Koço Broka, Ekonomist
Më 1 korrik 2025 hyri në fuqi, marrëveshja e sigurimeve shoqërore midis Shqipërisë dhe Italisë për përfitimin e pensioneve. Sipas qeverisë pëfitojnë 500 mijë shqiptarë, ndërsa sipas medias, kostoja për pensionet e shqiptarëve në Itali në vitin 2025, përllogaritet në 51.6 milionë euro dhe deri në vitin 2032 përllogaritet të arrijë në 270 milionë euro. Po për shpenzimet e sigurimeve shoqërore në Shqipëri sa pritet të jetë kostoja shtese, si rrjedhojë e këtyre marrëveshjeve?!
Ky informacion përgjithësisht nuk është bërë i ditur.
Thelbi i marrëveshjes është se edhe ata kandidatë që kanë mbushur moshën për pension, por nuk plotësonin kriterin tjetër pagimin e kontributive të sigurimeve për një periudhëprej 15 vitesh, nuk përfitonin pension. Por në se së bashku me vitet kontributive për sigurime shoqërore në Itali apo në ndonjë vend tjetër me të cilin Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore, u lind e drejta për pension edhe për ato vite që kanë paguar kontribute qofshim më pak se 15 vite. Në këto kushte ishte dhe është e pritshme që shtesa e shpenzimeve për sigurimet shoqërore të shtohej për shkak të këtij faktori.
Por çfarë ka ndodhur në fakt?! Duke iu referuar të dhënave nga “TREGUESIT FISKAL TË KONSOLIDUAR PËR JANAR-KORRIK 2025” rezulton se ecuria e shpenzimeve dhe shtesës së tyre në buxhetin faktik të sigurimeve shoqërore gjatë korrikut e muajve të tjerë të kësaj periudhe, krahasuar me muajt përkatës, paraqitet si më poshtë:
Grafiku Nr 1.

Burimi: “TREGUESIT FISKAL TË KONSOLIDUAR PËR JANAR-KORRIK 2025”- i Minististrisë së Financave.
Si duket nga të dhënat e prezantuara edhe në Grafikun nr 1, rezulton se gjatë muajve mars, prill, maj, qershor 2025, niveli i shpenzimeve të sigurimeve shoqërore ka qënë më i lartë se ndaj muajve të tjerë të këtij viti, dhe dukshëm më i lartë krahasuar me muajt e vitit paraardhës 2024.
Kjo ishte dhe është e pritshme për faktin se nga 1 Marsi 2025, filloi shpërndarja Bonusi i Pranverës, i emërtuar dhe si “një tjetër premtim i mbajtur nga Qeveria Shqiptare”. Të gjithë pensionistët kanë patur mundësi për ta tërhequr bonusin e tyre pranë çdo pikë të Postës Shqiptare dhe Bankave të Nivelit të Dytë. Ishte llogaritur se do përfitonin rreth 730,430 pensionistë, me nga 10,000 lekë bonus për pensionet bazë deri në 20,000 lekë dhe 5,000 lekë bonus për pensionet mbi 20,000 lekë. Bonusi mund të tërhiqet deri më 30 Shtator 2025! Ndërkohë të gjithë pensionistët që nuk kishin tërhequr ende Bonusin e Fundvitit, mund ta tërheqin atë deri më 30 Qershor 2025.
Por ndërkohë në muajt e tjerë në vijim të vitit 2025, shtesa e shpenzimeve të sigurimeve shoqërore është dhe pritet të jetë më e lartë se ato të vitit të kaluar, për faktin se Kryeministri premtoi se Bonusi i fund vitit në nivelin e vitit 2024, jo vetëm do të vijonte edhe në vitin 2025 por edhe do të shtohej përveç atij të pranverës, në vitet në vijim, efektit të rritjes së pensioneve më 1 Tetor, por dhe shtimit të numurit të pensionistëve.
Në kushtet kur nga njëra anë a) me daljen e buxhetit faktik të sigurimeve shoqërore për vitin 2024, shpenzimet rezultuan 188,678 milion lekë lekë, ndërsa në buxhetin fillestar të vitit 2025 por edhe atë të ndryshuar deri tani, shpenzimet gjithsej për to, ishin dhe janë parashikuar krahas me politikat e reja të pensioneve dh fondit të shpërblimit për pensionistet në masën 197,706 milion lekë ose 9,028 lekë më shumë se sa për vitin 2024, dhe kur që në maj 2024, shtesa e shpenzimeve të sigurimeve shoqërore progresivisht për periudhën Janar-Maj 2025, ndaj asaj të vitit paraadhës rezultoi që të ishte 9,793 milion lekë ishte e pritshme që në ndryshimet e buxhetit të shtetit, të përfshiheshin dhe zëri shpenzimet e sigurimeve shoqërore, duke i rritur ato. Por kjo nuk ndodhi me ndryshimet e buxhetit të shtetit në qershor 2024. Paradoksalisht shtesa e shpenzimeve të sigurimeve shoqërore në muajin korrik 2025, ndaj të njëjtin muaj të vitit 2024, pamvarësisht efektit te rritjes të pensioneve më 1 Tetor, shtimit të numurit të pensionistëve dhe hyrjes në fuqi të marrëveshjes me Italinë, rezultoi vetëm 107 milion lekë ose vetem 0.7%, shumë më ulët se sa në muajt e tjerë?! Ky rast dëshmon se ka vend për më pak retorikë.
Sidoqoftë shtesa e shpenzimeve të sigurimeve shoqërore në buxhet tej nivelit 197,706 milion lekë, ka për të ndodhur pashmangërisht me ndryshimet në vijim të buxhetit të shtetit, në se mbahen parasysh premtimet elektorale te Kryministrit dhe Programi Elektoral i PS per pensionet.
Ndërkohë për pensionistët realisht kannë rëndësi jo aq këto dukuri kontable por sa do të jetë niveli i shpenzimeve të buxhetit të shtetit për gjithë vitin 2025 dhe shtesa gjithsej e tyre krahasuar me buxhetin faktik të vitit 2024.
Interesi i drejtpërdrejt kryesor i tyre dhe pse jo dhe kurioziteteti tani për tani, në thelb është se sa do të jetë shtesa e rritja e pensioneve më 1 Tetor 2025 dhe çfarë pritet të ndodhë me bonusin e fundit të vitit, do të ruhet apo edhe do të shtohet, ashtu si është premtuar nga Kryeministri edhe për vitin 2025 e për vitet e tjera në vijim?!
Sipas Programit me të cilin Partia Socialiste ardhi në pushtet:- “Ambicia jonë është që në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të jetë 200 euro.”
Në këto rrethana, si deputetët por edhe vetë Kryeministri z. Edi Rama, do të shpalosin javën e dytë të shtatorit, se çfarë do të bëjnë konkretisht me këtë premtim elektoral, se çfarë qëndrimi do të mbajnë ndaj bonusit të fundit vitit, indeksimit dhe rritjes reale të pensioneve?!
Ndërsa Ministri i Financave por dhe ai i Ekonomisë që mbulojnë sigurimet shoqërore, që në daljen e parë u duhet të prononcohen se çfarë do të bëhet konkretisht, me ndryshimet e buxhetit të vitit 2025 për sigurimet shoqërore, por dhe buxhetin e vitit 2026, në funksion të këtij premtimi.?! Natyrisht këta të fundit sado yesmenë që të jenë, se do s’do janë treguar të gatshëm të realizojnë programin e prezantuar nga Kryeministri, profesionalisht nuk mund të mbështesin çfarëdo ego narciste të kryeministrit. Duke u zhndruar programi elektoral në program Qeverie, edhe ata krahas Kryeministrit do ndriçojnë se sa do të rriten pensionet më 1 Tetor 2025
Por deri atëhere në fakt mbetet pyetja ose kureshtja çfarë pritet të bëhet me indeksimin e rritjen e pensioneve gjatë vitit 2025?!
Përgjigje shteruese natyrisht tani për tani e ka vetëm Kryeministri, i cili po përgatitet të japë dorën e fundit rregullimeve të programit të Qeverisë dhe fjalës së vet për të .
Ndërkohë kanë dalë të dhënat për inflacionin e muajit Korrik 2025 e për rrjedhoje dhe të gjithë periudhës Gusht 2024-Korrik 2025, mbi bazën e së cilës, mbështetur në vitet parardhëse, mundësohet llogarritja e koeficentit të indeksimit të pensioneve më 1 Tetor 2025.
Mbështetur në këto të dhëna dhe në VENDIM Nr. 131, datë 22.2.2017 PËR PËRCAKTIMIN E LISTËS SË MALLRAVE TË ZGJEDHURA DHE METODËN E LLOGARITJES SË INDEKSIT, u llogarit indeksi i ndryshimit mesatar vjetor të çmimeve të mallrave të konsumit dhe shërbimeve për pensionistët, që do shërbejë më 1 Tetor.
Në se indeksi i ndryshimit mesatar të çmimeve të mallrave të konsumit dhe shërbimeve në tërësi gjatë periudhës Gusht 2024-Korrik 2025 rezultoi mesatarish 2.1%,(shih grafiku Nr 2 ) indeksi i ndryshimit mesatar vjetor të çmimeve të mallrave të konsumit dhe shërbimeve për pensionistët rezulton 2.5 %.
Grafiku nr 2.

Këtu do mbajtur parasysh se indeksi i ndryshimit mesatar të çmimeve të grupit kryesor të mallrave Ushqime dhe pije joalkolike, ka rezultuar 3 %. Kjo do të thotë se në se përdoret indeksi i ndryshimit mesatar vjetor të çmimeve të mallrave të konsumit dhe shërbimeve për pensionistët, për pensionistët me të ardhura minimale deri në pension mesatar, nuk bëhet e mundur të kompesojnë as rritjen e çmimit të ushqimeve.
Por dihet se indeksimi i pensioneve sa indeksi i ndryshimit mesatar vjetor të çmimeve të mallrave të konsumit dhe shërbimeve për pensionistët në tërësi, nuk mundëson rritje të pensioneve por vetëm kompesim të çmimeve. Në rastin kur ky ka ndodhur si rrjedhoje e rritjes se mallrave ushqimore nuk i kompeson as këto. Kjo është një arsye që të mundësohet qysh këtë herë edhe indeksimi e rritja e diferencuar i pensioneve
Natyrshëm lind pyetja sa do të jetë indeksi që do të përdoret më 1 Tetor, lidhur me pensionet?!
Niveli më i ulët I indeksimit prej 2.5 % përbën nivelin dysheme , pamvarësisht nga niveli i pensionit, do të përbënte shkelje të ligjit.
Por duke patur parasysh shtjellimin e mësipërm, praktikën e vitit të kaluar kur de fakto u përdor një indeks relativisht më i lartë se sa ai që rezultoi nga llogarritjet qoftë mbi bazën e shportës të mallrave dhe shërbimeve të pensionistëve, duke patur parasysh, premtimin elektoral të cituar më sipër nga rezultoi edhe vetë qeveria e re, dhe se KOEFICIENTI i INDEKSIMIT TË BAZËS SË VLERËSUAR TË VITIT 2023, PËR LLOGARITJEN E PENSIONEVE të reja për vitin 2025 ishte 9.3 % , ky indeks pritet të ketë si limit tavan këtë tregues.
Sa do të jetë konkretisht ai?! Këtë përgjigje pritet ta bëjë me dije Kryeministri kur do shpalosë programin e qeverisë. /GazetaDita
















