• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DOKUMENTI/ Kontrolli në 4 kompani, Konkurrenca jep alarmin për qumështin: Rrezikohet SHËNDETI i konsumatorëve, AKU të rrisë KONTROLLET!

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Tetor, 2025
në Aktualitet, Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
DOKUMENTI/ Kontrolli në 4 kompani, Konkurrenca jep alarmin për qumështin: Rrezikohet SHËNDETI i konsumatorëve, AKU të rrisë KONTROLLET!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës mbylli në fund të vitit 2024 hetimin e thelluar ndaj katër prej kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend si Erzeni sh.p.k., Adg shpk (Lufra), Gjirofarm dhe Shaka Boboshticë, pas raportimeve mediatike dhe dyshimeve për koordinim në përcaktimin e çmimit të blerjes nga fermerët.

Komisioni i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se nuk ekziston një marrëveshje e drejtpërdrejtë mes kompanive për uljen e çmimit, pasi këto operojnë në zona të ndryshme dhe furnizohen nga rrjete të ndara fermerësh.

Inspektorët kanë shqyrtuar librat e blerjeve dhe kanë konstatuar se nuk ka prova për një koordinim të ndaluar nga ligji i konkurrencës.

Megjithatë, raporti zyrtar ngre shqetësim për faktin se gjatë vitit 2024 kompanitë kanë ulur ndjeshëm çmimin e blerjes së qumështit nga fermerët, krahasuar me vitin 2022, ndërkohë që çmimi përfundimtar në tregun me pakicë është rritur ndjeshëm.

GRAFIKËT/ Bie numri i lopëve, shqiptarët po ngopen me qumësht pluhur dhe vaj palme: Sëmundjet kardiovaskulare bëjnë kërdinë  


Kjo përmbysje e raporteve midis prodhuesve dhe konsumatorëve shihet si “kartoni i parë i kuq” për tregun e qumështit në Shqipëri, pasi tregon një disbalancë serioze midis atyre që prodhojnë dhe atyre që paguajnë më shumë për produktin në treg.

Gjatë hetimit, Autoriteti ka evidentuar edhe një rritje të madhe të importeve të qumështit, sidomos nga kompania Erzeni sh.p.k., e cila ka shtuar ndjeshëm sasinë e importuar gjatë vitit 2024, ndërsa Lufra ka ndjekur të njëjtin trend, por në një shkallë më të ulët.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Skyweb.al, problemi më serioz që del nga raporti nuk lidhet vetëm me çmimet apo importet, por me cilësinë e qumështit që arrin në tregun shqiptar.

Skyweb.al mëson se Autoriteti i Konkurrencës i ka kërkuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) të rrisë kapacitetet kontrolluese ndaj kompanive përpunuese dhe të verifikojë treguesit mikrobiologjikë të lëndës së parë.

“Forcimi i strukturave dhe rolit të AKU-së për zbatimin me rigorozitet të kontrolleve përsa i përket cilësisë dhe parametrave mikrobiologjikë të qumështit lëndë e parë që përdorin kompanitë e përpunimit të qumështit, të cilat të ndodhura përballë presionit të mungesës së qumështit cilësor në treg, detyrohen të pranojnë qumësht jashtë parametrave të përcaktuar nga legjislacioni shqiptar në fuqi, duke rrezikuar në këtë mënyrë shëndetin e konsumatorit“, citohet në dokumentin e siguruar nga Skyweb.al.

Redaksia mësoi se gjatë verifikimeve në terren, inspektorët kanë konstatuar raste ku qumështi nuk përmbush standardet minimale higjieno-sanitare.

Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar

Skyweb.al ka raportuar në mënyrë të vazhdueshme për problematikat e tregut të qumështit dhe do të vijojë ta ndjekë me prioritet këtë çështje që prek drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve dhe ndershmërinë e konkurrencës në treg. /skyweb.al

Etiketat: erzenigjirofarmlufraqumeshtqumesht pluhurshaka boboshtice
Artikulli para

Rilindja e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”/ Rama: Synojmë të ecim sa më lart në aspekte ndërkombëtare

Artikulli pas

REKORD/ Rritet informaliteti, 4.7 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset
Aktualitet

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet: Afati i fundit për deklaratat e padorëzuara është 30 qershori, përfituesit shmangin gjobat

8 Qershor, 2026
Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Euro vazhdon rënien, ngrihet dollari

8 Qershor, 2026
Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar
Aktualitet

Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë
Aktualitet

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë
Ekonomi

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

REKORD/ Rritet informaliteti, 4.7 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët
Ekonomi

Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

Nga Editor
26 Mars, 2026
0

Tregu i sigurimeve ka shfaqur një rritje modeste edhe në muajin shkurt. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF),...

Lexo të plotë
Europa mbushet me lodra kineze, BE importoi 7.1 miliardë euro

Europa mbushet me lodra kineze, BE importoi 7.1 miliardë euro

28 Dhjetor, 2025
DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin

481 netë nën monitorim! Metoda SPECIALE, si e zbuloi SPAK apartamentin luksoz të Mirlinda Karçanajt në Tiranë

30 Prill, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Kursi i këmbimit favorizon qeverinë, bie në 10.5 mld euro borxhi i jashtëm

12 Shtator, 2025
Avioni i rrallë elektrik kalon testin e fluturimit të parë

Avioni i rrallë elektrik kalon testin e fluturimit të parë

19 Shtator, 2025

Të Fundit

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

8 Qershor, 2026
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr