• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Një ekonomi në udhëkryq

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Shtator, 2025
në OP-ED, Kryesore
A A
Një ekonomi në udhëkryq
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Skyweb.al

Ekonomia shqiptare po përballet me një situatë kontradiktore, ku rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) po shtyhet përpara kryesisht nga administrata publike dhe rritja e pagave në sektorin shtetëror, ndërkohë që sektorët prodhues e shërbyes tregojnë shenja dobësie.

Të dhënat e INSTAT për tremujorin e dytë 2025 tregojnë një rritje prej 3,51% të PBB-së, ku mbi gjysmën e saj e ka mbajtur “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia”, me një rritje rekord prej 15,1% dhe kontribut +1,65 pikë përqindje. Ky rezultat pasqyron efektin e rritjeve të pagave dhe shpenzimeve buxhetore, duke vënë në dukje varësinë në rritje të ekonomisë nga sektori publik.

Në të kundërt, motorët tradicionalë të ekonomisë japin sinjale të brishta. Ndërtimi u rrit vetëm me 2,68%, një ritëm dukshëm më i ulët se tremujorët e mëparshëm, duke treguar se sektori nuk mund të gjenerojë më rritje të fortë ekonomike.

Një tjetër problem i theksuar është tkurrja e sektorëve bazë. “Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi” shënuan rënie me 2,49%, ndërsa “Industria, Energji dhe Uji” u ulën me 1,79%. Të dy këta sektorë kontribuan negativisht në PBB, duke e ekspozuar ekonominë ndaj dobësive strukturore që nuk kompensohen dot nga shpenzimet e shtetit.

Edhe pse konsumi final i qeverisë është rritur me mbi 12%, konsumi final i popullatës nuk po ndjek të njëjtin ritëm. Për më tepër, turizmi nuk rezultoi në nivelin e pritshëm këtë sezon, ndërkohë që pritshmëritë për vitin e ardhshëm janë drejt rënies, sipas parashikimeve të aktorëve të tregut.

Një sinjal tjetër paralajmërues vjen nga sistemi bankar. Vrojtimet e sistemit bankar për perceptimin e rreziqeve sistemike gjatë gjysmës së parë të vitit tregon rritje të vlerësimit për rreziqet makroekonomike, sidomos ato që lidhen me goditje nga jashtë dhe përkeqësim të ekonomisë së brendshme. Ndërkohë, BSH ka kufizuar së fundmi kreditë për blerjen e pronave të paluajtshme dhe rregulluar kushtet e kësteve, me synim shmangien e rreziqeve që mund të vijnë nga kreditimi i ndërtimit.

Përtej faktorëve të brendshëm, pasiguria shtohet edhe nga tregjet e huaja, të cilat mbeten të trazuara për shkak të konflikteve ndërkombëtare dhe krizave gjeopolitike. Këto zhvillime mund të ndikojnë drejtpërdrejt mbi eksportet, investimet dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Në këto kushte, ekonomia shqiptare ndodhet në një udhëkryq: nëse rritja vazhdon të mbështetet kryesisht nga administrata publike dhe pagat e financuara nga buxheti, ndërkohë që ndërtimi humbet vrullin, bujqësia dhe industria tkurren, turizmi bie nën pritshmëri dhe tregjet e jashtme mbeten të pasigurta, perspektiva afatmesme bëhet e pasigurt.

Pa një strategji për të rigjallëruar sektorët prodhues, për të forcuar eksportet dhe për të nxitur investimet private, rritja aktuale rrezikon të mbetet e brishtë dhe e paqëndrueshme, duke e ekspozuar ekonominë ndaj rreziqeve të brendshme dhe ndërkombëtare. /skyweb.al

Etiketat: ekonomiapbbshqiperiavendi
Artikulli para

Kullat, vilat dhe pallatet, sektori i ndërtimit po tkurret muaj pas muaji

Artikulli pas

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Kryesore

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Aksidentet, dita dhe fasha orare më e rrezikshme: Të dhënat e tre viteve japin një tablo të qartë

14 Tetor, 2026
A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave
Aktualitet

A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave

14 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Ekonomi

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990
Ekonomi

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
Artikulli pas
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi

Të Përzgjedhura

Nëse plas lufta, Gjermania ka gati planin me ravioli
Ekonomi

Nëse plas lufta, Gjermania ka gati planin me ravioli

Nga Editor
9 Shtator, 2025
0

Nisur nga situata e sigurisë në Evropë dhe më gjerë, Gjermania duket se do të marrë masa konkrete. Së fundmi,...

Lexo të plotë
Konservuesit në ushqime ndikojnë në tensionin e lartë dhe infarktin e zemrës

Konservuesit në ushqime ndikojnë në tensionin e lartë dhe infarktin e zemrës

24 Maj, 2026
“Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore në Evropë për një arratisje verore

“Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore në Evropë për një arratisje verore

26 Gusht, 2026
Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

26 Gusht, 2025
Kompania farmaceutike e skandaleve në Malin e Zi synon tregun e barnave në Kosovë

Kompania farmaceutike e skandaleve në Malin e Zi synon tregun e barnave në Kosovë

25 Gusht, 2025

Të Fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Studimi i ri: Gratë me sëmundje autoimune presin më gjatë dhe diagnostikohen sepse mjekët nuk i marrin seriozisht simptomat e tyre

Studimi i ri: Gratë me sëmundje autoimune presin më gjatë dhe diagnostikohen sepse mjekët nuk i marrin seriozisht simptomat e tyre

14 Tetor, 2026
Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

14 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

Italia do 165 mijë punonjës nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr