• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SKANDALI/ Kompania “FRUIT CO” importoi dhe iu serviri shqiptarëve 7 tonë pjeshkë dhe rrush me pesticide të ndaluara

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
SKANDALI/ Kompania “FRUIT CO” importoi dhe iu serviri shqiptarëve 7 tonë pjeshkë dhe rrush me pesticide të ndaluara
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dy ngarkesa me fruta që duhet të ishin groposur, u futën në Shqipëri dhe iu servirën qytetarëve.

Më konkretisht, gjatë muajit shtator janë konsumuar 7300 kg pjeshkë të importuara nga Greqia me pesticidin e rrezikshëm  “Phosmet”, përdorimi i të cilit është rreptësisht i ndaluar në vendet e BE dhe Shqipëri.

Në të njëjtin muaj nga Greqia u importua edhe 882 kg rrush me prani mbi normë të mbetjes së pesticidit “Propamocarb”, me risk për shëndetin e njeriut.

Televizioni “Ora News” i ka kërkuar informacion Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për subjektin importues të këtyre produkteve që kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Ky institucion edhe pse e ka detyrim ligjor, nuk bën transparencë me median dhe publikun dhe refuzon në mënyrë të prerë të bëjë publik emrin e subjektit.

Burime për “Ora investigim” bëjnë me dije se subjekti që futi në Shqipëri pjeshkët dhe rrushin me pesticidet e rrezikshme  është “FRUIT CO”, me administrator z. Bardhyl Muça.

Vendndodhja e subjektit është Tregu Agro-Ushqimor, autostrada Tiranë-Durrës, kilometri 1.

Për sqarimin e situatës dhe për transparencë ndaj qytetarëve, televizioni “Ora News” iu drejtua me një kërkesë për informacion subjektit “FRUIT CO”.

Administratori i këtij subjekti, z. Bardhyl Muça, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve se në cilat qytete e ka shpërndarë produktin, për më tepër nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për faktin që se i ka servirur konsumatorit fruta që i kanë rrezikuar jetën.

Z. Muça ka vendosur të “kyç gojën”, por më alarmant është fakti që edhe vetë AKU nuk e di se ku është shpërndarë rrushi që duhet të ishte asgjësuar.

Kjo faturë shitje tregon qartë se subjekti e ka shitur rrushin me pesticide në Vlorë, ndërsa Drejtoria Rajonale e AKU në Vlorë zyrtarisht shprehet se ky produkt nuk është shpërndarë në qytetin e Vlorës.

Dështimi i AKU për garantimin e sigurisë ushqimore po i faturohet shëndetit të konsumatorit.

Mjafton të kujtojmë faktin se prezenca e pesticidit “Phosmet” në pjeshkë shkakton rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës dhe ndryshime të tensionit të gjakut.

Njëkohësisht shoqërohet me problematika në sistemin e frymëmarrjes, sistemin nervor dhe atë tretës.

Etiketat: bardhyl mucafruit copesticidepestidicepjeshkerrush
Artikulli para

Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

Artikulli pas

Lëvizje rekord e qytetarëve në shtator: Shqipëria pret 1.96 milionë hyrje, daljet arrijnë në 2.1 milion

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
Aktualitet

Qeveria reagon për herë të parë pas akuzave të Ahmetajt për trafik armësh

11 Shtator, 2026
Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo

11 Shtator, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Aktualitet

Nafta prek 110 dollarë, tregjet në alarm për furnizimet

11 Shtator, 2026
Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon të jetë një busull për Shqipërinë
Aktualitet

25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, Presidenti Begaj: SHBA-ja i tregoi botës se nuk mposhtet

11 Shtator, 2026
Dëmshpërblimet nga zjarret, dokumentacioni që duhet për të përfituar
Aktualitet

Dëmshpërblimet nga zjarret, dokumentacioni që duhet për të përfituar

10 Shtator, 2026
NASA publikon modelin e ri të IA për studimin e Hënës
Aktualitet

NASA publikon modelin e ri të IA për studimin e Hënës

10 Shtator, 2026
Artikulli pas
Të dielën parashikohen vonesa në aeroportet e BE-së, kontroll me shenja gishtash

Lëvizje rekord e qytetarëve në shtator: Shqipëria pret 1.96 milionë hyrje, daljet arrijnë në 2.1 milion

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t
Ekonomi

Gati 200 milionë euro të tjera për e-qeverisjen, më shumë para për Ermalin, Gerondin, Panajotin, Gentianin dhe gjithë tendermarrësit e mëdhenj të AKSHI-t

Nga SkyWeb
7 Nëntor, 2025
0

Qeveria ka vendosur të rrisë ndjeshëm buxhetin për qeverisjen elektronike gjatë vitit 2026, duke e çuar në rreth 200 milionë...

Lexo të plotë
Pse ulen dritat e kabinës së avionit gjatë ngritjeve dhe uljeve

Pse ulen dritat e kabinës së avionit gjatë ngritjeve dhe uljeve

5 Tetor, 2025
Pastrimi i parave, janar–gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

Pastrimi i parave, janar–gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

2 Dhjetor, 2025
“Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti

“Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti

14 Dhjetor, 2025
Kur heshtja bëhet normë: Një histori që flet më shumë se një Samit

Kur heshtja bëhet normë: Një histori që flet më shumë se një Samit

15 Prill, 2026

Të Fundit

Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë

Financim gjerman në energji, Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr