• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Kaos me fluturimet, mbyllet hapësira ajrore e Greqisë

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Janar, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Kaos me fluturimet, mbyllet hapësira ajrore e Greqisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një problem i rëndë teknik në sistemet e radiokomunikimit ka paralizuar që prej mëngjesit të së dielës trafikun ajror në Greqi, duke shkaktuar kaos në aeroportet e vendit dhe pezullim të gjerë të fluturimeve. Defekti ka prekur drejtpërdrejt komunikimin mes pilotëve dhe kontrollit të trafikut ajror, çka ka detyruar autoritetet greke të mbyllin përkohësisht FIR Athinës, hapësira ajrore nën përgjegjësinë e Greqisë.

Situata më problematike është regjistruar në Eleftherios Venizelos, ku dhjetëra avionë kanë mbetur të bllokuar në pistë, ndërsa nisjet dhe mbërritjet janë anuluar ose shtyrë pa një afat të qartë rikthimi në normalitet. Të njëjtat probleme janë raportuar edhe në aeroportet e tjera kryesore të vendit, përfshirë Selanikun, Heraklionin dhe destinacione të tjera rajonale.

Sipas informacioneve zyrtare, defekti ndodhet në sistemet qendrore të radiofrekuencave që përdor Shërbimi i Aviacionit Civil i Greqisë, duke e bërë të pamundur garantimin e komunikimit të sigurt dhe të vazhdueshëm mes pilotëve dhe qendrave të kontrollit. Për këtë arsye, autoritetet kanë lejuar vetëm vijimin e fluturimeve që ndodheshin tashmë në ajër, ndërsa nisjet nga aeroportet greke janë bërë pothuajse të pamundura.

Kompani ajrore dhe autoritete operacionale po përpiqen të menaxhojnë situatën përmes riprogramimit të fluturimeve, në një ditë që konsiderohet veçanërisht e ngarkuar, sidomos për shkak të kthimit të udhëtarëve nga pushimet. Megjithatë, pamundësia për të kryer nisje nga Greqia ka sjellë pasoja zinxhir, duke ndikuar edhe fluturimet që ishin planifikuar të vinin nga aeroportet e huaja drejt vendit.

Ndërkohë, pasagjerët që janë paraqitur herët në aeroport përballen me pamje të mbipopullimit, radhë të gjata dhe pasiguri të plotë mbi fatin e udhëtimeve të tyre. Autoritetet greke bëjnë me dije se ekipet teknike janë në punë intensive dhe se Shërbimi i Aviacionit Civil është në kontakt të vazhdueshëm me operatorë të telekomunikacionit për rikthimin e funksionimit të sistemit, por deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për kohën e saktë të zgjidhjes së problemit.

Udhëtarëve u rekomandohet të mos shkojnë në aeroporte pa u informuar më parë nga linjat ajrore dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, ndërsa autoritetet pranojnë se situata ka krijuar një nga ndërprerjet më serioze të operimeve ajrore në Greqi në vitet e fundit. /skyweb.al

Artikulli para

Viktimë e iphone, si po synon “ringjalljen” legjendari Nokia

Artikulli pas

Rrugë të lara me gjak dhe të paralizuara nga trafiku, bilanci i ditëve të para të 2026-s

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Kredi me interes zero dhe qira që llogaritet për blerjen e shtëpisë, kush përfiton nga skema e re e qeverisë

9 Tetor, 2026
Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët
Aviacion

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

9 Tetor, 2026
Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit
Aktualitet

Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rrugë të lara me gjak dhe të paralizuara nga trafiku, bilanci i ditëve të para të 2026-s

Rrugë të lara me gjak dhe të paralizuara nga trafiku, bilanci i ditëve të para të 2026-s

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Monedhë vendase apo valutë ndërkombëtare kur udhëtoni, cila është zgjedhja më e mirë?
Turizëm

Monedhë vendase apo valutë ndërkombëtare kur udhëtoni, cila është zgjedhja më e mirë?

Nga SkyWeb
11 Dhjetor, 2025
0

Kushdo që ka udhëtuar ose jetuar jashtë vendit, sidomos dekadën e fundit, është përballur me një dilemë që shfaqet në...

Lexo të plotë
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

15 Tetor, 2025
Sa shpesh duhet t’i krihni flokët?

Sa shpesh duhet t’i krihni flokët?

21 Qershor, 2026
Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

3 Shkurt, 2026
Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë vetë shqiptarët

Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë vetë shqiptarët

1 Gusht, 2026

Të Fundit

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

9 Tetor, 2026
Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr