• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Albascan merr mes dyshimeve për paracaktim kontratën 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Tetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Albascan merr mes dyshimeve për paracaktim kontratën 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania “Albascan” ka fituar një tjetër tender të majmë, por kriteret e vendosura ishin tepër të dyshimta, duke ngjallur dyshime të mëdha se procedura ka qenë e paracaktuar.

Firma që duhet të ishte nën hetim për laboratorët në shkolla apo edhe për thyerjen e siurisë në burgun e Peqinit, ku u futën armë dhe një i burgosur u vra, ka fituar tenderin e sistemit anti dron që do të vendoset në burgjet e Shqipërisë.

Një procedurë e cila që në nisje dyshohej se ishte e paracaktuar, pasi “punët e ngjashme” apo edhe disa kritere të tjera, i plotësonte vetëm firma “Albascan”. Ironia e fatit është se kjo kompani, pasi dështoi në sigurinë e burgut të Peqinit, tashmë do të vendosë edhe sistem anti dron në atë godinë.

Pra, do të kthehet në “vendin e krimit”, ku autori i vrasjes në atë institucion duhet të ishte firma apo edhe ata zyrtarë që lejuan diçka të tillë.

Por koha kaloi, pasi firma “Albascan” ka fituar procedura edhe nga disa institucione të rëndësisë së veçantë, madje edhe nga Garda e Republikës apo edhe Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme.

Duket se paraja mbyll edhe dosje, pasi me këtë procedurë firma do të marrë plot 2 milionë euro për sistemet që do të vendosë në disa IEVP.

Paraja përmbys edhe dosjet penale; “Albascan” fiton tenderin e

Faksimile: Njoftimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara për shpalljen e fituesit të tenderit për sistemin anti dron

Sipas dokumenteve të hulumtuara nga VoxNews, OBP ka finalizuar tenderin me objekt “furnizim dhe vendosjen e një sistemi mbrojtje anti dron për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, me fondet e Buxhetit të Shtetit. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 6 muaj implementim dhe 24 muaj shërbim mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës.

Fondi limit i tenderit është 207 milionë lekë, teksa fitues është shpallur kompania “AlbaScan”, me një ofertë prej rreth 191 milionë lekë, ose nëse do t’i shtojmë edhe TVSH-në shuma shkon në rreth 230 milionë lekë, ose 2.3 milionë euro.

Në tender kanë marrë pjesë 4 firma, ku 3 prej tyre megjithëse kanë ofruar më shumë sesa Albascan janë përjashtuar.

Pikërisht skualifikimi i gjithë të tjerëve ka ngjallur dyshime se procedura ka qenë e “qepur” për firmës fituese, e cila tashmë i ka marrë me radhë institucionet e rëndësisë së veçantë, pavarësisht se disa procedura të saj kanë qenë të dyshimta.

Arsyeja e skualifikimit ka qenë punë të ngjashme në masën 40 % të vlerës, teksa asnjë nga ofertuesit e tjerë nuk ia ka arritur.

Duket se Albascan është ndihmuar nga tenderi i skanerëve në burgje, një sistem që ra në Peqin, pasi atje u fut një armë. Pra, në vend që firma të ishte hetuar apo skualifikuar nga tenderët, tashmë fiton një vlerë akoma më të madhe.

Paraja përmbys edhe dosjet penale; “Albascan” fiton tenderin e

Faksimile: Dokumentet shoqëruese përcaktojnë se sistem anti dron do të ketë edhe në Burgun e Peqinit

Në dokumentet shoqëruese, të siguruara nga VoxNews, thuhet se sistemi i burgjeve është alarmuar nga përdorimi i dronëve për thyerjen e sigurisë së burgjeve dhe ka vendosur të instalojë një sistem të posaçëm antidron në të gjithë institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të vendit.

“Vitet e fundit, zhvillimi teknologjik ka sjellë përdorimin e gjerë të dronave. Fatkeqësisht, disa individë ose edhe grupe kriminale kanë shfrytëzuar potencialin e dronave për qëllime të paligjshme, përfshirë kontrabandën në burgje dhe rrezikun e transportimit të eksplozivëve, spiunazhit dhe thyerjen e privatësisë” thuhet në dokumente, teksa nga 21 Institucione, burgjet do të vendosin sistem vetëm në 6 prej tyre të sigurisë së lartë, duke përfshirë edhe Burgun e Peqinit.

Aktualisht, sistemi i sigurisë mbështetet në mbikëqyrjen fizike nga rojet dhe sistemin e kamerave të mbyllura (CCTV), të cilat operojnë 24 orë në 7 ditë të javës. “Këto kanë kufizime të dukshme. Faktori njerëzor në mbikëqyrje është i prirur ndaj gabimeve, lodhjes dhe kufizimeve të perceptimit, veçanërisht gjatë turneve të natës ose në kushte të dobëta shikueshmërie. Nga ana tjetër, sistemet CCTV, ndonëse ofrojnë mbulim të vazhdueshëm, shpesh nuk janë të mjaftueshme për të zbuluar dhe identifikuar dronat e vegjël dhe të shpejtë, sidomos në distanca të mëdha ose në kushte atmosferike të pafavorshme”, vijon dokumenti. /voxnews.al

Etiketat: albascandronetdronitenderi
Artikulli para

360 mijë pasagjerë nga rajoni përdorën TIA-n në 7-mujorin e parë të 2025-ës

Artikulli pas

Pas Bankers Petroleum, SPAK duhet të marrë edhe dosjen e mbetjeve toksike të Kurum

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu
Ekonomi

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

24 Gusht, 2026
Si do bëhet shitja e tokave bujqësore në pronësi? Kriteret për 445 mijë familje në të gjithë vendin
Ekonomi

Regjistrimi i tokës së marrë me AMTP, Kadastra publikon dokumentet që duhet të dorëzojnë qytetarët

24 Gusht, 2026
Mbi 100 dyqane dhe 1,400 punonjës, “Neptun” hyn në një fazë të re zhvillimi
Ekonomi

Mbi 100 dyqane dhe 1,400 punonjës, “Neptun” hyn në një fazë të re zhvillimi

24 Gusht, 2026
Shein përballet me probleme përpara daljes në bursë, vlerësohet 70% më pak
Ekonomi

Shein përballet me probleme përpara daljes në bursë, vlerësohet 70% më pak

24 Gusht, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

PRONAT/ Mos i bëni këto gabime! Kadastra: Çfarë duhrt të keni parasysh para se të vini te ne!

24 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Java nis me rënie për euron dhe dollarin

24 Gusht, 2026
Artikulli pas
Pas Bankers Petroleum, SPAK duhet të marrë edhe dosjen e mbetjeve toksike të Kurum

Pas Bankers Petroleum, SPAK duhet të marrë edhe dosjen e mbetjeve toksike të Kurum

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mijëra turistë bllokohen në Lapland të Finlandës
Aktualitet

Mijëra turistë bllokohen në Lapland të Finlandës

Nga Editor
12 Janar, 2026
0

Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Lapland të Finlandës pasi një valë e fortë të ftohti ka ndaluar fluturimet...

Lexo të plotë
Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

18 Prill, 2026
Normalizohet aktiviteti doganor pas rihapjes së rrugës në Librazhd

Normalizohet aktiviteti doganor pas rihapjes së rrugës në Librazhd

6 Mars, 2026
BE jep 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, përfiton edhe Shqipëria

BE jep 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, përfiton edhe Shqipëria

27 Janar, 2026
Vendimi i ri forcon kontrollet e produkteve organike, si do të klasifikohen ngarkesat në dogana?

Vendimi i ri forcon kontrollet e produkteve organike, si do të klasifikohen ngarkesat në dogana?

8 Tetor, 2025

Të Fundit

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

24 Gusht, 2026
Si do bëhet shitja e tokave bujqësore në pronësi? Kriteret për 445 mijë familje në të gjithë vendin

Regjistrimi i tokës së marrë me AMTP, Kadastra publikon dokumentet që duhet të dorëzojnë qytetarët

24 Gusht, 2026
VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

24 Gusht, 2026
Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

24 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr