Pjesa më e madhe e depozitave të individëve në bankat shqiptare është përqendruar në një numër të vogël llogarish.
Vetëm rreth 4,7% e tyre mbajnë 59% të vlerës së depozitave, sipas të dhënave të paraqitura në raportin që shoqëron projektligjin e ri për sigurimin e depozitave.
Dokumenti, duke iu referuar Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, evidenton 137.554 llogari me balancë mbi 2,5 milionë lekë në fund të vitit 2025. Numri i përgjithshëm i llogarive bankare të individëve ishte rreth 2,93 milionë.
E dhimbshme, 1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!
Në kategorinë e llogarive me balancë mbi 2,5 milionë lekë ndodheshin rreth 819,6 miliardë lekë. Kjo shumë përbënte më shumë se gjysmën e depozitave të individëve të paraqitura në analizë, vlera totale e të cilave arrinte në rreth 1,39 trilionë lekë.
Ndërkohë, rreth 1,78 milionë llogari në kategorinë nga 100 lekë deri në 2,5 milionë lekë përmblidhnin 567,8 miliardë lekë. Megjithëse shumë më të shumta në numër, ato mbajnë rreth 41% të fondeve.
Raporti evidenton edhe mbi një milion llogari me balancë nga zero deri në 100 lekë. Ato përfaqësojnë rreth 34,5% të numrit të përgjithshëm, pra pak më shumë se një në çdo tri llogari.
Shpërndarja tregon se numri i madh i llogarive bankare shoqërohet me dallime të theksuara në shumat që mbahen në to: Shumë llogari kanë fonde minimale, ndërsa një pjesë e vogël përmbledh shumicën e depozitave. /skyweb.al















