• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 14 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shtrenjtohet ndjeshëm kafeja në Europë, rritje edhe në Shqipëri: A do të ngrihet shqiptari nga kafeneja?

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Shtrenjtohet ndjeshëm kafeja në Europë, rritje edhe në Shqipëri: A do të ngrihet shqiptari nga kafeneja?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimi i kafesë në Bashkimin Europian ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gushtit 2025, duke u rritur mesatarisht me 20.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.

Rritjet më të ulëta janë regjistruar në Portugali (+10.6%), Maltë (+11.3%) dhe Irlandë (+12.1%). Ndërsa në krahun tjetër, vendet baltike kanë pësuar goditjet më të forta në çmimin e kafesë: Estonia ka parë një rritje marramendëse prej +40.9%, e ndjekur nga Letonia me +34.2% dhe Suedia me +29.4%.

Sipas grafikut të publikuar nga Eurostat, pothuajse të gjitha vendet e BE-së kanë regjistruar rritje dyshifrore të çmimit të kafesë, me përjashtime të pakta në Europën Jugore dhe Perëndimore.

Ekspertët vërejnë se faktorët kryesorë pas kësaj rritjeje lidhen me tregjet globale të kafesë, luhatjet e prodhimit për shkak të kushteve klimatike dhe kostot më të larta të transportit.

Raporti u publikua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kafesë, duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e këtij produkti të konsumit të përditshëm në Europë.

Ndërkohë që vendet e BE-së kanë raportuar shtrenjtim të fortë, pyetja lind: po në Shqipëri, a do të reflektohet kjo rritje?

Sipas tregtarëve dhe importuesve, çmimi i kafesë në vend është rritur ose pritet të rritet me 10 deri në 30 lekë për filxhan gjatë muajve në vijim, si pasojë e shtrenjtimit në tregjet ndërkombëtare dhe rritjes së kostove të importit.

Aktualisht, 100 gramë kafe në dyqane shitet me 130–140 lekë, nga rreth 110 lekë që ishte vetëm pak kohë më parë.

Po ashtu, baret dhe restorantet kanë nisur të paralajmërojnë rritje të çmimeve, duke theksuar se përveç shtrenjtimit të importit, edhe cilësia e kafesë që arrin në treg shpesh ka pësuar ndryshime, pasi importuesit përpiqen të ulin kostot.

Kafeja, produkt i pandashëm i konsumit

Në Shqipëri, ku konsumi i kafesë është pjesë e përditshme e kulturës urbane, çdo ndryshim i çmimit reflektohet menjëherë në xhepin e konsumatorit.

Për momentin, rritja nuk ka qenë aq e theksuar sa në vendet e BE-së, por ekspertët paralajmërojnë se shtrenjtimi global nuk do të mund të anashkalohet gjatë…/skyweb.al

Artikulli para

A e dini se rreth 80% e njerëzve në botë nuk kanë udhëtuar kurrë me avion?

Artikulli pas

“Ka problem motorri”, piloti “shokon” udhëtarët në ajër

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve
Aktualitet

Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve

14 Korrik, 2026
Ligji i ri, qeveria rishikon profesionet e rregulluara: Rivlerësohen kriteret dhe licencat
Ekonomi

Ligji i ri, qeveria rishikon profesionet e rregulluara: Rivlerësohen kriteret dhe licencat

14 Korrik, 2026
Emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve – Hajdarmataj: Polica e sigurimit, domosdoshmëri
Ekonomi

Emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve – Hajdarmataj: Polica e sigurimit, domosdoshmëri

14 Korrik, 2026
Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet, ISSH ka një njoftim të rendësishëm për fermerët
Ekonomi

Rritja e pagës minimale shtoi me 9.2 mld lekë të ardhurat te Sigurimet në 6 muaj

14 Korrik, 2026
Trump dhe familja e tij fituan mbi 1.4 mld USD në kripto, pastaj paratë i investuan në aksione dhe obligacione
Ekonomi

Trump dhe familja e tij fituan mbi 1.4 mld USD në kripto, pastaj paratë i investuan në aksione dhe obligacione

14 Korrik, 2026
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit
Ekonomi

Rikthehet shtrenjtimi i naftës, pse SHBA dhe Irani rinisën luftën

14 Korrik, 2026
Artikulli pas
“Ka problem motorri”, piloti “shokon” udhëtarët në ajër

“Ka problem motorri”, piloti “shokon” udhëtarët në ajër

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

SKEMA/ 10% kompensim për fermerët me NIPT

Nga SkyWeb
11 Nëntor, 2025
0

Qeveria ka vendosur të rikthejë kompensimin e TVSH-së për fermerët, përmes një skeme të re që synon të lehtësojë barrën...

Lexo të plotë
Kompania farmaceutike e skandaleve në Malin e Zi synon tregun e barnave në Kosovë

Kompania farmaceutike e skandaleve në Malin e Zi synon tregun e barnave në Kosovë

25 Gusht, 2025
Mungesa e punëtorëve po çon drejt mbylljes fabrikën e pijeve freskuesve FRESH në Dropull

Mungesa e punëtorëve po çon drejt mbylljes fabrikën e pijeve freskuesve FRESH në Dropull

20 Shtator, 2025
Largimi nga Selaniku, RyanAir liston Shqipërinë në krye të destinacioneve: Forcohet pozicioni i TIA-s në rajon

Largimi nga Selaniku, RyanAir liston Shqipërinë në krye të destinacioneve: Forcohet pozicioni i TIA-s në rajon

9 Maj, 2026
11 lloje kanceri në rritje te të rinjtë, shkencëtarët zbulojnë një prej shkaqeve

11 lloje kanceri në rritje te të rinjtë, shkencëtarët zbulojnë një prej shkaqeve

29 Prill, 2026

Të Fundit

“Digjet” Italia, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45 gradë

“Digjet” Italia, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45 gradë

14 Korrik, 2026
Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

14 Korrik, 2026
Përplasje mes Ulsi Manjës deh Damian Gjiknurit për parqet eolike në Kuvend

Përplasje mes Ulsi Manjës deh Damian Gjiknurit për parqet eolike në Kuvend

14 Korrik, 2026
Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve

Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve

14 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr