënderbej ndodhet Muzeu Historik Kombëtar, i cili aktualisht është i mbyllur për shkak të punimeve dhe pritet të qëndrojë i tillë deri në vitin 2028. Në pjesën e jashtme të ndërtesës ndodhet mozaiku monumental që pasqyron momente dhe figura nga historia e Shqipërisë.

Për turistët e interesuar për periudhën komuniste, një tjetër destinacion është “Shtëpia me Gjethe”, muze që dokumenton veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, të ngritura në ish-strehimore nëntokësore, ofrojnë një këndvështrim tjetër mbi historinë e regjimit komunist.

Lidhjet ajrore dhe infrastruktura, faktorë të rëndësishëm

Rritja e turizmit është shoqëruar me zgjerimin e infrastrukturës dhe të lidhjeve të transportit. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është zgjeruar për t’iu përgjigjur numrit në rritje të udhëtarëve, ndërsa shtimi i fluturimeve me kosto të ulët ka lehtësuar aksesin nga qytetet evropiane.

Që prej vitit 2020, Tirana është një nga bazat e kompanisë ajrore “Wizz Air”, e cila ofron lidhje me një sërë qytetesh evropiane, mes tyre Barcelona, Budapesti, Londra, Madridi, Roma dhe Stokholmi.

Kryeqyteti lidhet gjithashtu me fluturime direkte me qytete si Frankfurti, Amsterdami dhe Stambolli. Përmes transportit rrugor, turistët mund të vazhdojnë udhëtimin drejt vendeve të tjera të rajonit, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Nga liqenet e veriut te Alpet Shqiptare

Përtej bregdetit, Shqipëria ofron edhe një tjetër profil turistik në veri të vendit.

Shkodra shërben si një pikë e rëndësishme nisjeje drejt zonave malore dhe liqenore. Liqeni i Shkodrës, i cili shtrihet edhe në territorin e Malit të Zi, mund të eksplorohet përmes aktiviteteve në natyrë, përfshirë ecjen dhe çiklizmin.

Nga kjo zonë turistët mund të udhëtojnë drejt Lumit të Shalës dhe Liqenit të Komanit, ndërsa më në veri shtrihen Alpet Shqiptare, një nga destinacionet kryesore për të apasionuarit pas natyrës dhe ecjeve malore.

Ndër itineraret më të njohura është shtegu Valbonë-Theth. Rruga është rreth 12 kilometra e gjatë dhe, në varësi të ritmit dhe kushteve, mund të kërkojë nga shtatë deri në 10 orë ecje.

Me bregdetin, qytetet historike, gjurmët e periudhës komuniste, liqenet dhe malet, Shqipëria po shfaqet gjithnjë e më shumë si një destinacion që ofron eksperienca të ndryshme brenda një udhëtimi të vetëm.

Etiketat: destinacion
Artikulli para

Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur

Artikulli pas

Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama: Nga turizmi masiv drejt atij elitar, Shqipëria duhet të rrisë cilësinë
Turizëm

Rama: Nga turizmi masiv drejt atij elitar, Shqipëria duhet të rrisë cilësinë

2 Tetor, 2026
“Metro” rendit Shqipërinë mes destinacioneve ideale për t’u vizituar në tetor
Turizëm

“Metro” rendit Shqipërinë mes destinacioneve ideale për t’u vizituar në tetor

2 Tetor, 2026
”La Repubblica”: Shqipëria, destinacion ideal turistik
Turizëm

Media spanjolle: Nga Tirana në Ksamil, një udhëtim magjepsës në Shqipëri

1 Tetor, 2026
Dëmton mjedisin, paguan faturën! Bizneseve u ngarkohen edhe analizat, ekspertët dhe kostot ligjore
Turizëm

Media amerikane rendit Shqipërinë në mesin e destinacioneve që duhen vizituar

30 Shtator, 2026
“Shkoni para se të shtrenjtohet!” Media amerikane liston Shqipërinë mes 10 vendeve që duhet vizituar
Turizëm

“Shkoni para se të shtrenjtohet!” Media amerikane liston Shqipërinë mes 10 vendeve që duhet vizituar

30 Shtator, 2026
Pse restorantet preferojnë më shumë klientët “solo” se sa grupet
Kryesore

Pse restorantet preferojnë më shumë klientët “solo” se sa grupet

29 Shtator, 2026
Artikulli pas
Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit

Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Nga Editor
15 Tetor, 2025
0

Këshilli i Ministrave ka bërë sot disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Në njoftimin e shpërndarë për mediat njoftohet...

Lexo të plotë
Pas turit në qarqe, Rama thërret ministrat dhe deputetët: Priten ndryshime në qeveri

Pas turit në qarqe, Rama thërret ministrat dhe deputetët: Priten ndryshime në qeveri

3 Shtator, 2026
Rama për naftën: Është në monitorim, do ndihmohen pensionistët me të ardhurat që do të mblidhen nga rritja e çmimit

Rama për naftën: Është në monitorim, do ndihmohen pensionistët me të ardhurat që do të mblidhen nga rritja e çmimit

22 Mars, 2026
STATISTIKAT/ Sa shpenzojnë turistët europianë për një natë në Shqipëri

STATISTIKAT/ Sa shpenzojnë turistët europianë për një natë në Shqipëri

7 Korrik, 2025
TIA prezanton destinacionet e reja drejt Spanjës

TIA prezanton destinacionet e reja drejt Spanjës

13 Maj, 2026

Të Fundit

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

3 Tetor, 2026
Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit

Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit

3 Tetor, 2026
TTW: Shqipëria, një thesar i fshehur i Europës për turizëm të qetë

Shqipëria, destinacioni turistik që po tërheq gjithnjë e më shumë francezë

3 Tetor, 2026
Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur

Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur

3 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr