• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Banka e Shqipërisë sinjalizon ulje të mëtejshme të kostos së huamarrjes

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Banka e Shqipërisë sinjalizon ulje të mëtejshme të kostos së huamarrjes
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ulja në 2.5% e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në muajin korrik është përkthyer menjëherë në reduktim të normave të interesit për kreditë në lekë në sistemin bankar.

Sipas Raportit Tremujor të Politikës Monetare, kjo lëvizje ka filluar të ndihet kryesisht tek kreditë e bizneseve, ndërsa ndikimi më i gjerë në ekonomi pritet të shfaqet në muajt pasues.

Norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë për bizneset rezultoi në 6.7% në tremujorin e dytë, nga 6.4% që ishte në tremujorin e parë.

Pavarësisht kësaj, bankat kanë ndjekur një sjellje të ndryshme sipas madhësisë së huasë: kreditë deri në 35 milionë lekë janë liruar, ndërsa kreditë e mëdha mbi 140 milionë lekë kanë shënuar rritje të kostos.

Për individët, normat e interesit për kreditë në lekë për blerje apo ndërtim banese nuk kanë pësuar ndryshime, duke mbetur në nivelin 3.8%. Ky nivel konsiderohet më i ulëti i regjistruar që prej nisjes së ciklit lehtësues të politikës monetare një vit më parë.

Më luhatëse kanë qenë kreditë konsumatore në lekë – norma e interesit për këto hua është rritur në 8.9% në tremujorin e dytë, nga 8.2% në tremujorin e parë.

Sa u përket kredive në euro, politikat e bankave kanë qenë më të qëndrueshme. Për bizneset, normat e interesit mbeten thuajse të pandryshuara, ndërsa kreditë hipotekare të individëve në euro kanë shënuar një rritje të lehtë në 5.1%. Edhe në këtë rast, vërehen ndryshime sipas madhësisë – kostot kanë rënë për kreditë e vogla deri në 250 mijë euro, por janë rritur për kreditë e mëdha mbi 1 milion euro.

Ekspertët vlerësojnë se me rikthimin e normës bazë në nivele lehtësuese, pritet që gjatë gjysmës së dytë të vitit efekti në uljen e kostos së huamarrjes të ndihet më ndjeshëm, si tek bizneset ashtu edhe tek individët./skyweb.al

Etiketat: bankabanka e shqiperisehuamarjakrediteshqiperise
Artikulli para

“Shpërthimi” pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

Artikulli pas

STUDIMI/ Gjumi i zgjatur në fundjavë mbron zemrën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!
Kryesore

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

13 Prill, 2026
Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina
Ekonomi

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015
Ekonomi

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?
Aktualitet

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore
Ekonomi

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart
Ekonomi

Nafta i rikthehet shtrenjtimit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

13 Prill, 2026
Artikulli pas
STUDIMI/ Gjumi i zgjatur në fundjavë mbron zemrën

STUDIMI/ Gjumi i zgjatur në fundjavë mbron zemrën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

AI dhe Etika: Si të dallojmë të vërtetën në epokën digjitale
Aktualitet

AI dhe Etika: Si të dallojmë të vërtetën në epokën digjitale

Nga SkyWeb
9 Shkurt, 2026
0

Në një botë ku inteligjenca artificiale po transformon mënyrën e prodhimit dhe shpërndarjes së informacionit, bëhet gjithnjë e më e...

Lexo të plotë
Akull në pistë, pezullohen nisjet e fluturimeve në aeroportin e Berlinit

Akull në pistë, pezullohen nisjet e fluturimeve në aeroportin e Berlinit

5 Shkurt, 2026
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

Nga dje nuk ka më paga nën 50 000 lekë, preken mbi 300 mijë të punësuar

2 Janar, 2026
Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

22 Dhjetor, 2025
Saga e hetimit pasuror, si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Arben Isufajt (Ben Qimja) ?

Saga e hetimit pasuror, si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Arben Isufajt (Ben Qimja) ?

15 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

13 Prill, 2026
Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr