• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Gusht, 2025
në Kryesore, OP-ED
A A
0
Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjergj Erebara-BIRN

Në mënyrë të shpeshtë, drejtuesit e bankave ulërasin nëpër konferenca apo jashtë konferencave për atë që supozojnë se është përdorim i tepruar i parasë fizike në ekonominë shqiptare dhe nënpërdorim të mjeteve të pagesës elektronike. Në një rast, një prej këtyre bankierëve kërkoi, në mënyrë eksplicite, që ligjet në vend të ndryshohen dhe që bizneset të detyrohen në nivel kombëtar të instalojnë terminale të procesimit të pagesave POS.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama u bë kryeministri shqiptar i radhës që çudit jo vetëm shqiptarët por edhe të gjithë botën duke deklaruar ambicien për ta bërë Shqipërinë pararojë globale, vendin e parë në botë pa para fizike, brenda pesë viteve të ardhshme.

Një deklaratë e tillë bombastike nuk ka se si të shihet ndryshe përveçse në kuadër të nevojës për të tërhequr vëmendjen përkundrejt kontekstit të kredencialeve demokratike të dëmtuara rëndë nga ajo që vëzhguesit ndërkombëtarë e cilësuan si “keqpërdorim masiv të pushtetit shtetëror”, “presion mbi votuesit” dhe “kontroll të medias”, gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Megjithatë, ndërsa nuk duhet të shqetësohemi shumë për rrezikun që ne të përballemi me eliminim të lekut fizik brenda vitit 2030, duhet gjithsesi të mos lëmë pa vërejtur se, përdorimi i parasë elektronike është një alternativë, e cila, në një situatë normale, kursen kosto dhe kokëçarje, ndërsa në situata anormale, i vë qytetarët përballë tarifave zhvatëse apo përballë abuzimit të të dhënave personale për arsye të interesit komercial, ndërsa mungesa e institucioneve jopartiake dhe profesionale, ose për shkak të partitizimit të tejskajshëm të të gjithë strukturës shtetërore, e bën të pamundur mbrojtjen e qytetarëve nga këto abuzime.

E para, paraja cash ka kosto. Kur shtypet në shtypshkronjë, kushton, ndërsa kur dërgohet te përdoruesi kërkon transport me kushte sigurie, i cili gjithashtu kushton. Përkundrejt kësaj, paraja elektronike nuk shtypet dhe nuk transportohet. Ajo menaxhohet me sisteme kompjuterike, të cilat kushtojnë, por janë ku e ku më me leverdi se sa mbajtja e parasë fizike. Vetëm se, në mënyrë që përfitimet nga kursimet e kostove të parasë fizike të ndahen mes ofruesve dhe shërbimit dhe përdoruesve, nevojitet që të ketë konkurrencë. Gjë që, në tregun bankar shqiptar (dhe botëror gjithashtu) lë për të dëshiruar.

Bizneset që pranojnë karta bankare, p.sh., paguajnë komisione për çdo transaksion. Komisionet e shërbimeve bankare janë pak a shumë njësoj mes të gjitha bankave, gjë që sugjeron sjellje të koordinuar, gjë që, në legjislacionin shqiptar dhe në legjislacionet e shumë vendeve normale, është e paligjshme. Bankat përdorin gjithashtu praktika abuzive, për shembull, detyrojnë qytetarët që të hapin llogari më vete për karta bankare me funksione të caktuara, përdorin kurse këmbimi me marzhe shumë anormale për botën moderne apo tarifojnë klientët e njëra-tjetrës në mënyrë të tepërt kur këta përdorin pos-e apo ATM të bankave të tjera nga ajo emetuese e kartës.

Nëse nuk keni informacion se si funksionon qarkullimi i parasë elektronike, po jap këtë shpjegim të thjeshtë: Nëse një qytetar klient i bankës A, përdor kartën e tij për të paguar në një dyqan, i cili mban pos dhe ka llogari të bankës B, paraja elektronike kalon përmes një sistemi të menaxhuar nga Banka e Shqipërisë nga llogaria e qytetarit në bankën A te llogaria e biznesit në bankën B. Sistemi, i quajtur AECH, i kushton bankave 4 deri në 8 lekë për transaksion [link]. E njëjta gjë ndodh nëse një qytetar përdor kartën e bankës A për të tërhequr para nga ATM e bankës B. Kostoja e klerimit të pagesës është 4 deri në 8 lekë për bankën, por banka B, në shumë raste në Shqipëri, mban komisione 200, 400 apo 600 lekë, pra komisione qindra herë më të larta se sa kostot.

Arsyeja se pse bankat përdorin praktika të tilla diskriminuese për joklientët është e thjeshtë. Disa njerëz përtojnë të shkojnë te automati i bankës së vet, disa të tjerëve, nuk ua ndjen për komisionet ose janë të pavetëdijshëm për to. Praktika tregtare të tilla normalisht që janë të ndaluara dhe në vende normale, autoritetet rregullatore do të duhej të kishin ndërhyrë për të detyruar bankat të përdorin kushte jodiskriminuese. Ndërhyrje të tilla rregullatore janë në përfitim si të konsumatorit, ashtu edhe të operatorëve. Sepse, bankat, në vend që të shtrijnë rrjetin e vet të ATM-ve në të gjithë vendin, mundet që të shërbejnë klientët e vet përmes ATM-ve të bankave të tjera në zona të caktuara. Kjo nuk ndodh për shkak se autoritetet rregullatore, Banka e Shqipërisë si menaxherja e sistemit të pagesave dhe Autoriteti i Konkurrencës si zyra që mbron konsumatorët nga sjelljet jokonkurruese të bankave, nuk kanë kryer funksionet e veta ligjore.

Gjithsesi, situata më lehtësisht e dallueshme e sjelljes predatore të bankave duket se dallohet te kursi i këmbimit i përdorur si në sportele, ashtu edhe në shërbimet elektronike. Në Shqipëri, këmbimi valutor ofrohet nga dy grupe të mëdha: nga bankat dhe nga agjencitë e këmbimit valutor. Logjikisht, bankat, me sistemet e shërbimeve automatike elektronike, janë në pozicionin për të konkurruar me lehtësi të madhe agjencitë e këmbimit valutor, të cilat ofrojnë shërbime në dyqane fizike, ku paguajnë qira, punëtorë dhe ku përpunojnë paranë fizike. Përkundrejt këtyre, këmbimi elektronik i parasë duhet të kushtojë shumë më pak. Por në praktikë, e kundërta ndodh. Në agjencitë e këmbimit valutor, euro shitet me një marzh zakonisht jo më të lartë se sa 0.5% se sa mesatarja dhe blihet me një marzh jo më të ulët se sa 0.5% nga mesatarja. Por nëse përdor aplikacionet e bankave, këto e shesin euron 2 apo 3% më shtrenjtë dhe e blejnë 2 apo 3% më lirë se sa mesatarja.

Siç dallohet, shërbimi që teorikisht duhej të kushtonte më lirë në aplikacionet e parasë elektronike, kushton në fakt pesë apo gjashtë herë më shtrenjtë. Arsyeja se pse bankat e bëjnë këtë duket se lidhet me dëshirën për të zhvatur nga paratë e qytetarëve një shumë të majme duke shfrytëzuar faktin se, disa nga konvertimet që qytetarët bëjnë, janë në shuma të papërfillshme dhe qytetarit nuk i leverdis taksirati të tërheqë paratë në bankë për të përdorur  shërbimet e agjencive të këmbimit valutor. Ndërsa bizneseve të mëdha u ofrohen kushte speciale të negociuara për këmbimin valutor. Bizneset e vogla, ato që nuk kanë shuma të konsiderueshme për të këmbyer, ose do të duhet të harxhojnë kohë ose duhet të pranojnë marzhet zhvatëse të bankave.

Nga këto të gjitha, abuzimi me mungesën e edukimit financiar të qytetarëve përmes kurseve shumë të tepruara të këmbimit valutor, në rastet kur qytetarët përdorin karta të emetuara në monedhë tjetër, e bën, për biznesin ashtu edhe për individin, shpesh me leverdi përdorimin e parasë fizike përkundrejt asaj elektronike. Turistët e huaj që janë mësuar nëpër botë të përdorin kartë, vijnë në Shqipëri dhe përballen me tarifa të paimagjinueshme kur tërheqin në bankomate, tarifa që mbahen nga bankat shqiptare pikërisht për shkak se autoritetet rregullatore kanë dështuar të bëjnë punën e vet.

Pasojat janë jo vetëm për qytetarët, por edhe për ekonominë në tërësi. Përdorimi i praktikave predatore në biznes sjell fitime në kurriz të besimit. Por kjo është një temë tjetër. Ajo që vlen të thuhet aktualisht është që, nëse shteti, me kërkesë të bankave, apo për shkak të fantazisë së kryeministrit, vendos kushte që detyrojnë qytetarët të përdorin shërbimet e bankave pa pasur alternativë të vlefshme, këto praktika predatore bëhen taksa private. Në këtë kontekst, një ndërhyrje për të kufizuar, fjala vjen, të drejtën e biznesit për të përdorur paranë cash si alternativë më ekonomike se sa paraja elektronike e ofruar nga bankat, pavarësisht nëse mundet apo jo të shitet si platformë kundër informalitetit e të tjera përralla si këto, mund të krijojë monopole të pakëndshme, nga ato të shumtat nga të cilët shqiptarët sakaq vuajnë, me pasoja negative afatgjata për të gjithë ekonominë.

Etiketat: para digjitaleparaja digjitale
Artikulli para

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Artikulli pas

“Shpërthimi” pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve
Aktualitet

Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve

19 Nëntor, 2025
Luftë CASH-it, Ibrahimaj: Çdo biznes duhet të pajiset me POS deri në vitin 2026
Aktualitet

Luftë CASH-it, Ibrahimaj: Çdo biznes duhet të pajiset me POS deri në vitin 2026

19 Nëntor, 2025
Prapaskenat në Aeroportin e Vlorës, plas sherri mes Behgjet Pacollit dhe ortakut: Kush po kërkon të marrë investimin?
Ekonomi

Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi vijojnë skemat mes tyre, koha që shteti shqiptar të marrë frenat e Aeroportit të Vlorës!

19 Nëntor, 2025
SIGAL paguan dëmet e 13 361 klientëve
Ekonomi

AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh dhe në numër anëtarësh

19 Nëntor, 2025
Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA
Ekonomi

Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA

19 Nëntor, 2025
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Ekonomi

Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

18 Nëntor, 2025
Artikulli pas
“Shpërthimi” pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

"Shpërthimi" pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pas vdekjes se Giorgio Armanit, kompania italiane e modës zgjedh CEO-n e ri
Ekonomi

Pas vdekjes se Giorgio Armanit, kompania italiane e modës zgjedh CEO-n e ri

Nga Editor
16 Tetor, 2025
0

Shtëpia italiane e modës Giorgio Armani ka emëruar zëvendës-drejtorin menaxhues Giuseppe Marsocci si drejtor ekzekutiv me efekt të menjëhershëm. Marsocci,...

Lexo të plotë
Shoferët problematikë nuk ia dalin në ritestim, nivele të ulta kalueshmërie

Shoferët problematikë nuk ia dalin në ritestim, nivele të ulta kalueshmërie

22 Prill, 2025
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës

Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës

22 Prill, 2025
Shumë kompani po e aplikojnë, a funksionon java me 4 ditë punë?

Shumë kompani po e aplikojnë, a funksionon java me 4 ditë punë?

12 Shtator, 2025
Paketa fiskale, të vetëpunësuarit e vërtetë nuk do të tatohen më si punonjës

Paketa fiskale, të vetëpunësuarit e vërtetë nuk do të tatohen më si punonjës

5 Nëntor, 2025

Të Fundit

Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh

Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh

19 Nëntor, 2025
Çfarë duhet të bëni në të 30-at, që të jeni të shëndetshëm kur të shkoni 70 vjeç?

Çfarë duhet të bëni në të 30-at, që të jeni të shëndetshëm kur të shkoni 70 vjeç?

19 Nëntor, 2025
Pas misrit, bllokohet edhe ushqimi për zogjtë i ardhur nga Serbia

Pas misrit, bllokohet edhe ushqimi për zogjtë i ardhur nga Serbia

19 Nëntor, 2025
Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve

Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve

19 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr