• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

THIRRJA/ Mbani 100 euro për person, ushqime dhe ilaçe në shtëpi!

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka nënvizuar rëndësinë e parave CASH si një element kyç i përgatitjes kombëtare për kriza, duke u bërë thirrje qytetarëve të mbajnë një shumë të caktuar në shtëpi për raste urgjente.

Thirrja pason praktikat tashmë të konsoliduara në vende si Holanda, Finlanda dhe Austria, ku familjeve u rekomandohet të kenë 70 deri në 100 euro për person në para fizike.

Programe të ngjashme janë zbatuar edhe nga Suedia dhe Norvegjia.

Argumenti kryesor është se sistemet digjitale të pagesave mund të bien në një moment të papritur.

Raporti i BQE-së thekson se qytetarët duhet të kenë rezerva jo vetëm monetare, por edhe ushqime, ujë dhe ilaçe, të mjaftueshme për të mbijetuar për të paktën 72 orë në rast emergjence.

Këshilla u nxit nga përvojat e fundit me luftën në Ukrainë, pandeminë Covid-19, fatkeqësitë natyrore si zjarret dhe përmbytjet, të cilat kanë ekspozuar dobësitë e Evropës dhe kanë shtuar nevojën për investime në siguri e mbrojtje.

“Paraja është një element kritik i përgatitjes kombëtare për kriza,” thuhet në dokumentin e BQE-së, i cili analizon ndikimet e pandemisë dhe ndërprerjeve të energjisë në Spanjë e Portugali.

Raporti shton se monedha fizike nuk mbulon vetëm nevojat individuale, por shërben si mburojë për qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit financiar.

Sipas BQE-së, përdorimi i parave të gatshme rritet dukshëm kur stabiliteti i sistemeve vihet në pikëpyetje, pavarësisht shkallës së digjitalizimit.

Ky fenomen u vu re gjatë pandemisë, kur kërkesa për para’ fizike u rrit me 140 miliardë euro në vetëm dy vjet, krahasuar me një mesatare prej 55 miliardë eurosh në vit përpara krizës.

Rritja ndodhi pavarësisht shpërthimit të pagesave me karta pa kontakt dhe blerjeve online.

BQE paralajmëron se sistemet e parave të gatshme duhet të ndërtohen për të përballuar kriza të rralla, por me pasoja ekstreme.

Politika e reduktimit të degëve bankare dhe bankomatëve, e nxitur nga kosto më të ulëta të pagesave digjitale, po vendos politikëbërësit nën presion për të garantuar akses të barabartë në kartëmonedha dhe monedha për të gjitha familjet evropiane.

Raporti ngre një paradoks të qartë: megjithëse përdorimi i parave të gatshme në jetën e përditshme është në rënie, kërkesa për to rritet fuqishëm sa herë që besimi në sistemin financiar dhe atë digjital tronditet. /skyweb.al

Artikulli para

Rruga që të çon “drejt reve”, këto janë shkallët lëvizëse më të gjata në botë

Artikulli pas

GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për skandalin Bankers

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete
Ekonomi

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator
Ekonomi

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

28 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Aktualitet

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për skandalin Bankers

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

STATISTIKAT/ Ndryshon trendi, të rinjtë po regjistrohen më shumë në shkollat e mesme profesionale
Ekonomi

Shqiptarët po kthehen te arsimi profesional, diplomat universitare me shumicë nuk po “pijnë më ujë“

Nga SkyWeb
26 Maj, 2026
0

  Arsimi profesional po fiton gjithnjë e më shumë terren në Shqipëri, në një kohë kur diplomat universitare të marra...

Lexo të plotë
Kokërr e plotë, lëngje apo smoothie, si është më mirë të konsumohen frutat?

Kokërr e plotë, lëngje apo smoothie, si është më mirë të konsumohen frutat?

18 Prill, 2026
Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë

Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë

20 Qershor, 2026
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

13 Qershor, 2025
Vendimi i ri forcon kontrollet e produkteve organike, si do të klasifikohen ngarkesat në dogana?

Treguesit në rënie, po ku prodhohet më shumë mish në Shqipëri

26 Qershor, 2026

Të Fundit

Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur

Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur

28 Gusht, 2026
Dy punonjës të aeroportit të Frankfurtit humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

Dy punonjës të aeroportit të Frankfurtit humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

28 Gusht, 2026
Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr