• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 6 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama: Apartamentet që shiten dy herë do të konfiskohen

Editor Nga Editor
9 Shtator, 2025
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
A A
0
Rama: Apartamentet që shiten dy herë do të konfiskohen
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e re ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, duke paralajmëruar ndëshkime të rënda penale për të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë në rastet e ndërtimeve pa leje.

Sipas kryeministrit, nga arkitektët deri te supervizorët dhe ndërtuesit do të mbahen përgjegjës kur projekti ndryshohet në kundërshtim me ligjin. Ai theksoi se çdo profesionist që hesht dhe nuk denoncon deformimet e projektit do të përballet me pasoja penale.

Një nga fenomenet më shqetësuese, sipas kreut të qeverisë, është shitja e apartamenteve dy herë. Në këto raste, ndërtuesit do të përfshihen në listën e zezë dhe pasuritë e tyre do të konfiskohen. Ndërtesat e bllokuara do të merren nga shteti për t’u vijuar më tej si projekte publike, shkruan Skyweb.al.

“E rëndësishme është të bllokohet i gjithë zinxhiri. Nuk do të ketë më ndërtues që shkelin ligjin dhe arkitektë që pranojnë ndryshimet në heshtje. Për këdo që pranon deformimin e projektit, kjo do të konsiderohet vepër penale,” u shpreh Rama.

Ai bëri të qartë se çdo godinë që nuk merr certifikatën e përdorimit nuk do të lidhet me energji elektrike apo ujë. “Kjo nuk do të tolerohet më,” shtoi kryeministri.

Pjesë e paketës së re është edhe një rregullore për shfrytëzimin e hapësirave publike nga bizneset. Sipas Ramës, çdo subjekt që vendos tavolina apo karrige jashtë ambienteve të veta do të kontribuojë me mbjelljen e një peme, ndërsa tendat dhe platformat do të lejohen vetëm sipas standardeve të përcaktuara.

Kryeministri vuri në dukje se Shqipëria nuk mund të arrijë objektivin e anëtarësimit në BE në vitin 2030 me ndërtime të paligjshme, duke theksuar se aksioni për çlirimin e hapësirave publike do të vazhdojë pa ndërprerje.

Ai u ndal edhe te një tjetër problem, zjarrvëniet e qëllimshme, duke paralajmëruar se këto akte duhet të ndëshkohen në të njëjtin nivel me veprat më të rënda penale, siç është vrasja. /Skyweb.al

Etiketat: edi rama
Artikulli para

Paketë ligjore për territorin, konfiskime dhe “listë të zezë” për ndërtuesit abuzivë

Artikulli pas

Rama zbulon ndërtuesin që do ndërtonte godinë me fasadë të gjelbër në Tiranë, por e la pallatin “thatë”: S’merr më leje

Editor

Editor

Nga Kategoria

Si u bë Milano më i shtrenjtë se Londra, në lagjet e punëtorëve të dikurshëm po ngrihen prona luksi
Ekonomi

Si u bë Milano më i shtrenjtë se Londra, në lagjet e punëtorëve të dikurshëm po ngrihen prona luksi

6 Maj, 2026
Europa ka edhe 6 javë karburant avionësh dhe pastaj nis anulimi masiv i fluturimeve
Aviacion

Kriza e karburanteve, kompanitë ajrore anuluan 13 000 fluturime dhe “fshinë” 2 milionë pasagjerë

5 Maj, 2026
Call Centerat mashtrues pushtojnë vendin, gazetari: Kush është italiani që zhvati bashkëkombasit e tij nga Tirana
Aktualitet

Pse është shumë e vështirë të zhduken Call Center-at mashtrues

5 Maj, 2026
Ky është autobusi pa destinacion që po sfidon transportin tradicional
Aktualitet

Ky është autobusi pa destinacion që po sfidon transportin tradicional

5 Maj, 2026
Alarmi nga Tirana: Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë
Aktualitet

Alarmi nga Tirana: Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë

5 Maj, 2026
Komision deri në 50 %/ Konkurrenca zbulon si i rrjep Raiffeisen Bank qytetarët me komisionet e sigurimit të kredisë
Ekonomi

Komision deri në 50 %/ Konkurrenca zbulon si i rrjep Raiffeisen Bank qytetarët me komisionet e sigurimit të kredisë

5 Maj, 2026
Artikulli pas
Rama zbulon ndërtuesin që do ndërtonte godinë me fasadë të gjelbër në Tiranë, por e la pallatin “thatë”: S’merr më leje

Rama zbulon ndërtuesin që do ndërtonte godinë me fasadë të gjelbër në Tiranë, por e la pallatin “thatë”: S’merr më leje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra
Ekonomi

Zgjerohet flota e mjeteve elektrike, mbi 5 300 regjistrime të reja në 11 muaj

Nga SkyWeb
19 Dhjetor, 2025
0

Mjetet green po forcojnë praninë e tyre në rrugët e Shqipërisë, duke shënuar një rritje të ndjeshme të flotës elektrike...

Lexo të plotë
Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK, sa vota mori

Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK, sa vota mori

11 Dhjetor, 2025
Europa bëhet gati për luftë, plani gjerman 377 miliardë euro për t’u armatosur: Avionë, raketa, tanke..

Europa bëhet gati për luftë, plani gjerman 377 miliardë euro për t’u armatosur: Avionë, raketa, tanke..

27 Tetor, 2025
Videot e luftës të krijuara me Inteligjencë Artificiale përhapen masivisht në internet

Videot e luftës të krijuara me Inteligjencë Artificiale përhapen masivisht në internet

7 Mars, 2026
Rama: Shishet plastike të hedhura kudo kanë bllokuar kanalet, prandaj ka përmbytje: Shqipërinë e duam vetëm në stadium

Rama: Shishet plastike të hedhura kudo kanë bllokuar kanalet, prandaj ka përmbytje: Shqipërinë e duam vetëm në stadium

7 Janar, 2026

Të Fundit

Si u bë Milano më i shtrenjtë se Londra, në lagjet e punëtorëve të dikurshëm po ngrihen prona luksi

Si u bë Milano më i shtrenjtë se Londra, në lagjet e punëtorëve të dikurshëm po ngrihen prona luksi

6 Maj, 2026
Grevë në Aeroportin e Brukselit, pritet përgjysmimi i fluturimeve në 12 maj

Grevë në Aeroportin e Brukselit, pritet përgjysmimi i fluturimeve në 12 maj

5 Maj, 2026
Europa ka edhe 6 javë karburant avionësh dhe pastaj nis anulimi masiv i fluturimeve

Kriza e karburanteve, kompanitë ajrore anuluan 13 000 fluturime dhe “fshinë” 2 milionë pasagjerë

5 Maj, 2026
Call Centerat mashtrues pushtojnë vendin, gazetari: Kush është italiani që zhvati bashkëkombasit e tij nga Tirana

Pse është shumë e vështirë të zhduken Call Center-at mashtrues

5 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr