• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 29 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Tetor, 2025
në Aviacion
A A
0
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tiranë, 4 Tetor 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt që lidh Tiranën me Larnakën, Qipro, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zgjerimin e destinacioneve direkte për pasagjerët. Fluturimi u krye nga kompania Wizz Air, një ndër partnerët kryesorë të TIA-s.

Fluturimi i parë u përurua në TIA me një ceremoni të veçantë ku morën pjesë përfaqësues të Wizz Air, ekipi menaxhues i TIA-s dhe përfaqësues të medias. Sipas traditës, ekuipazhi i fluturimit të parë u prit me buqeta me lule, duke simbolizuar vlerësimin dhe bashkëpunimin e fortë me partnerët ajrorë.

Nga sot, fluturimet midis Tiranës dhe Larnakës do të zhvillohen dy herë në javë – çdo të martë dhe të shtunë – duke i ofruar pasagjerëve më shumë mundësi për udhëtime turistike, biznesi dhe shkëmbime kulturore.

Manjola Kaso, Drejtore e Zhvillimit të Biznesit të Aviacionit & Marketingut në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:
“Nisja e fluturimeve direkte drejt Larnakës përfaqëson një hap të rëndësishëm në misionin tonë për të lidhur më tej Shqipërinë me destinacionet kryesore europiane. Qipro ofron potencial kulturor dhe biznesi, dhe jemi të bindur se kjo linjë do të mirëpritet ngrohtësisht nga pasagjerët tanë. Së bashku me partnerët tanë, do të vazhdojmë të zgjerojmë mundësitë e udhëtimit dhe të forcojmë rolin e TIA-s si porta kryesore që lidh Shqipërinë me botën.”

Wizz Air mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të TIA-s, duke ofruar një gamë të gjerë destinacionesh dhe duke kontribuar ndjeshëm në rritjen e shpejtë të numrit të pasagjerëve. Shtimi i Larnakës e pasuron më tej gamën e lidhjeve për udhëtarët, duke reflektuar përpjekjet e përbashkëta të TIA-s dhe linjave ajrore për të përmirësuar aksesin dhe për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në tregun europian të aviacionit.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti më i madh në Shqipëri dhe më i madhi në Ballkanin Perëndimor për sa i përket numrit të pasagjerëve dhe destinacioneve. Me investime të vazhdueshme në infrastrukturë, TIA është e përkushtuar për t’u ofruar pasagjerëve një përvojë udhëtimi të sigurt, efikase dhe mikpritëse.

Artikulli para

Dobi: Të kthejmë lavdinë që ka pasur ky stadium në vitet ’90, fitorja detyrim kundër Bylisit

Artikulli pas

Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse një ditë e nxehtë dhe me diell mund t’ju prishë pushimet, si ndikojnë temperaturat e larta te avionët
Aviacion

Pse një ditë e nxehtë dhe me diell mund t’ju prishë pushimet, si ndikojnë temperaturat e larta te avionët

29 Gusht, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025
Aviacion

Problemi teknik te Albcontrol, TIA: Jemi në kontakt me të gjitha kompanitë ajrore, staf maksimal për menaxhimin e situatës

28 Gusht, 2026
Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur
Aviacion

Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur

28 Gusht, 2026
Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje
Aktualitet

Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri
Aviacion

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Ish-stjuardesa e Air France fiton gjyqin historik, kanceri i njihet si sëmundje profesionale
Aviacion

Ish-stjuardesa e Air France fiton gjyqin historik, kanceri i njihet si sëmundje profesionale

26 Gusht, 2026
Artikulli pas
Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat

Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Karakaçi: Kompania e vetme në garë u tërhoq nga projekti i Porto Romanos për shkak të rritjes së kostove
Ekonomi

Karakaçi: Kompania e vetme në garë u tërhoq nga projekti i Porto Romanos për shkak të rritjes së kostove

Nga SkyWeb
16 Prill, 2026
0

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka sqaruar në Kuvend arsyet e tërheqjes së kompanisë së vetme që kishte...

Lexo të plotë
BBC do të shkurtojë qindra vende pune në sektorin e lajmeve

BBC do të shkurtojë qindra vende pune në sektorin e lajmeve

15 Qershor, 2026
UNICEF: Fëmijët po përqafojnë inteligjencën artificiale shumë më shpejt se të rriturit

UNICEF: Fëmijët po përqafojnë inteligjencën artificiale shumë më shpejt se të rriturit

1 Korrik, 2026
Si po realizohet Amnistia Fiskale, por me një emër tjetër

Si po realizohet Amnistia Fiskale, por me një emër tjetër

27 Nëntor, 2025
Autoriteti i Konkurrencës kërkon të bëjë përgjime si SPAK

Autoriteti i Konkurrencës kërkon të bëjë përgjime si SPAK

23 Tetor, 2025

Të Fundit

FOTO/ Mirela Kumbaro mbështet Saimir Korreshin e PD-së në sulmin ndaj Enea Karakaçit. Ku i ka mbetur hatri ministres me kolegun?

FOTO/ Mirela Kumbaro mbështet Saimir Korreshin e PD-së në sulmin ndaj Enea Karakaçit. Ku i ka mbetur hatri ministres me kolegun?

29 Gusht, 2026
Si të jesh shefi “cool” pa kaluar kufijtë?

Si të jesh shefi “cool” pa kaluar kufijtë?

29 Gusht, 2026
Miti i 8 gotave ujë: A duhet të pimë vërtet kaq shumë edhe kur s’kemi etje?

Miti i 8 gotave ujë: A duhet të pimë vërtet kaq shumë edhe kur s’kemi etje?

29 Gusht, 2026
Takimet romantike janë kthyer në luks, të rinjtë po zgjedhin alternativa më të lira

Takimet romantike janë kthyer në luks, të rinjtë po zgjedhin alternativa më të lira

29 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr